14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Luciano Levri faleminderit për shpresën, dashurinë dhe mbështetjen ndaj komunitetit rom-egjiptian në Lezhë.

Luciano Levri faleminderit për shpresën, dashurinë dhe mbështetjen ndaj komunitetit rom-egjiptian në Lezhë.
U prehsh në paqe!
Ora shënoi 19:00 e datës 13 shtator 2020, kur në Romë pushoi së rrahu zemra e misionarit marianist Luciano Levri, i cili ishte sa italian po aq edhe lezhjan.
E kush nuk e njihte në Lezhë këtë misionar i cili për 20 vite solli shpresë, besim dhe gëzim veçanarisht në familjet e komunitetit rom – egjiptian.
Gjithnjë i buzëqeshur dhe i palodhur në krye të misionit të tij, Luciano hapi dhe drejtoi qendren ” Shenjta Mari” në Lezhë e cila për afro 20 vite ka shërbyer për arsimimin e integrimin e fëmijëve të komunitetit rom-egjiptian. Kush më mirë se ky misionar mishëroi tolerancen fetare, për të cilen ne shqiptarët njihemi në mbarë boten, një misionar katolik në shërbim të fëmijëve të familjeve të besimit mysliman.
Çdo vit kjo qender frekuentohej nga 150-200 fëmijë rom-egjiptian të cilët merrnin mësime falas si edhe nga një pako ushqimore çdo muaj.
Siç është shprehur në sa e sa intervista Luciano Levri, kushti i vetëm i pranimit të fëmijëve në këtë qendër ishte që ata të ndiqnin shkollat publike, dhe më pas merrnin mësime shtesë dhe argëtoheshin e integroheshin tek kjo qendër, si edhe të mos kërkonin lëmoshë rrugëve.
Luçiano ka bërë për këtë komunitet më shumë se çdo qeveri, më shumë se çdo institucion shtetëror, më shumë se çdo drejtues bashkie në këto 20 vite.
Luciano ishte më shumë se sa një prind për këta fëmijë të cilët gjenin tek Luçiano dashurinë, respektin dhe mbështetjen më të madhe.
Do të risjell në kujtesë një deklaratë të Vëlla Luçianos në vitin 2016, kur iu dha çmimi i Filantropisë, duke shpresuar që ëndrra e tij të vazhdojë.
“Jam vëlla Luciano Levri, rregulltar marianist. Ju falenderojme për këtë çmim të dhënë, mbi të gjitha për fëmijët e komunitetit Rom të qytetit të Lezhës, të cilët duan të fitojnë të drejtën për të shkuar në shkollë. Që prej 14 vitesh punojme me fëmijët e komunitetit Rom të Lezhës për shkollimin e tyre. Është një punë e vështirë, plot me disfata dhe fitore, ku duhet shumë durim e vullnet për të mos i mbyllur derën askujt.
Këtë vit kemi regjistruar në shkollën shtetërore të Lezhës nga klasa e parë në të nëntën 180 fëmijë Rom, 60 fëmijë i kemi regjistruar në çerdhe dhe kopshtet shtetërore të qytetit të Lezhës, në gjimnazin shtetëror 25 të rinj dhe 8 të tjerë që frekuentojnë falas gjimnazin privat të etërve Rrogacionistë. Ndjekim gjithashtu edhe 5 vajza Rome që kanë filluar Universitetin në Shkodër.
Jemi tashmë një ushtri… dhe Lezha është shndërruar në një laborator mikpritje, ku përmes sfidave dhe fitoreve po mësohet gradualisht të jetohet në diversitet.
Dhë gjëja më e bukur është se fëmijët Rom janë të gjithë Mysliman ndërsa unë dhe stafi im jemi të gjithë Katolik dhe bashkëjetojmë shumë mirë duke respektuar njëri- tjetrin.
Besoj se çelësi i eksperiencës tonë është lidhja e fortë ( marrëdhënia) që ne kemi. Po , janë të rëndësishme projektet, mbështetja në distancë… por më e rëndësishme është marrëdhënia që kemi ndërtuar me fëmijët Rom dhe me familjet e tyre. Sforcohemi që marrëdhënia jonë të jetë nga të dyja anët e barabartë, por nuk e di nëse e kemi arritur këtë gjë. Pas shumë vitesh punë, kemi mësuar një gjë shumë të rëndësishme : që ndryshimi është i mundur përmes dy kushteve: 1) nëse u jepet një ëndërr dhe 2) nëse nuk i lëmë të vetëm për t’a realizuar atë… Dhe ëndrra që të gjithë kemi është që të gjithë fëmijët Rom të Lezhës, në mëngjes, në çantën mbi shpinë, të kapur dorë për dore, të mund të shkojnë në shkollë e të mësojnë të jenë persona të lirë e të përgjegjshëm.
Ju ftoj edhe ju sot të bëni tuajën këtë ëndërr. Në një manifestim në Recife të Brazilit , valëvitej një banderolë e madhe ku shkruhej: Kur ëndërron një person i vetëm – ëndrra mbetet ëndërr, por për të njëjtën ëndërr nëse jemi të shumtë, ëndrra vetë është fillimi i një realiteti. E jemi të sigurtë se edhe Zoti ëndërron bashkë me ne .
Faleminderit.
Vëlla Luciano Levri”
Lindita Kokaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.