JETESORE -Dashuria per LIBRIN
“Le te edukojme tek brezat e rinj,dashurine dhe interesin per Librin,per dije,e ardhmja e peprparimit e shoqerise dhe e kombit tone.”
-SHKRIMTARI – inspirues dhe pishtar,udherefyesi i Jetes.
(foto-nga kujtimet me poetin Dritero Agollin, ne Tirane 2016..)

“Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia, se sa nga sasia nga ajo qe shkruan e boton,me kembe ne toke e mes njerezise.”Faik Konica.
-Sa deshire dhe kureshtar kisha kur isha femije te takoja nje “xhaxhi” shkrimtar,pasi me kishin lene mbresa ,leximi i librave “Luli i vocer”i Migjenit, “Shpella e pirateve” i Petro Markos, “Kronike ne gur” i Ismail Kadare,nder librat me te bukur te Letersise Shqipe per femije dhe nga Letersia e huaj,”Oliver Tuist “roman i Charles Dickens , “Gavroshi” i Viktor Hygo, ”Nga Apenin ne Ande” te Edmond De Amicis” e te tjere,libra dhe personazhet me te njejtin emer,qene me te preferuarit te femijrise time.
Prarantese reale,jo mburje.-Ne kohen tone te femijerise nuk kishte TV as dhe Internet ,Cel apo tablet,Librat ishin ato qe kalonim kohen e lire. Rahmet paste,gjyshja kur ishte gjalle ,deri sa isha mesues ne Pogradec,i thoshe mamase time-”C’behet keshtu me kete djale,me shume lexon libra ,se sa ha buke ?!”,se isha ca nazli, nuk kisha oreks ,isha djalke thatim.
Keto motive me nxiten ,kur nisa te provoj te shkruaj ,novelen “CAPKENI” ,me aveturat e femijve te Devolli (per nje femije jetim),me mbresa dhe ngjarje reale nga femijeria ime ne fshat.
Enderra ime per te takuar nje shkrimtar ,m’u shfaq pa pritur ,kur mbritem ne fshat Vishocice ,pas lirimit te babait tim ushatark ,nga Tirana e femijerise ne Pallatet Agimi,ish nxenes ne shkollen “11 Janari”,sot “Komuna e Parisit”.
Ne Vishocice kishte erdhur aso kohe nje shkrimtar devolli,bente pune fizike ,(keshtu benin nga nje muaj artiste e shkrimtaret profesioniste,pervec lejes 6 mujore te krijmatrise)),i cili shkonte shpesh ne vendlindje ne Menkulas….
Pa dashur jua thashe emerin,ky ishte shkrimtari i pare qe e kam takuar ne jeten time,Driti,si e therrisnim devollinjte ,poetin Dritero Agolli,Nderi Kombit…
Mbaj mend ne kujtesen time si nje foto me ngjyra ,se atehere s’kishte aparate fotografike ne shitje.
Me modesti ,ne memorjen me eshte regjistuar ai momnet,kur ne mbremjen tematike defrimi ne fshat,kushtuar “Miqve te Librit”,pasi vishocicaret, te medhenj e te vegjel qene pasionate te leximit te librit,Driteroi me dhuroi (pasi kisha mare ne shkolle Fleten e Nderit “Mik i vogel i Librit”) dhe ma vuri ne gjoks,siper nje xhaketke, distiktivin “Mik i Librit”,ish anetar i rregullt edhe i Biblotekes te fshatit,titull nderi qe jepej per te medhenjte,..
Pasi une recitova disa vargje nga poema e tij ‘Devoll,Devoll” dhe “Baballaret”,ai me perqafoi e me tha -Bravo Lanke,do behesh artist i madh !-..por une s’u bera dot as artist e as shkrimtar, por nje mesues i thjeshte, i Gjuhes Shqipe dhe Letersie dhe nje Shkronjes Modest.
Pas asaj kohe Driteroin e kishim mik te familjes,ai vinte ne shtepi shpesh. Kur vinte ne Vishocice ,kenaqej kur pinte nje gote dhalle apo ulej kembekryq ne sofer me babain, pinin nga nje kupke me raki dhe ja merrnin kenges iso devollite,sa bukur ia priste Driteroi.
Me vone kur u ritem e u bureruam,takoheshim shpesh me Dritin ,ne zyre dhe vizite bashke me gruan ,ne apartamentin e tij Tirane, deri sa u larguam ne Amerike . Kujtimet e mbersat me te, i kam hedhur ne librat e mij,bashke me disa foto personale familjare.
Shkrimtaret nuk vdesin ,ata rojne ne perjetesi ,ne “qytezat”e tyre ,ne Librarite dhe Biblotekat,ata jane e mbeten pishtare, udherefyesit e jetes .
Mirenjohje dhe respekte ,poeteve e shkrimtareve !
@-Luan Kalana,SHBA.