8.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Luan Sheshi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SYTHI MËMËS MË S’I BINDET

Mund të jetë një imazh i lule, bazen uji dhe natyra

Sythi mëmës më s’i bindet,
mes çukutjesh në padurim,
rreze-brishta pran i gjindet,
shpirt i fjetur në shpërthim…
Cohë e Dimrit shkarravitur,
ujë i ndenjur nis të gjerbojë,
arom lindje shkreh papritur,
koh e gjumit Shkurtit shkojë…
Gjonxhet plasur mbi syprinë,
puthur valësh seç hargalisen,
pret foleja zogjt prap t’i vijnë,
turma resh majash degdisen…
Sythi mëmës më s’i bindet,
mllefin mbledhur,zbrazur ka,
rreze-brishta pran i gjindet,
sharm Pranvere…e jo shaka…

Luan Sheshi: 13 shkurt 2022…

“”””””””””””””””””””””””””””””

HËNA TI DHE ZOGJTË PËRTEJ…
Syri i Hënës i porsaçelur,
në një qoshe rri menduar,
kokën lart ti ashtu ngelur,
zogjtë përtej të kan hetuar…
Askërkën s’ke rreth e qark,
Hëna,ti…dhe zogjtë përtej,
rob vetmie ngelur në thark,
gjurmë malli gjithkund gjej…
Luim ëndërrash arratisur,
papushim rrjedhës rendur,
tok të tre…udhësh betisur,
fill pas jush agimi çmendur…
Syri i Hënës i porsaçelur,
të vështron plot kërshëri,
kokën lart ti ashtu ngelur,
kur do kthehesh…nuk e di…

Luan Sheshi: 12 shkurt 2022…

“””””””””””””””””””””””””””””””””

NJË BRENGË MË PAK…
Grusht mundimesh zën në lak,
aspak keq,një brengë më pak…
Mali borën shkund i mërzitur,
udhë rrjedha ndërron papritur…
Nëpër fusha me nxit vjen era,
plagë të Dimrit lëpin Pranvera…
Krimbi mollën bluan ngadalë,
dallga hovin plot zhurm e fjalë…
Qan dhe qesh muzgu në hije,
krahë plagosur shtegëtari bie…
Lindja-vdekja sinoresh ndarë,
mjergullës rrezja vetullën çarë…
Ishilli sytë drejt Tokës hedhur,
lum kujtimesh gjoksit derdhur…
Grusht mundimesh zën në lak,
aspak keq,një brengë më pak…

Luan Sheshi: 11 shkurt 2022…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.