14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Luan Shmilli

Hapja e depove të armatimit hedhja në erë e tyre, në Berat, dorë e zgjatur e agjenturës serbe në Shqipëri…

Hapja e depove të armatimit në jug, u bë pas urdhërit të ardhur në të gjitha selitë e partisë PD, dhe jo në PS, “cdo antar partie në PD të armatoset”! Ky urdhër acaroi shumë qytetarët pasi vëllai pa vëllain me armë në brez ose deklaronte “nesër dhe unë do marr armë sepse na e jep partia!…Nderkohe, të paktën në Berat qarkulluan listat e zeza, me emrat e atyre që duhej të pushkatoheshin, kryesisht të majtët e kohës dhe ata pa parti por që nuk e donin PD! Urdhëri për armatosje, natyrisht mund të ketë qënë i Berishës, por ai urdhër ishte selektiv, jo për të armatosur popullin shqiptar të Kosovës, por vetëm PD! Ai urdhër mbaj mend, mund të ketë ardhur mesiguri jo me letër, por me telefonata, a gojarisht, me të besuar të Berishës, pasi në PD kishte njerz të arsyeshëm dhe vërtetë atdhetarë që pyesnin:” e mora, armën, por kë do vras? Kush është armiku im në qytet a fshat, pasi nuk di të kem armik, por vetem kundershtarë politik…Nuk më duhet arma…na duhen të gjithëve paratë nga firmat ku i kemi depozituar! Unë vet kisha kursimet e mia të emigrimit, të dokumentuara tek firma “Kamberi” në Vlore dhe si të tjeret i humba, megjithse asnjëherë nuk kisha shkuar në protestat e stermëdha të Vlores …Urdhëri për tu armatosur PD ka ardhur, pasi kishin nisur protestat e qytetarëve për humbjet në firmat piramidale dhe ato po bëheshin gjithnjë e më agresive, jashtë kontrolleve të partive politike ndaj duheshin shtypur gjer me dhunë…
Vlora ishte në rrevoltë totale.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Në Fier, PS organizonte ato ditë një takim rajonal për të qetësuar situatën, pasi shihej rreziku i daljes jashtë kontrollit dhe përplasjeve qytetare që mund të çonin gjer në lufte civile. Duhej “frenim” politik i së keqes që po trokiste dhe këtë e kanë detyrë atdhetare ta bëjnë forcat e vërteta atdhetare, të eleminoheshin përplasjet mes qytetarëve, rrënimit të vlerave, përmbysjes së shtetit…
I deleguar i kryesisë së PSSH, ishte miku im, Namik Dokle, drejtues kryesor i PS i asaj kohe, kur kryetari i socialistëve, Nano, ishte në burgu…
Namik Dokle, me sa mbaj mend, ishte për protesta të lira, konform ligjit, arsyeve të drejta për humbjen e parave, bllokimin e tyre, vonesat dhe absolutisht kundër dhunës. kërkoi të dinte nga drejtuesit e PS në Vlorë, kush i organizonte demonstratat dhe a kishte ndikim politik PS e Vlores ( dhe rretheve të tjera ) tek protestuesit.
Përgjigja ishte: “Jo, PS e Vlorës nuk ka asnjë ndikim, qytetarët në protestë nuk pyesin për parti, ata kërkojnë paratë e humbura dhe indinjata drejtohet vetë tek Qeveria, presidenti…parrullat flasin qartë “Duam paratë tona!”, “Berisha, Berisha, ba fan cilo!” Nuk më kujtohet kush ishte drejtues i PS që foli për protestat e mëdha të Vlores, në takimin e Fierit. Ai ishte shumë i shqetsuar edhe nga mospërfillja e qytetarëve të rrevoltuar. Mbaj mend që tha qartë, sikurse të rretheve të tjera: “Gjendja është shumë shpërthyese! Askush nuk pyet për drejtimin tonë, megjithse përpiqemi ti qetsojmë, jemi pa ndikim…”
Dokle në fjalën e tij, kërkoi “ndikim të socialistëve që protestat të bëhen paqsore, dhe socialistët të mundohen të jenë frenues të dhunës, të shfaqen hapur kunder dhunës, vëllai, shoku, miku te ndaloi vëllain agresiv, shoku shokun, miku mikun, të bllokohen raprezaljet në qytet, të rritet përgjegjësia politike, për ruajtjen e institucioneve shtetrore…”
Takimi i Fierit i PS, kur kishin nisur protestat për paratë, duket qartë sot kishte “dorë të fshehtë serbe…u fol gjatë për simbolin e tre gishtave, simbol i serbëve, por pak kush kuptoi se ishin të ardhur shqipfolës ata, mercenarë të paguar nga Millosheviçi, që donin me çdo kusht protesta të dhunshme, shkatërrim djegie dhe vrasje …Shkaku, pretekst, bllokimi, humbja në firmat piramidale, pasi urrejtja qytetare për humbjen e parave ishte “benzina” që, tashmë, Berisha e kishte derdhur mbi gjithë vendin, kur në një përgjigje, për amerikanët ( mos gaboj FBI) kish deklaruar publikisht se “paratë e shqiptarëve në firmat financiare janë të pastra!”
Gjithshka më pas dihet, gjer tek kokmushkësia e Saliut të bëhej president i rizgjedhur kur tymi, zjarri dhe vrasjet kishin pushtuar vendin e sidomos jugun, ku mediat italiane dhanë shifren mbi 2500 veriore të vrare në jug dhe mbi 1500 jugorë…Avionë me armatim përfunduan në Itali, kurse në Berat u hodhën në erë tunelet e mëdha, plot armatim të Palikështit, dhe shperthimet ishin shumë tronditëse. Ato armë, municion e artileri, 40 tanke të djegur në Poshnje, ( shiko gazetën Berati- vizioni eurosocialist,- dhe ZP, nuk shkuan në Kosovë, si pretendon sot Berisha, por është ai vet dhe Millosheviçi që ja hoqen edhe si pasuri edhe si mbrojtje Shqipërisë dhe shqiptarëve. Enigmë dhe sot, kush hodhi në erë tunelet e Palikështit, kush dogji 40 tanket në Poshnje. Millosheviçi kish deklaruar jokotësisht, “me një çetë gjahtarësh, unë e pushtoj Shqipërinë! Ne financojmë me 6 milion dollarë, agjentet tanë në Shqipëri dhe Kosovë…
Kosova mori armatim nga Shqiperia, por mori shumë pak dhe jo për meritë të Berishës, por të atdhetarëve te vërtetë, nga Saranda në Tropojë, pasi kuptuan mirë situatën, dhunën e perdhunimet e shumta në Kosovë dhe vetkontribuan në mënyra të ndryshme, Kosova të shkëputej nga Serbia, të ishte vend i lirë! Saliu për shkaterrimin e vendit, tunelet me armatim hedhur në erë, meritonte dhe meriton përherë, përbuzjen e Kosovës!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.