Para se te lexoni poezine kushtuar Nenes 91-vjecare ne Elbasan,po ju kujtojme shkurt kalavarin e jetes nomade te saj.Lindi ne qytetin e Leskoviku ne nje familje me tradita patriotesh vreshtare , GUDA.
U rit jetime ,pasi e Ema e saj me origjine came nga Janina ,ndroi jete gjate nje lindje.U martua e vogel me ish ushatrakun devolli.Duke ndjekur rrugen e ushtarakut nomad, ajo me pas transferohet ne Erseke,ne Korce ,ku lindi i biri,pastaj Tirane .Aty nderoi tre shtepi me qira me pas ne Pallatet Agimi,me nje aktivitet te pasur shoqeror ,mesuese vullnetare ne kurset e analfabetizmit ne Tirane,ku lindi dhe vajzat e saj.
Perfundimisht kthehen ne Vishocice Devoll,vendlindjen e e burrit tashme liruar ushtarak vullnetar ne fshat, bujk,ku ngre nderton dy shtepi,ku marton djali e vetem dhe kater vajazat e saj.. Ja si kujton sot ajo ,ne ditet e agonise te moshes te pleqerise,tek vajza Paranvera Kullolli ,police ne qytetin e Elbasanit.Ajo mban mend fare mirë nënën e saj:
…“Fetije e quanin, ishte nga Janina, nga një familje tregtare çame, martuar
me gjyshin tim nga Leskoviku, Nevrus Guda, i cili bënte tregëti
në Janinë.”
Fetija ishte një grua kapedane, trimëreshë, trupmadhe
dhe bukuroshe. Ajo ishte vajza e vetme e tre vëllezërve,
tregëtarë të dëgjuar të një familjeje të nderuar në qytet te Janines,Greqi. Punonte
si burrë, – kujton ajo, – në vreshtë e në shtëpi, amvisë
nikoqire e rrallë, të tëra punët, si brenda e jashtë. Ajo e
ndihmonte shumë babane i cili ishte një vreshtar dhe specialist
në zierjen e rakisë dhe përgatitjen e verës. U lindën tre vajza,
Ine ishta më e madhja.
Fatkeqësisht, vdiq para kohe, gjatë nje lindje, para djalit me te vogel,(Asllanit, që është sot me banim në Tiranë), duke lënë jetime vajzën e madhe (Hysnijen) dhe djalin e vogel,Asllanin,për të cilin u kujdes me dy motrat, Dylberen dhe Balen,Me pas te internuar me familjet ne Saver te Lushnjes ku jetojne edhe sot,,te cilat i lavi me lot nga malli qe nuk i pa dhe nuk i takoi tere jeten . Pastaj iati u martua prap me një grua të fisme nga Radati i
Leskovikut, me Selimenë, siç e thërrisnin nipërit, e cila u
kujdes për fëmijët jetimë njësoj si të ishin fëmijët e barkut të saj.
Kur vdiq Fetija ,erdhen vëllezërit e saj e moren dhe e mbuluan në
Janinë ku kish lindur..Te atit i mbeti peng. Kushedi sa herë e merrte babai, kujton ajo, – dhe shkonim te varri i saj ne Janine,para clirimt . Babai (Novruzi)qante
fshehurazi,si fëmijë….
Janina është në breg të liqenit, në kodër është kalaja e Ali
Pashë Tepelenës. Aty poshtë ishin varret. Ajo sjell ndërmend
shtëpinë e vëllezërve të Nenes se saj, në mes të qytetit, shtëpi trikatëshe
ndërtuar me gurë.
Kur shkuam në Greqi, në qytetin ish-shqiptar të Kosturit,
kisha në plan të shkoja Janinë te varri i gjyshes sime, por nuk u
realizua.
Nuk shkoi gjatë dhe qeveria greke i shpërnguli familjet
shqiptare nga Janina në Anadoll të Turqisë, për më tepër
vëllazërinë që mbante llagapin Çami e që më pas nuk do të
figuronte më si mbiemër. Pas çlirimit, iati mori nja tre shokë
të besës dhe kaluan kufirin fshehurazi për të nxjerrë eshtrat e gruas së tij.
Edhe varret i kishin rrafshuar grekët, kështu që nuk gjetën as
nam e as nishan.
Pas vdekjes te atit , në demokraci, shkoi njëniperit me mbesën në Turqi për të gjetur familjen e nënë came Fetijes. Pas shumë peripecive mundën të kontaktojnë me disa
nipa të saj, por të ftohtë e të turqizuar.
Nena kujton me mall e nostalgji edhe Selimenë (me vjen
rëndë ta quaj njerkë), se ato e quanin nënë. Por nënën e saj
Fetije, gruan çame të Janinës, e ka pikë në zemër.
Unë e ngacmoj shpesh e i them të më tregojë për nënë
Fetijen.Ajo tregon me nostalgji, pastaj fillon e qan…
Uroj shendet e jete te gjate e mendjen kup,Nenes ne Shqiperi,tek moter Vera qe mbajne si ne pellembe te dores bashke me gocat,e perqafojme dhe e puthim me mall nga larg,qe te gjithe familja.
Keshtu te qeshur te mbajme mend edhe sot ,nga larg, si kjo fotoja ne Elbasan,tek motra jone e dashur Paranvera Kalana Kullolli.megjithes pleqeria te ka renduar.
-SHAMITE E NENAVE ,FLAMUR
…Mamase time 91-viecare,Hysnije Guda Kalana,ne Elbasan.
1-Nënat tërë jetën dy shami mbanin,
shaminë e fisme te zezë ne kokë,
te vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,
shamiçkat e bardha te dites i mbanin në gji.
&
2- Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,
natën në jastekun qumësht të bardhë,
në gjoks të mbeshtjelle shamickat e bardha
nje copë mendafshi lidhur fjonçkçë,
për ne kolopuçët, ishin një alibi…
&
3-Brenda në të si në kasafortë,
vinin lekë me nga një letrushkë,
“-Kur të sosen lekat në xhepat,
blini me shokët, lapsa e fletore,
qëndisni per nënat zemrat në letrat.
&
4-Shamiçkat i ndoqën si kalvar jete,
ca guriçka lajthi nga zalli e vakëfi ,
mbështjelle per mall ca arra e të Atit ,
imazhi i teetur si ne vaj,i fliste portreti,
&
5-Shamiçkat e nenes,zemer e magji,
i ndoqen burrat e djemte si rabecke jetes,
i mernin si protofol udhëve pa mbarim.
si zemren, per kthimin ,pagezimin e Nënës .
&
6-Kur morën qorazi me familje rrugët e kurbetit,
në vend te shamise,qëndisen ato pasuritë,
testament, amanatin ,shqipen në një flamur.
-Nënat,atdheun,kombin ta kini për zemër.
&
7-As mund te pershkruhen shamite qe u treten,
te bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,
nga mynxyrat makabre te botes pa skrupull,
sot hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.
&
8-Se si më njgjajnë shamitë magjike të nënave,
s’janë qilima fluturuse te vellezërve Grim,
as llambë e Aladinit,rrefime me përralla
Jetë,mesazhe të gjalla të Nënave shqiptare.
&
9-Natën bijeve i del gjumi ,si një sonabul,
sillen vërdalle tornedo në ënderr e në jetë,
me mendje të kthjellet ,si e Shenjta Terezë ,
nënat perëndesha, shamitë pishtar e flamur..
&
10- Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin gjallë,
ushqim per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,
djeresën,gjakun,trupin ia hëngren kurbetetë,
zemrat shkëmb e mall,nga lotët,nuk u tretë.
& Luan Kalana,SHBA.
-PRINCESHES SHQIPTARE-
kushtuar Hysnije Kalana,leskoviqare devolleshe.
-Fytyra jote pasqyrë e bardhë,
liqen kaltërosh ku lëkunden valë,
ato që do thuash, s’ m’i merr mendja,
t’i lexoj në buzeqeshjen, në rrudhat në balle
Të kuptoj edhe kur fsheh fjalët,
kur qan e qesh, per mire e per keq,
s’jam profet, shkronjes i thjeshtë,
mos fol, te flet shpirti i shenjte..
Të këndoj moj hallemadhe,
të njoh dhëmb e dhëmballë,
mos më thuaj kush je,
njoh fisin, e tët mëhallë !
Edhe po të verbohem fare,
fytyra jote, dilelli qe shkëlqen,
zemra lotët engjellore m’i rëfen, ,
jam krenar me Ju,princesha ,
Moj mbreteresha SHQIPTARE !
@ Luan Kalana,Florida -SHBA.-Shtator 2020.