8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Lotët e grupit të PD

 

 

Nga Gjin MUSA
RIBOTIM (PER KUJTES PD)
  Pamë së fundmi Grupin Parlamentar të PD tek ishte mbledhur nën drejtimin e Edi Palokës dhe gjyshit Berisha. Një mbledhje që sa të bënte për të qeshur, po aq të impresiononte nga pafytyrësia e këtij grupi “parlamentar” të PD. Kur dëgjoje ish ministrin e shkatërrimit të ekonomisë shqiptare, llogaritarin Ridvan Bode, tek fliste me “shifra dhe fakte” se gjoja ekonomia shqiptare po shkon drejt recensionit, ky llogaritari i kupolës blu kishte harruar t’u thoshte shqiptarëve se si e shkatërruan ekonominë e vendit banda mafioze e kupolës blu. Harro z. Bode dhe zotërinjtë e tjerë deputetë që akoma nuk i kanë informuar shqiptarët për atë që bënë në tetë vite të qeverisjes tyre.Albania: no candidates running in election for presidency - Politics - ANSAMed.it
Dëgjuam ish kryeministrin! Ishte sa i neveritshëm dhe i turpshëm fjalimi i tij përpara grupit të faqes së zezë. E kush, Sali Berisha kishte kurajon të fliste për inkriminimin e qeverisë aktuale, dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama. Po, një njeri që ka rrëshqitur nga logjika prej kohësh, nuk na habit tashmë, për çfarë do që të thotë. Po jemi të detyruar t’ia kujtojmë jetën e tije personale dhe shtetërore, një “burrë” që i ka shërbyer që në rininë e vet shërbimeve sekrete të UDB, sot ai është njeriu më i mbytur në jetën e krimit njerëzor dhe shtetëror.
Le të rikthemi z. Berisha tek karriera juaj politike. Ju nga një komunist i përbetuar, mik i familjes së diktatorit Hoxha, sekretar partie, njeri që për gjithë jetën tënde ke qenë i lidhur me krimin e spiunazhit, njeri që i ke shërbyer me devotshmëri shërbimeve të huaja. Rënia e sistemit komunist për ju ishte me dhimbje, po shkatërroheshin shërbimet dhe privilegjet që të afronte ajo kohë. Por ishin shërbimet e huaja dhe vetë Ramiz Alia që ty të vendosën në krye të PD. Jua more me puç dhjetoristëve kreun e partisë.
Po le të rikthehemi tek fjalimi juaj i fundit…
Një njeri i mbytur në botën e krimit, kërkon të mbajë leksion për të tjerët. Ti S. Berisha je njeriu që prej kohësh duhet të ishe prapa hekurave! Ti je Saliu i ‘97, ‘98, që dogje dhe vrave Shqipërinë dhe shqiptarët, shpëtove! E habitshme! Një njeri që kishte bërë gjenocid mbi popullin e vet! Kishte dhënë urdhëra të bombardohej jugu i Shqipërisë, aso kohe Arben Imami kërcen mbi tanke për të shtypur kokën e Sali Berishës, ndërsa në tetë vite të qeverisjes z. Imami u fut në sqetullën e Berishës… sa e papranueshme logjikisht, po aq e turpshme për një “burrë” shteti si Berisha. Po njerëzit e padinjitet nuk lodhen për moralin politik. E akuzove kryeministrin Rama si një i lidhur me krimin, biles sa nuk e bërë bashkëpunëtor me djalin e deputetes Xhuvani në vrasjen e katërfishtë. Sipas jush z. Berisha, Rama qenka i lidhur me mafien dhe krimin?!
Tani kemi një të drejtë morale dhe qytetare të replikojmë me ju z. Berisha publikisht, edhe pse ju nuk u jeni përgjigjur tash sa vite shkrimeve kritike ndaj jush. Kemi sjellë prova dhe fakte tronditëse, ju nuk merrni mundimin të paktën për opinion të replikoni një herë të vetme. Ti ke zgjedhur një rrugë tjetër, të merresh me kundërshtarët politikë, për të mbuluar zullumet e tua. Akuzat në adresën tënde janë sa tronditëse, po aq të tmerrshme, një njeri që ke drejtuar eliminimin e kundërshtarëve tuaj. Ti Berisha, sot shan dhe fyen deputetë nga nëna, motra, gruaja, sepse të ka humbur sensi i debatit të mirëfilltë. Krimet e kryera me bekimin tënd tashmë janë publike. Ti i ke vrarë Tropojës mbi 200 djem nënash, ti ke organizuar eliminimin e A. Hajdarit, nën hundët tuaja u ndërtuan fajdet, skemat piramidale, që terrorizuan Shqipërinë, armët që ti solle atë vit të ‘97, edhe sot po vrasin, po marrin jetë njerëzish… Ti fërkon duart dhe fshihesh pas gishtit të inkriminuar tërësisht.
Ju z. Berisha në tetë vite shkatërruat ekonominë shqiptare. Ju dhe kabineti juaj ishin të përbetuar të vidhnin çfarë të ishte mbi tokë dhe nën tokë, biles ju futët edhe detit që të pasuroheshit. Mungesa e një shteti ligjor e çorentoi popullsinë, sepse kur vjedh i zoti i shtëpisë, çfarë pret më familja. Dritat pse të paguheshin nga bizneset? Ato çonin në selinë e PD përqindjen e caktuar, shteti ishte në kolaps gjatë tetë viteve, po mbillej vetëm mjerimi dhe fukarallëku. Pasiguria për jetën ishte prezent në cep të Shqipërisë.
Korrupsioni tregoi hapur se në Shqipëri po bëhej kërdia. Gërdeci ishte alarmi më tronditës, 26 të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, punonin në fabrikën e vdekjes, ku ishte ndërmjetës vetë Berisha, po fshihej pas djalit… një tragjedi e dhimbshme, e pandëshkuar deri më sot.
Ministrat u vunë në garë, se kush e kush vinte kapitale më shumë. Mësuan nga rasti i Lulzim Bashës i cili kapet në flagrancë nga Kontrolli i Shtetit me një vjedhje mbi 230 milionë dollarë. Ndërrim ministrish, ky ishte ndëshkimi që jepte ish kryeministri S. Berisha.
Tani na bën moral! Mirë bën. Po harroi kur trajtoi problemin e drogës, se Lazaratin e kishte çiflig të PD. Ai Lazarat prodhonte milionat e parave të krimit. Berisha nuk donte t’ia dinte çfarë thonin ndërkombëtarët. Mjaftonte që bota e krimit në duart e qeveritarëve lulëzonte. Rënia nga pushteti e tronditi Berishën dhe kupolën blu, ku tashmë ka edhe Eduart Selamin dhe Kastriot Islamin… Ky është Sali Berisha. Lufta e qeverisë ndaj krimit e tronditi Berishën. Prerja e dritave dhe prishjet e ndërtimeve të paligjshme, Saliu dhe Luli duan ti përdorin si kapital politik!! Sa e habitshme po aq e mjerueshme. Reformat kanë dhimbjen dhe koston e vet politike, po mazhoranca aktuale është e vendosur të bëjë shtet. Tani kupola blu, s’pushon së foluri për qeverinë Rama-Meta. Po harruan këta faqezinj se Meta është i majtë, po 4 vite kupolën blu e mbajti në pushtet… Kësaj si ti themi zotërinj opozitarë, që keni braktisur Parlamentin, sepse ju ka vdekur logjika, tani jetoni me ethet e frikës. Përballja me drejtësinë dikë po frikëson shumë. Pak ditë më parë selia e SHQUP na bëri publike mbledhjen e “grupit” parlamentar! Çfarë do thotë kjo? Amendamente përpara kryetarit Berisha! Amendamentet bëhen në Parlament, atje të shkojë opozita, të votojë ligjin e lustracionit.
Hapja e dosjeve nga qeveria Rama-Meta shuan këtë luftë të pamoralshme mediatike në Shqipëri. Boll 24 vjet me rrena dhe mashtrime. Hapja e dosjeve është pasqyra e vërtetësisë përpara opinionit publik. Nëse Parlamenti do i hapte rrugë urgjentisht ligjit për hapjen e dosjeve, Shqipëria menjëherë do i kthehet jetës normale si në politikë dhe ekonomi. Të inkriminuarit dhe spiunët kanë mbajtur Shqipërinë jashtë dyerve të Europës.
Opozita të gjejë vetveten, të mos mbetet peng e Sali Berishës. Ajo ti kthehet jetës parlamentare, sepse ka në gjirin e saj njerëz me personalitet dhe njohuri shkencore. Berishën dhe të gjithë ata që janë të inkriminuar, nuk e shpëton as Presidenti dhe as kryeprokurori Llalla. Shteti do ligje dhe reforma, opozita ti lëri mitingjet me Gëzim Kalanë që e njohin të gjithë… Partia Demokratike të gjejë vetveten, të mos mbetet peng i krimit Berisha, Luli. Tashmë akuzat në ngarkim të të dyve janë të rënda, tepër të rënda, drejtësia çfarë pret? Nga kush do urdhër që dosjet e krimit ekonomik dhe njerëzor po myken në pluhurin e drejtësisë së marrë peng. Lotët e “demokratëve” i kemi parë në tetë vite, tani nuk mashtrohet populli me lotët e tyre si lotët e krokodilit. Parlamenti dhe mbarë politika duhet të mbështesë qeverinë në reformat e saj, po edhe ta korrigjojë atje ku është nevoja. Nuk ka qeverisje pa gabime, së bashku korrigjojmë dhe ndërtojmë shtetin ligjor që na mungon tash 24 vite
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.