13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Lola Shehi.

AH SIKUR

Sikur te mundja
Te gjithe lulet e trendafilat qe me vijne ne mesenxher
T’i shkarkoja ne oborr e ne parvaze ballkonesh
Stina e luleve do ngrinte padi
Mes lulesh te pastina do dukesha ylber
Acare zemrash s’do ekzistonin
Sikur te mundja
Te gjitha kafet ne tabaka te argjendeta
T’i zbrazja ne nje gjigande depozite
Do me falenderonin gjithe pensionistet e botes
Se kafe falas do pinin cdo dite
E mbi syte e lodhur nga jeta, te paqta do preheshin perendite
Sikur te mundja
Te gjitha zemrat e flakta t’i merrja ne gji
Pacientet e zemres do me ngrinin permendore
E botes do i behesha mrekulli
Ah sikur te mundja…
Ah sikur bota te jepte kaq shume dashuri…

Lola Shehi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.