UDHËTOJ I VETËM…
Në timen Botë prap udhëtoj,
i vetëm muzgut atje i mbytur,
taracash reshë…lart nis notoj,
në timem Botë ashtu i zhytur…
Pas dita lodhur po më pret,
gotë vese agimit sërisht të pi,
valë reja zverdhur më s’mé flet,
e unë përhumbur…humbuar rri…
Ndjej erën flokut shpupurisur,
që vrullin mek mes fëshfërime,
syprin e natës gjithkund grisur,
hollin e humbjes derdh ulërime…
Nga larg një zë nis më thërret,
si shtojzavalle degësh fshehur,
një tjetër tingull larg më godet,
përqark langoj hungrimit lehur…
Në timen Botë…prap udhëtoj,
i vetëm muzgut rrëzuar-ngritur,
mes flladit dehës përtej mërgoj,
udhëtimin tjetër dyzimit…pritur…
Luan Sheshi: 16 shtator 2021…
“””””””””””””””””””””””””””
NË SQEP DALLANDYSHJE…
Në sqep dallandyshje,
kjo Verë e arratisur,
pend hapur pamëdyshje,
shtegëtimesh degëdisur…
Degdisur nëpër dete,
furtunash fund e shpresë
marr mallin kan me vete,
krah-këputur plot dënesë…
Pas Vjeshta hovin nisur,
gris pyjet me përtim,
rrjedh lumi,porsi i krisur,
fryr deltës në pambarim…
Në sqep dallandyshje,
shkon koha vrarë detesh,
pend hapur pamëdyshje,
drejt fati pirg rrëmetesh…
Luan Sheshi: 15 shtator 2021…