16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Luan Shmilli

E pabesueshme por e vërtetë!
Ndahet nga jeta
Pelivan Shatri,May be an image of 1 person dhe sitting
njeriu që në postmonizëm ka dhënë kontributin e tij të veçantë në PS të Beratit dhe pluralizmin e qytetit, publicist dhe prefekt i rrethit!
Sëbashku kemi punuar jopak kohë, në ato kohë vështirësie të mëdha; shpesh në harmoni dhe rrallë në kontradiksion mendimesh, idesh, veprimesh partiake e qytetare…
Pelivan Shatri mbetet, sipas meje, në përshtypjet e socialistëve të rrethit e më gjerë, njeri gjithmonë dinamik, i gjallë, punëtor, temperament ekspresiv, kundërshtues, argumentues, vetveprues!
Si nënkryetar i PS që në fillimet e saj luftarake, ai punoi pa u lodhur të konsolidonte PS në momentet më te vështira, kur dhe një pjesë e madhe intelektualësh të qytetit gjer dhe ish komunistë, rendën drejt PD, ku shiheshin privilegje të reja dhe kishte një frenim të të persekutuarëve të vertetë që rendjen e “grykësave” me të drejtë e shihnin si pafytyrësi të këtyre “intelektualëve”!
Pelivani mbetet një nga kuadrot solide të pluralizmit, që i dha shumë qytetit të tij, pavarsisht se këmbëngulja e tij për të realizuar qëllimin me cdo kusht, ndonjëherë binte ndesh dhe korrigjohej shpejt nga vetja e tij dhe argumentat e kolegëve në PS dhe drejtimin e prefekturës!…
Kalimi në pozicion tjetër larg PS që e konsolidoi me duartë e tij dhe të shumë shokëve, anëtarëve, duhet parë më shumë, sipas meje, nga pasrrjedha e viteve 2000 ku, nën influencën e etheve për pushtet dhe SUNDIM të PD, edhe PS e pasviteve 2000, ra nën këtë vorbull korrupsioni e papërgjegjësie gjë që, duket edhe sot, shkoi gjer në ndarje duke u krijuar LSI tek e cila besonte Pelivan Shatri, se mund të luftonte padrejtësitë, tarafet, korrupsionin, por si më tregonte, pak vite më parë, “ika nga shiu dhe rash në bresher!” Më shumë se i “përfituar” nga LSI ndihej i dëshpëruar, i traumatizuar!…
Eshtë koha, ku pësoi dhe atak kardiak…edhe nga këto diziluzione parimore!
I fundit takim me Pelevanin sebashku me Dashnor Kuçin, kur pamë kanalizimet e reja të pedonales, me tuba joshumë funksionalë, sipas të treve pasi nuk do përballohej piku i ardhjes së ujrave nga kodrat e qytetit dhe dalja e lumit Osum. Jam i bindur tha, se “do përmbytet pedonalja, por kush dëgjon, nuk jemi në kohën e dëgjimit të një socialisti…jemi në kohën e komandimit nga lartë…” dhe fjala i doli shumë shpejt, dhe ai pa me dhimbje e sy përmbytjen që sërish rrezikon…
Pelivani nuk jeton më, fizikisht, por jeton si politikan, prefekt i Beratit, si bashkëthemelues i gazetës socialiste “Berati-Vizioni eurosocialist”, si qytetar dhe si familjar i rregullt. Ikja e tij është e trishtueshme, jo vetëm për familjen, por dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, punuar, zgjidhur probleme ! E mori Kovid 19 shumë para kohe! Trishtim!
Nuk do të harrojmë, kolegu dhe miku ynë luftarak në kohërat më të vështira të fillim pluralizmit në Berat!
Ngushëllime familjes!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.