11.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Luan Shmilli

Lamtumirë, trajner i ndritur i futbollit beratas dhe atij kombëtar,
Guxim Mukli
Sot paradite në Berat, në varrezat e Burdulliasit, u përcoll në varrezë, trajneri i shquar, qytetari i kulturuar, prindi i paharruar,
Guxim Mukli.
Qytetare dhe sportistë, familjarë, dhe tifozë të “Tomorrit” i dhanë atij përshëndetjet e fundit në ish kinoklubin Tekstilisti, në sallën Emiliano, ku u vendos arkivoli me trupin pa jetë të njeriut me vlera sportive…
Ishin në nderim qytetarë dhe sportdashës, tifozë të “Tomorrit”…por dhe figurat e mirnjohura të futbollit beratas,
Përparim Kovaçi,
Nard Bakalli,
Kiço Mile…
Turpësisht, munguan në ceremoni dhe fjalë rasti, autoritete të bashkisë, por më e shëmtuara, për ta shfaqur hapur, përfaqësues të klubit sportiv Tomorii…
I vetmi autoritet përfaqsues sovrani,
Deputeti Fadil Nasufi.
Guxim Mukli u mbulua me kurora me lule shumëngjyrëshe dhe të gjithe pjesmarrësit hodhën një lopatë në varrin e tij…si përkujtim i veprës dhe arritjeve qe kurrë nuk i ka arritur më klubi sportiv dhe bashkia e Beratit!
Lamtumirë, miku i qytetarëve të vërtetë,
Guxim Mukli!May be an image of 1 person, lule dhe ambiente të jashtme
Nuk do të harrojmë!
Foto nga varrimi…
Në foton e fundit, mjeshtri goleador i rrallë, “nxënës”i shkëlqyer i trajnerit Mukli,
Përparim Kovaçi…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.