13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Luan Zhuljeta Kalana

 SHETITJE  ME  SHPIRTRAT

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

       …të pavdekshmet Nenat  shenjtore  dhe te shtrenjta 

Mora rrugën për në qiell të takoja shpirtrat,se më mbeti peng,

nuk e shlyej dot,nuk mund ta harroj ,as me lot e as me fjalë,

kur ndëroi jete Nena ,u këput si mollë e pjekur,e ra përdhe,

nëntdhjet vjecare,por nga mendja e freskët  si vajzë e re ,

jetimja leskoviqarja devolleshë,ju shtri dheut si perendeshë,

dhimbjen s’e kisha pprovuar ,plagë që s’shërohet mbi dhe….

Kur iku Gruaja,pa e besuar ,fluturoi si zog në qiell mbi re,

doli nga shtëpia më këmbë,të kuronte plagët,na iku nga duart,

E qeshur e gjallë,na la pa fjalë,s’kemi për ta besuar,por s’ështe më.

Shëtis në qiell,ti takoj si shpirtra,dua ti përqafoj,s’arrita ti puth,

ky Covidi-19 kolerë,na ndau për së gjalli,nuk iu ndodhëm pranë.

Nena  ndëroi jetë në  Elbasan,Gruaja ndaloi frymën në spital.

dua ta puth cdo ditë Mamanë në ballë,Gruan në buzët margaritarë. 

si ikët kështu ,papritur pa menduar,u shndëruat në shpirtra,në fjalë?!

Unë shtegtari mërgimtar,do shëtis me Ju në qiell,derisa të jem gjallë……

@ Juaji për jetë,në zemër e në qiell. -L.K.

Dhjetor 2021 -Florida SHBA.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.