DERDHUR MBI DAFINË…
Shtigjesh malli plot dëshirë,
vesë mëngjesesh pambarim,
dashuritë mbi gjethe shkrirë,
derdhur gonxhesh pashterim…
Togjesh,pirgjesh e ngurosur,
syzgleposurat prag agimesh,
flatrash hapur rën brengosur,
mbi dafinë streh mërgimesh…
Stof të Dimrit udhë pakthim,
ngricë muzgu peng lëngate,
sythe shikimesh në gjethim,
dhe mëkatet fund i një nate…
Mes aromash…shtegëtare,
fijesh brishtave…lemëzuar,
puth petalet…nëpër dritare,
shtatesh hedhur…dashuruar…
Luan Sheshi
16 korrik 2020…

KRISMA MËNGJESI…
Vellokuqe,mjergullhollë,
nis notojnë mrekullisht,
krah agimi piklat njollë,
ret’ mërgatës përdallim…
Era udhës shkon hutuar,
malesh,kodrash kuturu,
perde e natës e ngunjuar,
fsheh nën mollë e nën ftu…
Krisma dite derës plasur,
hallakatur nëpër gjethe,
verënxehta zbret gajasur,
lumi tharë zhyt nën ethe…
Strukur zogjtë nëper hije,
tutje-t’huve zhegëzh ikur,
krismë e fundit diku bie,
vjen e zhdukur pa e ditur…
Luan Sheshi
: 15 korrik 2020…

DELFIN PREH DASHURIE…
Val’ mbi shpin rrugëtuar,
drejt sinoresh dashurie,
zemëratat larg harruar,
qeshur,qar’ me sy fëmije…
Kohën humbur ngurtësuar,
krahë zogjsh në fluturim,
dallg më dallgë i mërguar,
brigjesh endur…papërtim…
Arratisur plazhet zbrazur,
ky Kolomb peng mërgate,
përmbi shkumë i pëplasur,
tingujt lart prag shtërgate…
Gjoksin çarë prej humbimi,
detit rendur shteg më shteg,
fikur sysh shkon zhgënjimi,
qetësueshëm mbytur në breg…
Luan Sheshi
: 13 korrik 2020…