16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Luan Lumeka nga Florida SHBA.

NE KERKIM TE JETES …ne mergim,me publicistin shqiptaro-amerikan Luan Kalana, SHBA. “-Provoj te shkruaj gjurmet e Jetes,me vizionin e se ardhmes ,trashegimine shqiptare ne mergim “. …Librat e tij jane ne iventarin e Biblotekes Kombetare te Kongresit American,ne Washington DC,SHBA. -Ka lindur ne qytetin e Korces,Shqiperi me 22 Nentor 1958 dhe rritur e shkollluar Tirane,ne Pallatet Agimi. Ka mbaruar shkollen pedagogjike”Ndrec Ndue Gjoka “ per Mesues.Ka kryer shkollat e Larta per Gjuhe -Letersi dhe per Filozofi.Ka qene mesues per tre dekada ne Shqiperi ,ne malsine e Mokres ,Pogradec dhe ne fshatrat e Devollit,Korce.Ka kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne marine,radiollokator ne anije “dragamina” dhe PSV ne Kep te Rodonit.Ka qene aktivist i palodhur dhe drejtues i rinise ne Devoll dhe ne aksione vullnetare kombetare ne hekurudhe dhe ne Ksamil. Martohet me Zhuljeta Bjeleri nga Vishocica,nje nder pionieret e para te levizjes per emancipimin e gruas ne Shqiperi,nder traktoristet e para ne SMT Bilisht,ekonomiste dhe Deputete pa parti ne Kuvendin Popullor.Me 1997 emigrojne familjarisht ne SHBA,ne shtetin e Connecticut e me pas ne Florida. Ka nje ativitet te dendur shoqeror ne komunitetin shqiptare,si mergimtar ne SHBA ,ne shoqatat,aktivitet kulturore e ne shkollat shqipe duke shperndare librat e tij falas,per mesimin e Gjuhes Shqipe. Aktivitetin letrar e ka nisur qysh heret ne rini,ka qene korespodent vullnetar ne shtypin lokal dhe dhe ne gazeten “Bashkimi”,Ka shkruar e botuar ne disa gazeta e revista letrare ne vend kryesisht ne proze,reportazhe dhe tregime. Ka bere disa studime dhe ekspedita te mirefillta gjuhesore per Toponimet dhe Fjalet e rralla te Shqipes,ne treven e Devollit. Shperndrajen e librave e ka bere falas ne Shkolla,Shoqata ,ne Bibloteka ne Shqiperi e Amerike.Ka promovuar librat ne librarite amerikane,bashke me shkrimtarin amerikan Prof.Bob Graham,Senator dhe governor i shtetit te Florides. Librat e tij jane ne inventarin e Biblotekes Kombetare te Kongresit Amerikan Washington DC ne SHBA.. Ka botuar librat: -DEVOLL-ALBANIA,sprove -2013 -Devoll-Shqiperi,perjetime 2-2014 -Prelud krenarie,mozaik letrar-2016 -Atelie e Shpirtit,jeteshkrime-2017 -Librat “Antologji Poetike Kombetare” 1 “Gj.K.Skenderbeu” 2018,/ 2-”Ismail Qemali”2019,/ 3-”Shqiponja shqiptare” 2020/, 4-”Dritero Agolli” ,Tirane janar 2021 botuar nga “Jehona Shqiptare”. -ka shkruar,novela -“Capkenia” ,”Sekretet e Nenes” ,”Bejleresha””Tregime te shkurtra”. -cikel poetik : -”Memedheu”,”Vjershetore lulefoshnjore”,”Frutat e dashurise”dhe “Amanetet imagjinare te Dritero Agollit-bejte popullore” -perkthime nga anglishtja: -”Mother Teresa”,”Albania-Land of Eagel”, ”Love story-poezi.” -postues e botues ne mediat dhe portalet letrare e ne Facebook. . -poezi ne “Youtube”-Luan Kalana,videomontazhe. -fituesi disa cmimeve letrare dhe shkrimtar i vitit,ne Diaspore. -mban pseudonimin “Shkronjesi modest” dhe e-mali: lumeka48@yahoo.com @ Redaktori

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.