30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Luan Sheshi

ME LOT FËMIJE…

Me lot fëmije,
ky Dimër malli,
vrar qelqesh bie,
fsheh shpine djalli…
Kravat’ lotimi,
var muzgut ikur,
kap cak trishtimi,
shkon rrezja…fikur…
Harrese soditur,
gjerbë kujtimesh,
rrjedh reja e stisur,
në hov…pendimesh…
Me lot fëmije,
në thyrje mbetur,
përhumbjesh…bie,
zhyt pellgjesh tretur…

Luan Sheshi: 16 shkurt 2021…

“”””””””””””””””””””May be an image of natyrë, qiell dhe pemë

MËRGUAR QË TË DYJA…
Mërguar që të dyja…
Ti tok me dëborën…
S’dija…nga të hyja…
Të soditja kurorën…
Kristalet përqafuar…
Lart qielli kaltërosh…
Me ta ti e ngurtuar…
Un ngrir në një qosh…
Dhe sythet e grisur…
Në cip të shpërthimit…
Pas tyre…si i krisur…
Nxitoj drejt mallimit…
Mërguar që të dyja…
Ti…dhe flokë-bora…
Vrapova…që të hyja…
Përgjigje më s’mora…

Luan Sheshi: 17 shkurt 2021…

“””””””””””””””””””””May be an image of një ose më shumë njerëz dhe qiell

PËRTEJ…
Përtej…
Thupra agimesh mbytur…
Prag rreze-lindurat rënë…
Deti i gjërë pa më pyetur…
Drit’hije dallgësh ka lënë…
E nata pas shpine në çark…
Struk qoshesh errëta ikur…
Vështrimi mbetur në thark…
Vrapon pas sinoresh fikur…
Larg shtegu çar’ mërguar…
Mbyt valësh endur përtej…
Hov gjoksi i ngrir malluar…
Motive humburat po gjej…
Përtej…
Kolazh agimesh nxituar…
Drejt ditës me hap fëmie…
Çapitur pas qelqi përtuar…
Dhe vesa mbi lule nis bie…

Luan Sheshi: 18 shkurt 2021…

“”””””””””””””””””””””May be a closeup of lule dhe natyrë

BELËHOLLA MANUSHAQE…
Manushaqe…belë-holla,
buz marsi në shpërthim,
pikla vese mbetur njolla,
hapur-mbyllur me përtim…
Fushës dendur plot hare,
cipë muzgjesh turpëruar,
prag agimesh fle me nge,
Dimri plak…pas mërguar…
Shtegëtarët vrrik nga pas,
tufë-tufë udhës në kthim,
rreze-artash qesh me gaz,
larg shtërgata në trishtim…
Manushaqe…belë-holla,
ngrehur çarqet hokatare,
hesht dëbora fjolla-fjolla,
puthur dita…nëpër dritare…

Luan Sheshi: 19 shkurt 2021…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.