13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Luan Kalana, SHBA.

-KU JANE SHQIPTARET ?!
…kur na kanë rrëmbyer trojet dhe po adaptojnë historinë ,gjuhën dhe heronjtë ,identitetin tonë kombëtar.
-Do e marr Diellin,pa lindur në mëngjes,
ta fsheh,ta fus në xhep,mos bëjë dritë,
ta mbuloj me re,të jete dita e nata errësirë,
edhe Hënën natën,ta fus nën sqetull,
për armiqtë e tradhëtarët e pa besë,
që lehin hapur e komplote,natë e ditë,
përfshirë dhe shqiptarët e shitur zagarë
që dua të na përcajnë me parti e me fe,
të na shndrojnë në memce,të na verbojnë,
gjakun shqiptar ta helmonjnë në ADN,
përpiqen të zhdukin nga harta Atdheun ,
të mos ketë Shqipëri e shqiptare mbi dhe.
-Do e lëshoj Diellin,të ndricojë anë e kënd ,
të zgjohen nga gjumi,herët* zogjtë e shqipes ,
të oshëtije fort fushë e mal,zëri i bashkimit ,
të djegë e të përveloje,cdo skutë ku janë ,
farën,helmin e shfarosjes,me soj e sorollop,
T’i bëjë dritë rrugës të lirise e të përparimit,
të lulezojë kombi,pellazgo-ilir si më parë,
ku flitet shqip, kur s’kishte grekë e romanë,
ti themi Europës dhe Botës,Ne kemi qënë,
Jemi do te jemi,me Gjuhë e me besë të Parë.
@ Luan Kalana, SHBA.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.