0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Lola Shehi

LOJË

Janë ato çastet kur ndjehesh bosh
Kur s’ke, apo s’di ç’të bësh
Apo nuk gjen fillin e këputur të gjërave që duhet të bëje
Lundron në internet pa asnjë lloj mendimi
Dora qëllon të klikojë një lojë me letra
Dhe vendos ta luash!
Edhe pse luan pa rivalë,
Dëshiron të fitosh
Urren atë momentin kur loja bllokohet e letrat bëhen kryeneçe
S’e pranon humbjen!
Ndërsa insiston t’i japësh zgjidhje
Nga mosvëmendja
Pakujdesia apo shpërqëndrimi
Vëren se ke luajtur letrën e gabuar
S’di pse e krahasova lojën me jetën
(Figurë letrare paksa e çmendur kjo)
Edhe jetën
Mjaftojnë pas sekonda shpërqëndrim
Dhe rrezikon ta humbasësh
Njëlloj si lojën…
Krahasim i çmendur…!

Lola Shehi.

“”””””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e Lola Shehi dhe syze

KOLAZH
Sikur i bëjnë më të mëdha këto lugët e kafes tani
Apo më ka lënë mendja e hedh dy lugë
Nuk dalin aq filxhanë sa dikur
M’u mbarua më shpejt pakoja që bleva këtë herë
Kurse mua m’u mbarua më shpejt larësi i rrobave
Ndoshta e kam tepruar me masën – ia pret tjetra
Edhe buka sikur mbarohet më shpejt
E kam humbur fare
Edhe makaronat nuk shtojnë si më parë
Fasulet po ashtu
Kohë qameti!
Mua s’di pse këto kohë më janë futur në ujë rrobat
Të gjitha të ngushta – dëgjohet nga ana tjetër
Edhe boja e flokëve më doli më shpejt
Jo, jo! S’ka më duk asgjë!
Rendisin hallet e ditës në tavolinë teksa rrufisin pikën e fundit të kafes në filxhan
Me gishtat e mpakur rrëmojnë portofolët që të paguajnë
As pensioni s’paska pasur duk fare…
Shohin njëra – tjetrën në sy e mbledhin supet e lodhur nga pesha e viteve
Pyetjet pa përgjigje u qëndrojnë kurorë mbi ballin e rrudhur
Vetakuzohen!
Nuk guxojnë të fajësojnë matrapazët që luajnë me gramaturat si lojtarët e bixhozit
Korrupsionin deri tek pakoja e kafes
Kjo tavolinë zonjash në pension
Programi më i pa trukuar
Pa protagonistë të paguar e të ndarë në dy kampe pro e kundra
Emisioni që do merrte pa frikë miljona klikime

Lola Shehi.

“”””””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e Lola Shehi dhe syze

KAFENE
Përzgjedh një kafene të fshehur pas pallateve
(Nuk jam në kërkim)
Kërkova t’i fshihem zhurmës së rrugës
Borieve të forta të makinave sikur përcjellin nuse
Muzikës deri në kup të qiellit
Dy zotërinj në lokal
Pastaj unë
Kamarieri e banakieri dy në një
Klientët zihen me lajmin e fundit
Me spakun
Me përmbytjet në Gjermani
Me arkën e peshkut të ish zëvëndësministres
Me avokaten korruptonjëse
Nga tavolina në tavolinë
Shanin e justifikonin majtas e djathtas
Ndërsa mua më duhej të prisja bravandreqësin e makinës
Çelësi im që shkon bosh
S’kap as majtas as djathtas
Mbi “Vasil Shanto” me bllokazh autobuzi i prishur i unazës
Edhe ai as majtas as djathtas
Semaforët kuqosen e jeshilosen në punë të vet
Mos janë bërë për spak?

Lola Shehi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.