Trajneri model i futbollit beratas, i shumësukseshmi, por dhe i shumë godituri nga politika e pluralizmit, banda e tij kryesore ideologjike, që e nisi emigracionit,

Nuk mund ta besoja se me shkuarjen në Berat, do të mësoja këtu, vdekjen e tij të parakohshme…
Më ka dhembur, me kohë, Guxim Mukli, jo vetem pse në kohë totalitare na solli një skuadër futbolli të pakaluar ende në rezultate dhe mjeshtra futbolliste të njohur të kohës, gjer nënkampionë të kupës së Republikës, fillo me portierë prodhim totalisht Guxim Mukli, si portieri shembullor, Rehovica, qëndermbrojtësat epikë Bakalli, Robert Kokalari, mbrojtsat bllokues me temperament mbrojtje, Karkanjozi, Kadena, Tahiraj, mesfushorët tipikë të shkollës Mukli të palodhurit Arben Kokalari, i kudondodhuri Filip Leci, apo në përvojë të xhonglerit mjeshtër lindur në Berat talenti dhe zgjeruar në Tiranë e rikthyer në Berat Kristaq Mile, e duhet folur dhe më shumë, sipas meje, për supermesfushorin që tifozët i nderruan dhe emrin, nga Agim Matrapazi fenomen, në Pele…

E te tjere mesfushorë prodhim Guxim Mukli, si i palodhuri i shpejtë, Firaj, gjer tek thyersi i aksioneve të kundershtarit dhe gjuajtësit me flurudhe predhe nga larg, Gezim Spahiu…pa folur për sulmin e Guxim Muklit, ku supergoleadori, mjeshtër, Përparim Kovaçi, krijoi legjendën se “me cdo skuadër “Tomorri” e fillon lojën 1-0….!”
Prodhim i Muklit janë, për mua, Milto Monka, natyrisht dhe të tjere, që kushdo mund ti rreshtojnë dhe pse janë gërshetim shkollash, mjeshtra me përvojë edhe të mëparshme, gershetuar eksperjenca e vjeter e Teli Zaho, Luke Hodos, e sa të tjere Vlera në sistemin monist!
Guxim Mukli nuk jeton më…E mori si shumë te tjerë të mbrekullueshëm emigrimi…
E mbaj mënd mire kur më erdhi në zyrën e gazetës Berati dhe kërkoi ai të denoncohej sulmi politik ndaj tij por dhe ndaj bashkëshortes që punonte në klubin sportiv…
“Për njerz, si ti, Guxim Mukli, i thash, është detyre e jonë si shtyp të mbrojmë sepse ballas po te them, je Vlere, je krenari Berati…”
Dhe kemi bere Intervistë që eshtë e publikuar në gazetën “Berati- Vizioni eurosocialist- Intervistë që sipas meje pati jehonë, por vendimi partiak ideologjik nga bluerrëtit e asaj kohe ishte marrë!
Disa kundershtarë, bile dy tre miq të mi të lagjes e shkollës, më shfaqen hapur mosaprovimin se Guximi ishte komunist, kishte vërtet rezultate, por…
Dhe Guximi me familjen iku në emigrim…

Boshësia që u krijua, në futbollin beratas duket sot si duket një humnerë ku janë rrezuar delet e zeza që njera pas tjetrës u rrëzuan duke lënë shkretetiren pas …
Guximi nuk jeton dhe më pikëllon ikja e tij, më trishton mosmbrojtja në kohen e duhur nga ata qe sot edhe mund të kenë kuptuar gabimin se Vlerat nuk shemben, nuk dekurajohen, nuk poshtërohen!
Eshtë vonë të korrigjojnë krimin politik, teper e rëndë gjendja e futbollit beratas…
Sapo mbrita në Berat!
Sapo piva kafenë e parë me një mjeshtër tjeter te madh por në fushën e artit skenik, i treti veprimtar i vetshpallur në Lëvizjen Shqiptare 5 yjet, mjeshtri i pezmatuar dhe indinjuar për nxjerrjen në pension nga partitokracia, “kur mua dhe emrin ma kanë ndëruar, më quajnë kudo Cekja i Beratit, dhe mua më nxorën në pension, kur nuk ka pension për artistin, kur unë dua të punojë …”
Nga larg, një i njohur specialist me përvojë monist, Bujar Haxhisala, na foli, na pagoi kafetë…Kisha takuar Ceken e mërzitur, në mëngjes, tek 6 katëshi, pak orë më vonë, mësova lajmin se mjeshtri Guxim Mukli na la!
Të isha drejtues i sportit beratas, sot, flamuri i Tomorrit duhet të ishte në gjysëm shtizë, zi, për qytetin! Por dhe ngjyra mavi, tani, si ajo e zeza me pak blu, dikur, në kohe të linçimit të Muklit, nuk është larg asaj kohe…
Ka një grupim përtej partive, në Berat, që nuk janë dakord me këto mizerabilitete politike, që do të nderojë dhe respektojë, kurajshëm, Vlerat, në cdo kohë të kenë qenë, kur kanë dhenë për qytetin, vendin…
Këta janë qytetarët, si ai, Bujar Haxhisala që në mëngjes tek 6 katëshi, në lagjen Çlirim, na pagoi kafenë…e na rriti përkushtimin për t’a nderuar si tha mjeshtri Ceke, këtë qytetar, të japim më shumë për kënaqësi të tyre!
Guxim Mukli i dha kënaqësi Beratit!
Mbetet Vlerë, pavarsisht goditjeve…përzënies, trishtimit!
U prehësh në paqe, mjeshtër rezultativ, miku im i paharruar!
Nuk të harrojnë tifozët, sportdashësit dhe qytetarët e Beratit!
Mbetesh dritë…një yll i drejtimit të futbollit beratas!