Lamtumirë, Arben Shaka, artist i shquar i një kohe që të jepte vlera, nëse vërtetë i kishe ato!
Jemi njohur në Kuçovë, kur erdhe në një takim përvojash me shtepitë e pionierit, ndejtëm e drejtuam sëbashku, pamë koncerte të pionierëve, folëm e diskutuam për të rritur më tej vlerat…
Asnjëherë nuk e humbëm respektin për njeri tjetrin, dhe që në fillim je shpallur veprimtar në Lëvizjen Shqiptare 5 yjet- Tirana. Pavarsisht moshës dhe vështirësive te jetes, përherë shprehje në rjet social mendime dhe ide vetem qytetare dhe atdhetare, asnjëherë në mbrojtje a ndihmë të partive ideologjike që i thumboje me artin tend të shkëlqyer të humorit!
E papritur ikja nga kjo botë plotë probleme!…
Gjithmonë do të kujtojmë humorin tend plote shendet për fëmijët, rininë, qytetaret!
U prehësh në paqe, miku im dhe bashveprimtar në Lëvizjen Shqiptare 5 yjet!