Po kuvendojme me filxhanin gjere e gjate
Secili te vetat s’po njohim radhe
Une e akuzoj per fundin e sterre
Ai utopike per nje enderr te bardhe
Pastaj e rrotulloj sa t’i merret mendja
Per vite e vite me ka genjyer
Me tregonte pjaten e florinjte
Pastaj ma rrembente pa nje kafshate ngjyer
Tani e kam vene ne banken e te akuzuarve
I kam thene te heshte, s’dua asnje fjale
Ai le te mbaje fundin e tij te sterre
E une te fluturoj me nje enderr te bardhe…