12.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Luan Sheshi

UDHË PA UDHË TË MIAT VARGJE…
Udhë pa udhë të miat vargje,
ballit rrudhë,kërcyer pragje…
Dita e nisur me plot hare,
strofa grisur,hesht me nge…
Yjet netësh bredh mbi valë,
puthur fletësh,varg pa fjalë…
Hëna qetë dritën hedhur,
pena lehtë,gërmat derdhur…
Shpejt pastaj muza rrëmbyer,
zënë në faj,trishtim i urryer…
Zbret mëngjesi mjergulluar,
shtigjet ndezi,varg mërguar…
Udhë pa udhë të miat vargje,
retë rrudhë,muzgjesh pragje…
hedh pas shpine,kohë e vjetër,
shtrir lëndine,vjesht mbi letër…
Luan Sheshi: 8 maj 2021…
“”””””””””””””””””””””””””””
PENGJE MBYTUR NË LAGUNË…
Ja atje përtej laguna,
heshtje,mall mar me vete,
anë bregut ngritur duna,
pengje mbytur nëpër dete…
Nën lëmishte dashuritë,
aty mbetur në ndryshkim,
pelikanët rreth çdoditë,
shkojn e vijnë pa pushim…
Hapa hedhur,hapa mekur,
mbytur poshtë në fosile,
valësh kripur pa u prekur,
vesë e muzgut bër me hile…
Ja atje përtej laguna,
rreze-artat zhytur thell’,
dëshmitare e pafaj duna,
dallë e detit kripje mbjell…
Luan Sheshi: 7 maj 2021…
“”””””””””””””””””””””
NË PAK FJALË
Në pak fjalë,
e muzgu tretet,
fekset ngadalë,
pikë-vesa mbetet…
Dhe lodhja ulet,
në breg pushon,
shpejt nata sulet,
një majë pushton…
Një zog harruar,
mes britmash rënë,
një dallgë malluar,
gjëmimin…lënë…
Një lum rrëmbyer,
plot zhurm kërcet,
një lot mallëngjyer,
në gjoks…godet…
Në pak fjalë,
e muzg më s’ka,
me humje palë,
kjo jetë…shaka…
Luan Sheshi: 6 maj 2021…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.