12.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Luan Sheshi

DHE DIMRI KALËRON…
Shtrir dita mes resh,
qaron në pambarim,
tirq malli mban vesh,
mugëtirës,shtegëtim…
Mëngjesi mjergulluar,
çan natën mërgimtare,
shteg dimri…dimëruar,
pik’ lotësh ndër dritare….
Mes ikjeje dhe trishtimi,
krahapur sërish kthehet,
mbret majash zhveshimi,
pyllnanjës po rrëmbehet…
Ngjyrë grija hardallosur,
shkon qiellit…të tirmuar,
shtërgatat larg kanosur,
derdh brigjesh…kalëruar…
Luan Sheshi: 4 janar 2021…
“”””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: natë, qiell, natyrë dhe jashtë
NJË FJALË NË STUHI…
Qiellit retë dendësuar,
tokë e gjorë krisma pret,
gjoksesh fjala e munguar,
mes rrufeshë makthin vret…
Shtrati lumit oshëtin,
breg më breg vala ngritur,
jetë zën çarqesh psherëtin,
krism’ sinoresh,krejt papritur..
Shtigjet errët flakëruar,
muzgu rrezet ka dreqosur,
hesht mes malesh e ngujuar,
strukur brinjash fjala plagosur…
Vjen agimi,shkon stuhia,
faqe fushash vesë e hollë,
mbledhur tok bijtë dhe bija,
breshërit të natës fjala njollë…
Luan Sheshi: 3 janar 2021…
“””””””””””””””””””””
LETËR VITIT TË VJETËR…
I dashur viti i vjetër,
i ikur tëndit dhjetor,
po të nis këtë letër,
pena dridhur në dor…
Pas le plot mallime,
syt mbushur me lot,
një mal me trishtime,
zullume,mëkate plot…
Mërgatës,mërgimtar,
gjurmë thellë mbetur,
me dhimbjen i pandar,
myshkimi mbeç tretur…
I dashur viti i vjetër,
u prehsh në harrime,
po e mbyll këtë letër,
i riu sjelltë shpresime…
Luan Sheshi: 2 janar 2021…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.