16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

LOLA SHEHI

Sot mbasdite, nëpërmjet platformës online ZOOM, nën kujdesin e padiskutueshëm të Znj.Farida Zmijani Ramadani, nën siglën e lëvizjes “Gratë frymojnë vlera”, nën gjykimin e jurisë profesionale e përbërë nga tre zonja të nderuara krijuese e studiuese, Rovena Vata, Migena Allrati e Arjola Zadrima, u zhvillua Festivali Mbarëshqiptar i Poeteshave.
Pata nderin dhe kënaqësinë të nderohem me çmimin e parë me poezinë :
NDJESI E TRAZUAR
Besoj, e mban mend atë miken tënde syblu
U takuam rastësisht ne të dyja sot
U zbeh në fytyrë,
Kur më pa të veshur… kështu
U rrënqeth,
Kur i tregova se nuk je më në këtë botë
Iu skuq shikimi, si dielli kur shkon në perëndim
Një ngulç ia mbërtheu bardhoshen gushë
M`u duk si vetja ime,
Apo më mori statusin tim
Për një çast,
Edhe ajo m`u duk si unë… Vejushë
U habita me veten, nuk u ndjeva aspak xheloze
Përballë,
Dy zemra që vajtonin për të njëjtin njeri
Mbi buzën time të zbehtë, e në të sajën ngjyrë rozë
Si kristalinë ndritën dy pika lot,
Njëri i kaltër, tjetri i zi
Në vend që ta urreja,
E adhurova mikeshën tënde
Shpirtin ma pushtoi një e çuditshme ndjesi
Nuk di të them,
Në ajo lotonte për dashurinë time
Apo unë prej kohësh, vajtoja të sajën dashuri?
LOLA SHEHI.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.