DHURATË E NATËS SË BARDHË
Ti,

Ma le muzën pa frymë
E metaforat mbi buzë m`i shter
Jetë që u ngjize e u rrite brenda meje
E nga gjiri im, jetë e dritë merr.
Je dhurata e agut ende pa ardh
Dhuratë dhimbjesh të ëmbla
Dhurata e paçmim e natës së bardhë
E bardhë qofsh bija ime
Me yllin e fatit në ballë
E vogla ime , ylli që mbretëron galaktikën time
Dhurata e ndritshme e natës së bardhë.