Kandidatët për deputetë, përzgjedhur drejtpërdrejte nga veprimtarët e Lëvizjes Shqiptare 5 yjet, ku primëtare kordinatore ishte e paharruara Zenepe Luka…kandidate deputete e përjetshme për Lëvizjen Shqiptare 5 yjet, Vlora.
Ja yjet kandidatë:

1- Pano Hallkaj,
Akademia ushtarake Skënderbej, jeton në Vlorë.
2- Elton Shakaj,
Arsimi i lartë gjuhë të huaja, jeton në Vlorë.
3- Erion Korkaj,
Primar veprimtar i Lëvizjes Shqiptare 5 Yjet,Vlora, emigrant, Guzhinjer në Itali.
4- Kastriot Petritaj,
Ish i persekutuar, interrnuar në Xhyerinë familja, babai partizan, banon në Topana Vlorë, pensionist…
5- Sokol Kushta,
Ish futbollist, i kombëtares dhe Flamurtarit, biznesmen, klubi “Kampioni”!
6- Helidon Myslymi,
Ka studjuar në shkollën Halim Xhelo, punuar në prokurorinë ushtarake, bodigard…
7- Matilda Ajlda, Fakulteti i shkencave humane, e martuar…Banon në Vlorë.
8- Ardit Beqiri,
Universiteti i Vlorës, spitali rajonal Vlore. Banon në Vlorë
9- Edi Prifti, biznesmen.Jeton në Vlore. I martuar.
10- Esmeralda Refati Canali, shkolla Halim Xhelo, e martuar banon në Vlorë…
10 yjet e Vlorës, propozuar drejtpërdrejtë, nga poshtë, lartë, me mundësinë absolute për te konkuruar e fituar mbi kandidatët e emëruar nga KQ të partisë PS, të komanduar nga Edi Rama, PD të komanduar, skarcuar e riparuar nga Lulëzim Basha, LSI të emëruar nga Monika Kryemadhi Meta, apo; të partive ideologjike të reja krijuar nga të vjetrat!
Votoni këta yje, Vlora, drejtpërdrejtë, me dorën tënde shkruar, pa prekur SUNDIMTARËT që i kanë dërguar Vlorës së LIRISE dhe të Ismail Qemalit; Vlorës së Luftës Çlirimtare, kryesundimtarët ideologjikë të Tiranës.
Me dorën tënde shkruaje kurajshëm, emrin e tyre në ZONË…pavarsisht se ligji i gabuar i zgjedhjeve nuk e përcakton, por as e ndalon me ligj, pasi shkelet e drejta themelore e njeriut, për të zgjedhur atë që dëshiron ai vet dhe jo atë që i diktojnë Kastat, oligarkët nga sipër…!
Bëhu pjesë e REVOLUCIONIT qytetar me votën tënde të lirë që askush nuk mund të guxojë të mos e numërojë dhe çertefikojë, pasi shkel rëndë të drejtën themelore të njeriut, e rrezikon ndëshkim ligjor, përveç poshtërimit publik që do ti bëhet në qytet dhe familje!
Vlora, në Revolucion qytetar, pa dhunë e gjak, pa urrejtje dhe luftë klasash, votë të lirë e të paprekshme në kuti votimi, si donte e paharruara, yll qytetar i Vlorës dhe Shqipërisë, publiçistja e shquar qytetare, Zenepe Luka!
Shpërndaje këtë postim për Vlorën dhe rrethinat e saj!
Kontaktoni në rjet social kandidatët yje të Vlorës, mbështeti, jepu ide, detyra konkrete për zgjidhje, pi një kafe tek klubi “Kampioni”, bëj për vete një tjetër qytetar të mosvotojnë asnjë parti politike! Ka shpresë për ndryshim epokal, Revolucion paqësor qytetar, shpresa je ti vet, me votën tënde në kuti votimi!
(Foto, primarja kandidate dhe veprimtare, e paharruara qytetare dhe publiçiste, Zenepe Luka)