17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Lola Shkelqim Shehi

KRISHTLINDJE
Këtë vit
Pemën e krishtlindjeve e desha të gjallë
Me aromë jodi
Ndaj vendosa t`mos e blej si rëndom në dyqan
Më mjaftoi një degëz e vogël pishe
Në kodërzën e gjelbëruar aty pranë
Nuk e ngarkova me shumë zbukurime
Se m`u duk aq e brishtë
Se m`këputej u tremba e ndjeva frikë
Qafën elegante e belin e hollë
Ia stolisa veç me një shiritë dritë
Nuk desha t`ia kërrusja shpinëzën e njomë
As degëzat krenare që synojnë lartësitë
U bëra si fëmi, u ndjeva fëmi
Nën krahët e pemës, shpirti m`u mbush dritë
E paqtë si fëmi pema e krishtlindjes sime
Si paqja që ka kaq shumë nevojë kjo botë
Ndjeva se mbi pemë, zbritën të gjitha perënditë
Që largonin tutje dhimbje e lotë
Gumëzhin shtëpia nga lutje të bardha
Me shpresën që më i mbarë të vijë ky vit
Me zë krahërori shqiptova lutjen time
Dhe m`u bë se ajo u bashkua me perënditë
I bardhë e i mbarë ardhsh o vit i ri
Më I mbarë e më I paqtë qoftë ky vit!
Lola

Shkelqim Shehi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.