“KUJTIMET E NJË USHTARAKU”
-Një jetë në shërbim të Atdheut-
-Bashkëbisedim me zotin Ndue Sanaj-
I dashur Ndue, mbas një pune disa vjeçare, më në fund i shkrove kujtimet e jetës dhe punës suaj ushtarake, i botove në një libër, me një paraqitje mjaft serioze, për të cilat jo pak me thoshe, se jam duke punuar të hedh në letër kujtimet e mia më mbreslёnëse të jetes sime ushtarake, prej 45 viteve dhe të thosha mirë bën. Në vleresimin tim, të them me bindje të plotë: Të lumtë mendja e dora për këtë arritje të madhe, e cila është diçka ndryshe nga botimet e zakonshme.
Zoti Ndue!
Ne jemi shokё e miq prej shumё kohё, i jemi drejtuar njeri-tjetrit thjeshtё dhe pa shume etiketa. Por nё rastin e kёsaj interviste do tё shkeputem disi nga ajo sjellje dhe nga ky moment e deri në fund tё bashkёbisedimit do tё jeshё njё ushtarak i lartё, njё Kolonel, por shumё aktiv nё jetёn e pёrditshme edhe sot pavarёsisht moshёs relativisht jo tё vogёl.
Tani, pasi libri doli, si e ndjejnë veten kolonel Ndue Sanaj?
Përgjigje: Kisha kohë që punoja për ketë libër, po tё thuash hapat e parë i kam hedhur që në vitin 2008, por shumë punova në vitet e fundit. Sigurisht mbaja një “peshe” tё rendё se, jo vetëm do tё lirohesha nga ajo marrje përsipër, nga një detyrë që i kisha vu vetes, që mё në fund do tё botoj jetën time ushtarake, jo pak dhe tё familjes sime, prej 45 viteve. Por dhe jetën e mbi 2500 personazheve, që nëpërmjet tyre, jetën e tё gjithë ushtarakeve tё ushtrisë shqiptare, që nga ushtari mё i thjesht, që nga rezervisti, vullnetari, rinia e studenti mё i thjesht dhe deri te ushtaraku i nivelit mё i lart, deri te niveli i Ministrit tё Mbrojtës, që me aq idealizëm punuan në shërbim tё atdheut e popullit.
Pra, e ndjejё veten mirё, e ndjejё veten tё liruar nga kjo peshё. Madje dhe mё tё lehtë, pas komunikimit me publikun nëpërmjet TV “Rozafa” dhe TV1-Channel, për tё cilën falënderoj gazetarin Simon Shkreli e gazetaren Linda Kavaja, që ma krijuan ketë mundësi.
Ideja e realizimi është e madhe, por mendoj se është me interes të dihet, se si të lindi ideja të shkruash jetën tënde ushtarake se, nuk është lehtë, duke pasur parasysh jo vetëm një jetë të tërë, prej 45 viteve, por dhe një marrëdhënie me shumë personazhe civile e ushtarake të të gjitha niveleve?
Përgjigja: I nderuar Luigj, dua tё them diçka mё shumë, duke filluar që në themelimin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”! Unё kam pasur mundësinë tё shkruaj me dhjetëra metodika për përgatitjen e kuadrove, tё komandave e shtabeve, por edhe tё trupave, që secila shkonte deri në 200 faqe dhe tё shoqëruar me disa harta tё shkallëve tё ndryshme, sipas nivelit tё stërvitjes, dhe megjithatë nuk merrja guximin tё shkruaja në shtyp. Shkrimi i pare në shtyp, në gazetën “Ushtria”, e kam shkruar në muajin qershor 1995, me titull “Roli i komandantit tё skuadrës”. Shoqata ishte ajo, që na nxiti tё shkruajmë, duke nxjerre gazetën e saj, me emrin “Dukagjini”. Me ketë rast falënderoj tё gjithë bashkëpunëtoret, por në mënyrë tё veçantë Luigj Shytin, Prele Milanin, Lazer Kodrën, Lulash Brigjen, Lazer Stanin e tё tjerë, që në shembullin e tyre, mё hipi njё fare “xhelozie”, sigurisht për mirë, tё shkruaj dhe unë.
Një rast, po i tregoja Mjeshtrit tё Madh, Fadil Krajes, një moment tё jetës sime në Has, kur isha në detyrën e Komandantit tё Brigadës… Në fund tё tregimit, Mjeshtri mё tha:
-Ndue pse nuk shkruan, se tregon mirë, çiltër dhe rrjedhshëm…
-Unë qesha dhe e falënderova, por vetes i thash, pse jo?! Erdha në shtëpi dhe duke biseduar me Verën, ketë takim me Mjeshtrin, Vera mё nxiti pak mё shumë dhe mё tha:
-Pasi shkruan, pse tё mos shkruash dhe libër …
Pas botimit tё librit tё parë, me titull “Dukagjini, Shqipëria ime aty”, publicistikë, studimin me titull “Gjurajt”, me bashkautorët Arben Gjuraj e Vat Gjoni, “Historikun e familjes Sanaj”, gradualisht i erdhi radha dhe këtij libri. Siç e theksova mё larte, herët kam filluar, por vendosur e kam pas vitit 2008 dhe mё me këmbëngulje, punova në vitin 2018-2020. Një jete e tёrё, 45 vite, që nga mosha 15 vjeç e deri në moshën 60 vjeç, në detyra nga mё tё ndryshmet, nga detyra e komandantit tё skuadrës e deri në detyrën e Komandantit tё Brigadës e tё Shefit tё Shtabit të Divizionit, punuar në shumë vende, kryesisht në Veri tё vendit, që nga Salisalltiku i Krujës, Tirana, Bushati, Puka, Kelmendi, Vaudejёsi, Hasi, Kukësi e Shkodra dhe në rrethinat e tij, mendova gjithë ketë jetё e punë ta hedh në letër dhe nesër në një libër. Mendova tё paraqes një eksperience për jetën e punën e ushtarakut, kryesisht tё marrëdhënieve me njerëzit në kryerjen e detyrave, pa tё cilën nuk mund tё kruhet asnjë detyre. Pastaj, pasi hodha materialin bruto dhe vendosa ta botoj, u konsultova me Kolonel Flamur Muçen, i cili pasi e lexoi, mё nxiti dhe mё shumë, që ta botoj librin. Në ketë mes kam ndihmesën edhe tё N/kolonel Dede Zhivanit, tё N/kolonel Ndoc Selimit (i cili, fatkeqësisht nuk jeton mё), poetit Lazer Kodra (redaktori) dhe tё profesor Gjergj Perluca, tё cilët i falënderoj shumë, jo thjeshte për punën që bën, por mbi tё gjitha për kurajën që mё dhanë.
Zoti kolonel, në çfarë rrethanash të lindi ideja të përzgjidhje profesionin e ushtarakut? A mund t’i parashtroni idetë që do t’i motivonin të rinjtë për të përzgjedhur këtë profesion?
Përgjigja: Në fillim, me mbarim e shkollës 7 vjeçare, nuk kisha asnjë ide për t’u bёrё ushtarak. Kisha idenë, se duhet tё vijohet shkolla dhe mё pëlqente profesioni i mjekut. Ky profesion ishte ideja ime, dëshira ime dhe për ketë pata bere kërkesën me ndihmën e Dede Marashit, i cili ishte rreth 5 vite para meje, djalë prej Thethi e nip Gjuraj, që banonte dhe banon në Lezhë. Pasi u miratua kërkesa dhe mё erdhi thirrja, që me datën 1 shtator 1958 tё paraqitsha në shkollën e mesme mjekësore Tiranё, ndodhi njё diçka, qё as nuk mё shkonte nё mend.
Çudia ishte: Sekretari i Parë i Komitetit tё Partisë sё rrethit Lezhë, Rebani Shehu, na thërret nё zyrё. Ishim zgjedhur 15 vete, nder 60 nxënësve që u ishte miratuar e drejta e vijimit tё shkollës, në Tiranë, sigurisht në shkolla tё ndryshme. Ai na kishte thirrur, që ne tё shkonim në shkollën e mesme tё përgjithshme “Skënderbej”! Unë isha në liste i 15-ti. Tё 14-tё tё paret nuk pranuan tё shkonin në ketë shkollë. Na erdhi radha dhe me babën Dodë, hymë brenda në zyrën e Sekretarit, i cili na priti sikur njiheshim prej kohesh.
Në mes tё tjerave, mё tha:
-Ndue, ti ke bёrё kërkesën për në shkollën e mesme mjekësore … Dakord, por kemi menduar tё tё bëjmë mjek plotësisht, por me një ndryshim, se do tё jeni i veshur ushtarak….!
Unё, menjëherë, pa pritur babën tё flas, i them:
-Plotësisht dakord shoku Sekretar, mjafton që tё dal mjek!
Ai u ngrit në këmbë, mё puthi nё dy faqet dhe me uroj vijimin me sukses tё shkollës …
Prit e prit dhe nuk me erdhi asnjë përgjigje! Nga fundi i muajit shtator vjen në shtëpi një mik i jonë, N/Kolonel Rifat Laze, dhe pasi u njoh me këto veprime dhe rrezikohesha, që për atë vit tё mos vijoja shkollën askund, pas tre ditëve na dërgon telegram tё paraqitemi në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Tё mos e zgjatim shumё, shkollës mjekësore i shikoja vetëm muret, kur dilja në liridalje …
Nuk ishte e lehtë tё mësohesh me kolektivin e nxënësve, jo vetëm që nuk ishim mësuar, por aty kishte nga tё gjitha rrethet e Shqipërisë, sigurisht mё shumë nga Jugu, me mendësi nga mё tё ndryshmet, dhe me nivele tё ndryshme kulturore. Unë, aty mësova tё lexoj libër tjetër, jashtë shkollor që i thoshin. Kishte nxënës me nivele tepër tё larte, si Ali Vukatana nga Shkodra, Ilia Kongo, Fuat Çeliku, Adem Çobani e tё tjerë, tё cilëve mё shumë u dëgjohej fjala atyre, se sa drejtuesve tё shkollës.
Tentova dy tri here tё largohem nga shkolla, po sa hipja në makinё, menjëherë mё kujtoheshin porositë e babës, që në mes tё tjerave mё pati thënë:
– Në qoftë se largohesh nga shkolla, tё mos e kalosh Urën e Matit, por tё hidhesh në ujët e lumit …!: Zbrisja nga makina e shkoja në shkollё. Mё nё fund, u futa pastaj shoqërisë, mësimeve, sporteve tё ndryshme dhe në përgjithësi eca mirë, në veçanti në lendet e matematikes dhe historisë.
Kjo shkolle ishte e jashtëzakonshme, jo vetëm që tё jepte kulturё tё përgjithshme tё mirë, tё një niveli tё lartë, por edhe tё mësonte me rregullat ushtarake që në ketë moshe, pa tё cilat nuk mund tё behësh ushtarak karriere. Me shumë respekt kujtoj dhe sot mësuesen e historisë Drita Hajro, mësuesin e fizkulturës Ismet Bellova e Bekush Birçe, mësuesin e fizikes, matematikes e triagometrisë, Virion Xinxo, mesuesit e letërsisë, Sadete Kasa e Bestar Kongoli, mësuesen e rusishtes Shpresa Shehu, mësuesen e anglishtes Nina Agolli e Marie Nano, komandantin e shkollës Kolonel Luto Haxhiu e komandantin tone, kapiten Mustafa Kllogjeri.
Dhe kështu ngadalë ngadalë, dal në përgjigje tё pyetjes suaj, nuk e pata idenë tё bëhesha ushtarak, por u mësova me jetën ushtarake, me shoqërinë mjaft tё mirë, sa dhe sot kujtohemi me shumë respekt, me mall e dashuri për njeri-tjetrin. U bëra ushtarak karriere, pasi përfunduam studimet për oficer në shkollën e bashkuar, atëherë me emrin “Enver Hoxha” dhe në muajin nëntor 1964 mora detyrën për tё shërbyer në trupa dhe filloj jeta e ushtarakut tё ardhshëm në shërbim tё atdheut e popullit.
Ushtria është pjesë e strukturës sё shtetit. Nuk ka shtet pa forcën e armatosur, pavarësisht madhësisë sё saj dhe kjo forcё kërkon ushtarak tё përkushtuar, idealistë. Prandaj, duhet tё rinjtë e tё rejat ta duan jetën ushtarake, për tё cilën mё parë tё shkojnë në shkollё ushtarake, tё bëhen ushtarak, që patjetër kërkon sakrifica jo vetëm personale, por dhe familjare, tё cilat duhen tё pranohen me bindje tё plote, duke ndjerë krenarinë e duhur në shërbim tё vendit tё tij, në shërbim tё paqes …
Më ka tërhequr vëmendjen, se në çdo vend ku keni punuar, keni shkruar dhe dhёnё tё dhёna mbi historinë e tij! Ishte një thirrje e jote brenda vetvetes apo kishit ndonjë detyrim, apo rekomandim të mësonit historinë e vendit ku punoje? Pra, a mund të përshkruani shkurtimisht, përse është e domosdoshme të njihet historia e vendit, ku vendosen njësitë ushtarake?
Përgjigja: Në shkollën ushtarake “Skёnderbej”, fillova tё ndjejë për historinë, aq sa isha dhe nxënës i mirë. Pavarësisht se isha nga Dukagjini, aty mësova historinë e Dukagjinit e tё Shkodrës. Mësueses Drita i kishte bёrё përshtypje, që unë nga do, ose me këdo që bisedoja, thosha se jam nga Dukagjini! Ajo jo vetëm u bë gati nëna e dyte për mua dhe për tё gjithë skёnderbegasit, por mё dha literaturë tё veçantë tё mesoja mё mirë e mё shumё për historinë e Dukagjinit. Kjo është mësuesja e parë, që mё nxiti tё mësoj historinë në tërësi dhe tё secilit vend në veçanti. Ajo na thoshte, se nuk mund tё bëheni ushtarak karriere pa njohur historinë. Historia ka tre element përbërës sё saj. Ka njeriun, terrenin e kohen. Pa këto tre element nuk mund tё quhet histori. Ushtaraku nuk është historian, por e mëson historinë, sepse në veçanti historinë e luftërave tё zhvilluar, që kane pasur në të sasinë e forcave e mjeteve, kanë pasur kohёn e terrenin, që janë zhvilluar ato. Pra, jo vetëm mëson për kulturё, por dhe për vlerat patriotike e luftarake tё banorëve ku ishte vendosur batalioni, brigada apo njësia e bashkuar. Nga ata banorë përbëhej dhe efektivi i tyre dhe kuadri ushtarak karriere duhet tё mbeshtesh në këto vlera atdhetare, por dhe mbi mundësinë e zgjidhjes sё situatave tё ndryshme luftarake, që janë zhvilluar.. Pra, ishe një domosdoshmëri e njohjes sё historisë sё vendit tё vendvendosjes, dhe në veçanti për ngjarjet luftarake tё zhvilluar në atë hapësirë tё vendvendosjes.
Si te mos njohësh historinë e Kukësit, tё Hasit, tё Kelmendit, tё Shkodrës, tё Vaudejёs, tё Bushatit apo tё vendeve tё tjera, për tё cilat ndjeje krenari, ndjeje një motivim mё shumë për tё punuar.
Më kanë tërhequr vëmendjen të gjitha pjesët e këtij libri, por më shumë më ka tërhequr vëmendjen marrëdhëniet të mira, por më shumë jo të mira me kolegun tuaj, komisarin e njësisë, Brigadës dhe në veçanti me ata, që në vitin 1975 i sollën në ushtri nga jeta civile, kryesisht me funksione të partisë në pushtet! Problem ishte funksioni apo personi, i cili ishte në ketë funksion?
Përgjigje: Mbas Çlirimit tё vendit, në veçanti pas vitit 1948, në ushtri u hoq funksioni i komisarit dhe u vendos në organiken e njësive, regjiment-brigadë e lart, funksioni i Z/komandantit për punë politike. Pra, komandanti përgjigjej për gatishmërinë dhe për edukimin e efektivit, për ti ndërgjegjësuar ata, për tё zbatuar detyrën luftarake. Unë kam qenë i ri kur u vendos funksioni i komisarit në tё gjitha nivelet kompani, bateri e larte. Atëherë isha komandanti kompanie në Urshek (Kashar). Në vitin 1966, muaji maj u hoqën gradat në ushtri dhe u vendos funksioni i komisarit. Komisari kryesisht kishte detyrën tё edukonte efektivin për ta ndërgjegjësuar atë për tё kryer detyrën luftarake. Komandanti e Komisari kishin tё drejta e përgjegjësi tё barabartë. Në pranverën e vitit 1966, në shtëpinë e ushtarakeve në Shkodër, në takim me kuadrot e Korpusit tё Shkodrës, Enver Hoxha mori një takim dhe në mes tё tjerave kishte dalë, se cili prej tyre do tё ishte mё i parë. Enveri, kishte dhënë ketë përgjigje: “Komisari i mençur rrinë prapa komandantit dhe kishte luajtur të dy duart, here majtas e here djathtas”, çka do tё thoshte, se “kali” ishte komandanti dhe “kalorёsi apo karrocieri” ishte komisari. Ndoshta unë e konceptoj jo drejte, por kjo do tё thoshte: Partia në komande dhe për gjithçka do tё vendoste partia. Mё vonë, në vitin 1975, pas “puçit ushtarak”, u vendos dhe Sekretari i Partisë, në veçanti në brigadё e lart. Pra, komandanti ishte në mes tё komisarit e sekretarit. Madje jo në pak raste komandanti ishte i “treti”!
Nuk kishte asnjë tё keqe, se pse ishte dhe funksioni i komisarit, për ata qё e kuptuan përgjegjësinë e detyrës. Ishin jo pak komisar, që kanë pasur një respekt tё padiskutueshëm në njësi, dhe ketë respekt e kishin fituar me punën e tyre. Tё tillë mund tё përmend komisarin e Korpusit tё Pukës, Rrahman Kumbaro, me origjinë nga Libohova, që ishte i jashtëzakonshëm, punëtor, i dijshëm e punëtor i pa lodhur. Gjithashtu ishin edhe Fatri Bala, komisari i BrK në Kukёs, Dede Lleshi e Llukan Garo në Shkodër. Cilësova këta, se me këta mё ka takuar tё punoj, se mund tё kishte dhe tё tjerё nё ushtri. Megjthatё kishte dhe nga ata, që merreshin me “detyrën” për tё regjistruar ku shkon komandanti … apo, për tё vu veton në raport me komandantin. Pati dhe nga ata, që ishin tё pa sinqerte …, siç mё ndodhi mua, në muajin qershor 1982, në kohёn kur isha komandant brigade në Has, që për mos sinqeritetin e komisarit u dënuam 21 kuadro, pa pasur asnjë përgjegjësi direkt.
Për vendosjen e këtyre funksioneve, ishte dhe është e qartё, se duhej nga Partia në pushtet tё kontrollonte punën në ushtri. Ashtu siç është dhe sot, që Ministri i Mbrojtjes është përfaqësuesi i Qeverisё dhe me një kabinet tё veçante, sepse Qeveria duhet tё kontrolloje zbatimin e politikes apo mё mirë tё zbatoi programin e saj në ushtri, në Forcat e Armatosura. Te ne, e njëjta mendësi vijon ende në këto 30 vite tё pluralizmit, që Shefi i Shtabit tё Përgjithshëm është vendosur e po vijon tё vendosen politikisht, me qellim për ta pasur në dorë dhe në dispozicion politika nё pushtet.
Në libër jeni ndalur dhe keni dhënë opinionin tuaj mbi bazën e takimeve me ish gjeneralët e Ushtrisë Shqiptare, në përgjithësi jo të mirë, me përjashtim të dy prej tyre! Pse jeni ndalur dhe keni dhënë mendimin tuaj?
Përgjigje: Nё përgjithësi këta Gjeneral vinin nga radhët e kuadrove të njësive tё Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Këta pas luftës, u dërguan në shkollat ushtarake në Bashkimin Sovjetik, u kualifikuan dhe u aftësuan shumë dhe me përvojën e Ushtrisë së Kuqe, e cila përballoi me sukses hordhinë naziste hitleriane. Pra, kishin mundësi të merrnin përvojën e duhur dhe të vinin në vendin tone, siç erdhën në krye të njësive taktiko-operative e strategjike të Ushtrisë sonë dhe përvojën teorike e praktike ta zbatonin në vendin tone, sipas kushteve tona, të një vendi të vogël, në një terren po të thuash malor dhe me një popullate të vogël. Këta sigurisht që punuan, punuan shumë për përgatitjen e ushtrisë, modernizimin e saj e të tjera e të tjera. Por, (në analizën time, në mendimin tim), përvojën e tyre teorike e praktike që morën në Bashkimin Sovjetik, u munduan ta praktikonin në vendin tone, duke krijuar Armatat dhe u krijuan, të cilat ishin të pa manovrueshme për vendin tone të vogël, në hapësirën tone malore. Më vonë kaluan ushtrinë në sistem Korpusi, po të thuash me të njëjtat hapësira e detyra. Po, më vonë, në hapësirat, zonat e mbrojtjes të këtyre Korpuseve, u krijuan gati nga tre Korpuse më të vegjël. Për shembull, Korpusi i Burrelit, po të thuash ishte në hapësirën e Armatës së Veriut, me të njëjtën Zonë Mbrojtje, në ketë hapësirë gjeografike u krijuan tre korpuse, Korpusi i Shkodrës (K9K), Korpusi i Burrelit (K7K) dhe Korpusi i Pukës (K5K). Pra, u deshtën disa dekada të kalohej ushtria në sistem Divizioni. Në majin shkurt të vitit 1983 ushtria kaloi në sistem Divizioni dhe u krijuan 22 Divizione Këmbësorie, në hapësirat e Zonave të Mbrojtës së 9 Korpuseve të Këmbësorisë. Pavarësisht, se këto ndryshime në ushtri miratoheshin nga Këshilli i Mbrojtjes, por këta gjeneral kishin rolin e përgjegjësinë tyre. Të gjitha këto, që ishin çështje konceptesh, nuk ishin asgjë para marrëdhënieve me njerëzit. Këta gjeneral kaluan në kastë, duke e konsideronin veten gjithçka në ushtri, se pa këta nuk ka ushtri e të tjera. Këta i shtypnin kuadrot, deri dhe i ofendonin pa asnjë problem dhe pse oficeri ishte para vartësve. U kthyen në “pashallarë”. Dolën shumë barsoleta, të cilat nuk ulnin vetëm rolin e këtyre gjeneralëve, por dhe dinjitetin e ushtrisë. Në vitin 1972, në një aktiv të komitetit të Partisë në Shkodër, mbi mbrojtjen, Gjeneral Perit Dume, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, në mes të tjera tha: “Populli i Shkodrës bythë pambuk!” Pra, ky gjeneral nuk e kishte problem të ofendonte një popull të tërë pa menduar më gjatë … Gjeneral Hito Çiko, i thoshte oficerit “mut oficer!?” … Gjeneral Muhamet Prodani, në qoftë se nuk e priste qingji i pjekur dhe një tjetër me e marre me vete, në atë njësi apo repart behej nami e të tjera e të tjera. Sigurisht nuk kam qenë dhe nuk jam për burgosjen e tyre dhe aq më pak për pushkatimin e tyre, për aq sa dinim ne, por që ata duhet të largoheshin nga ushtria. Patjetër se, kishte nga këta gjeneral mjaft të mirë, siç ishte gjeneral Muharrem Kokomani nga Shijaku apo Nikollaq Sallabanda. Sigurisht ata u larguan, dhe ata që e morën në dore ushtrinë, nuk u drejtua më me pak aftësi e përkushtim se ata, por këta kishin dhe një diçka më të veçante, se ishin më njerëzor, më me këmbё në tokë.
Pse u arrite deri në ketë mendësi arrogance?
Duhet të nxjerrim një përfundim: Në analizën time, u arrit deri në ketë mendësi primitive të marrëdhënieve me njerëzit, nga qendrimi gjatë në të njëjtën detyrë, krijonte ketë mendësi. Për ata nuk kishte mandat! Qëndronin në krye të këtyre detyrave deri në daljen në pension apo të shkelnin vijën e partisë në pushtet. Kjo mendësi ishte në gjitha strukturat e shtetit shqiptar në ato vite. Një anëtar byroje politike qëndronte deri sa dilte në pension (madje dhe deri sa nuk mund të çohesh!) apo shkelte vijën e partisë në pushtet. Po kështu ishte dhe për kryetarin e kooperativës apo për drejtorin e ndërmarrjes dhe një kryetar komitetit.
Në vitin 1999, i dërgoj Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura një letër, që në mes të tjerave i shkruaja dhe për ketë çështje: “Komandant e njësive të kishin një mandat të caktuar, për tre apo më shumë vite, por ama të kishte mandat, dhe deri te funksioni më i larte në ushtri…”. Dhe ky Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, jo vetëm që nuk më kthej përgjigje, por ja kaloi Ministrit të Mbrojtjes, që dhe ky nuk u mor me atë çështje … Çka tregon, se ende vijonim në të njëjtën mendësi, si në kohen e Monizmit.
Zoti Kolonel, jeni ndalur gjatë në jetën tënde ushtarake, në të gjitha detyrat që jeni emëruar, diku më shumë, diku më pak me anët e mira dhe jo të mira. Natyrisht ato tё kanë lanë mё shumë mbresa dhe i keni paraqite nëpërmjet librit, por a keni momente tё tjera që janë interesante për lexuesin?
Përgjigja: Po, ka dhe mbresa të tjera, që nuk janë pasqyruar në libër, të cilat jo se nuk janë të rëndësishme për jetën time dhe të kolegeve, por do të duheshin, se pakut edhe 2-3 volume të tjera, në të cilat mund të shkruheshin e të botoheshin të gjitha. Vetëm jeta familjare në ushtri dhe në përgjithësi jo vetëm e familje sime, por për të gjitha familjet e ushtarakeve mund të botohet një volum i veçante. Gjithsesi mund të paraqes shkurtimisht dy momente mjaft domethënëse:
Sё pari: Me rekomandim të Komitetit të Partisë së Korpusit, organizata bazë e partisë së shtabit të Brigadës do të bënte mbledhjen e radhës me rend-dite të diktuar: “Roli i anëtarëve të partisë dhe kuadrove të shtabit të Brigadës në realizimin e detyrave” dhe mbledhja do të bëhej me datën 25 dhjetor 1980.
Me datën 20 dhjetor më komunikojnë fillimin e lejes së zakonshme! Bisedoj me komisarin e Brigadës, Trimo Idrizin, sekretarin e byrosë së partisë së Brigadës, Mehmet Jaho dhe sekretarin e organizatës bazë të partisë të shtabit, Adem Mula, për ketë mbledhje, duke ju thënë: “Më është komunikuar leja e zakonshme dhe mё ka filluar me datën 20 dhjetor, por në qoftë se do të vijoj lejen, do të shkoje në Shkodër dhe do ta bëj lejen pranë prindërve. Në qofte se është e nevojshme për të qene në mbledhje, do t’ju kërkoj ta shtyjnë fillimin e lejes pas datës 26 dhjetor”.
Te tre, veçanërisht Mehmeti, më thonë:
–Ne, i dimë problemet që kemi, ato i kemi analizuar në linje partie dhe komande disa herë, por pasi është porosi e veçante dhe është me të deleguar, do ta bëjmë dhe nuk kemi asgjë të veçante për të trajtuar”.
Mire, ju them, – Unë nesër do të nisem për Shkodër, ju jeni tre kryesoret e organizatës dhe bëni përpjekje në ketë frutë mbledhja dhe të mos merreni me gjera që nuk kane vlere, nuk na çojnë asgjëkund dhe nuk do të zgjidhin gjë”.
U përqafuam ….
Me datën 3 janar 1981, në Shkodër, marr informacion mbi zhvillimin e kësaj mbledhje dhe për gjithçka ishte diskutuar e thënë në atë mbledhje, si ishte proceduar më tej pas mbledhjes. Pas mbledhjes së organizatës ishte mbledhur byroja e partisë së Brigadës, e cila kishte miratuar problematikat dhe masat që ishin marre në mbledhjen e organizatës dhe frymën e saj e kishin dërguar te efektivat e njësisë. Në atë mbledhje, isha kritikuar ashpër në këto drejtime:
a) Komandanti i Brigadës, Ndueja, mashtron organizatën bazë të partisë, ndryshe thotë dhe merr angazhime e detyra në organizatë dhe ndryshe vepron në praktiken e përditshme të punës! Mashtron organizatën e partisë, një kritike mjaft e rendё!
b) Mban afёr, për hatër z/komandantin për prapavijën, Murat Vukaj dhe për qëllime të këqija …
c) Z/komandanti për prapavijën, Murat Vukaj për mangësi në punё e mashtrime e propozojnë për shkarkim nga detyra … e të tjera e të tjera.
Mund tё lindi njё pyetja: Ndue çfarё u bё mё tej?
Ështё njё pyetje e drejtё, por nuk do tё ndalem, se nuk ja vlen tё ndalesh pёr kёto mendёsi meskine …
Së dyti, Pas ngjarjes së jashtëzakonshme, që u dogjën katër vete në barut, më patën pezulluar, siç e kam paraqitur dhe në libër.
Gjate kësaj kohe, shefi i degës së zbulimit i Korpusit në Pukё I. Sh, më merre në telefon dhe pasi u pyetem, më thotë:
-Komandanti im, për një germe keni për tu dënuar!
– Shefi im, ja kthej unë, – mos u bej naiv …!
Ai nuk e mendoi, se janë disa centrale telefonike, me centralistё, që të dëgjojnë dhe vërtetë e kishin dëgjuar. Madje njeri prej tyre kishte informuar atje ku e dinte ai … Për ketë mё thërrasin, sikur miqësisht në kafe dhe më pyesin se, çfarë më ka thënë I. Sh.?
Por, sigurisht nuk gjenin atë që donin …
Fjala ishte, se unë e kam emrin Ndue dhe jo Nuh …, është germa “e” dhe jo “h” …
Pra, kishim edhe episode të këtilla, me qellim të caktuar apo nga naivitetit, është tjetër gjë …
Gjithë përmbajtja e librit është tërheqës, por më ka tërhequr vëmendjen një episod dhe pse i shkurtër, ju e theksoni dhe e shkruani pjese të veçante “Rikonicioni – Përnjohja në malin e Podgurit (Melit) …”. Pse ky episod shkruhet i veçante? Kaq shumë ka vlerë në jetën tuaj ushtarake?
Përgjigja: Po, ky moment ka një vlere për kohen dhe mendoj edhe për sot! Pse? Në atë kohë gjithçka ishte në një vëzhgim të përhershëm, në një informacion të padiskutueshme. Prandaj, dhe ne, nëpërmjet raportimeve, në veçanti me ato mujore, gjithçka raportohej saktësisht dhe me përgjegjësi …
Eprori apo superiori mbahet gjallë nëpërmjet raportimeve të sakta, se nëpërmjet tyre bëhet analiza e gjendjes, nxjerrën përfundimet e nevojshme, mbi bazën e të cilave merren vendime sa më të drejta në interes së tashmes dhe të ardhmes, për mbajtjen në gatishmëri në çdo kohë Ushtrinë, Forcat e Armatosura.
Ajo përnjohje ishte dhe një rastësi e kohës. Ishte koha, kur Kosovës i ishte hequr autonomia. Ishte viti i protestave të studenteve në Kosovë. Jo pak student nga ndjekja e policisë serbe, kalonin kufirin në anën tone. Në ketë situate, ushtria serbe afronte forca këmbësorie e tanke, çka na detyronte, të freskonim detyrat, të ripërcaktonim detyrat, që na dilnin në ketë situate, në veçanti të përgatiteshim për të përballuar ndonjë provokacion të mundshëm.
Ju ndaleni jo pak, në një nisëm të një komandanti batalioni, që ka korrespondencë me Komandantin e Përgjithshëm, madje dhe jo pak tregoheni i ashpër në këto dy momente. Pse, ky revoltim i juaj, po ta shpreh kështu?
Përgjigja: Në ato kohë, disa kuadro donin të dilnin në “sipërfaqe”, dhe pёr ketë ju bënin letër udhëheqjes. Kjo, tendence ishte dhe në terren, në jetën civile. Mirë se bënin letër, nuk kishte dhe nuk ka asnjë të keqe, po të ishte qellim mirë, për të bërë që të mobilizoheshin më shumë në realizimin e objektivave, në realizmin e detyrave të gatishmërisë. Por, jo në pak raste behësh për tu dukur, për të hy në sy të mirë eproreve e të tjera e të tjera. Kështu ndodhi edhe me ketë raste, me komandantin e batalionit armitralier (bam) të Cahanit. Ai, e bёri letren, por nuk punonte dhe jo vetëm ne, por edhe Aparati i Komitetit Qendror, sektori për ushtrinë ishim të shqetësuar, për mos realzimin e normave te përgatitjes e të gatishmërisë luftarake në ketë batalion. Një ditë prej ditësh, një ekip më në krye shefin e sektorit për ushtrinë, Ramadan Kamberi, erdhi drejtë e në batalion dhe e gjeti pa asnjë objektiv të realizuar. Por, ketë kuadër e mbronte ai, që kishte karrigen dhe kërkonte vetëm me mbushe barkun qyl, se të tjerat ecin me frymën e shenjte. Prandaj ishte ai revoltim imi, e i kolegeve të mi. Aq thellë shkoj çështja, sa u mblodh Komiteti i Partisë së Divizionit për të analizuar mashtrimin e këtij komandant batalioni. Pra, kjo tendencë e të dukurit, e të mashtruarit duhej shkatërruar dhe shkatërrohej vetëm me qëndrimin e ashpërsisë më të madhe. Dhe kështu u bë.
Keni trajtuar jo pak për një stërvitje me trupa të Brigadës së Këmbësorisë, me qendër në Bicaj të Kukësit. Pse, jeni ndalur kaq shumë? A nuk ishte dhe ajo një stërvitje, si dhe stërvitjet e tjera të ushtrisë pa e me kompletim?
Përgjigja: Për ketë stërvitje kam shkruar gjatë në libër, por po ndalemi te tre arsye, të cilat më bënin të ndalem aq shumë.
Së pari, dua të luftoj një tendence, e cila vijon dhe sot, vendosja e kuadrove me miqësi dhe jo me merite, siç i thonë sot, me meritokraci. U shkarkua komandanti i Brigadës, Rakip Zeka dhe e zëvendësojnë me një kuadër pa karriere ushtarake. Për rrjedhoje ai, nuk dinte të drejtonte brigadën dhe nuk ishte faji i tij, por i atyre që e kishin propozuar, nga instruktor në Shkollën e Lirë Ushtarake, në detyrën e komandantit të Brigadës.
Së dyti, shkarkohet komandanti i Brigadës dhe komisarit të Brigadës nuk i hyn ferra në këmbë!? Edhe në ketë stërvitje, komisari i kësaj Brigade, preokupohesh më shumë për të organizuar dreken për ekipin e Ministrisë së Mbrojtjes, se sa për stërvitjen e efektivit, kuadrove, komandave e shtabeve të Brigadës
Së treti, hipokrizia e servilizmi i Komandanti të Divizionit ndaj kryetarit të ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për ti dhënë një dreke atij.
Këto ishin tre arsyet, që më revoltuan dhe për të këtilla raste dhe duhet revoltuar, duke pranuar dhe pasojat. Jo, se çfarë bëra unë, por me ketë dua të tregoj, se ne ende ecim e jetojmë duke marre fryme nga gabzherri i të madhit, cilësi negative, me të cilin jo vetëm dëmton veten dhe të largon nga normat morale njerëzore, por dëmton edhe eprorin. Këto cilësi negative te jo pak kuadro janë dhe sot, të cilat duhen luftuar me ashpërsi të madhe, duke i diskretituar publikisht. Mjafton, një çertifikatë mirënjohje, e cila nuk ka brenda asnjë meritë të personit që i jepet, vetëm se ka miqësi. Me ketë rast jo pak kthehen në sharlatanë, në njerëz pa vlerë, vetëm e vetëm për tu dukur në opinion.
Në Has, në detyrën e komandantit të Brigadës, ndaleni në një pjese të veçante, të titulluar “Ngjarja e jashtëzakonshme …”. Kjo ngjarje ishte rezultat i trajtimit dhe kushteve jo të mira për ushtarët, apo kishte probleme në marrëdhëniet mes ushtarit e oficerit dhe nga eksperienca Juaj çfarë do të rekomandoni që ngjarjet e jashtëzakonshme të reduktoheshin në maksimum?
Përgjigja: Në ushtri kanë ndodhur ngjarje të jashtëzakonshme, deri dhe me humbje të jetës së ushtarakut, qoftë ushtar, rezervist, apo kuadër dhe uroj, që të mos ndodhin asnjëherë.
Ju, dhe të tjerë keni qenë vetë ushtarë, keni qene edhe ushtar e kuadër rezervist, dhe e dini kushtet e trajtimi që bëhej në ushtri. Nuk mund të pranoj dhe të them, se për arsye të mungesës së marrëdhënieve të kuadrit me ushtarin të kenë ndodhur apo të ndodhin ngjarjet e jashtëzakonshme deri në humbje të jetës së tyre. Por dhe as të mohoj në mënyrë absolute të mos kemi pasur ndonjë ngjarje dhe për efekt të mungesës së marrëdhënieve jo të mira ndërmjet kuadrit e ushtarit, siç na ndodhi ngjarja në një grup artilerie në Kukës, në vitin 1984, në të cilin humben jetën tre vete. Por, kryesisht ngjarjet e jashtëzakonshme, deri edhe në humbje jete kanë ndodhur vetëm e vetëm për një arsye: “Nga mungesa e disiplinës në zbatimin e detyrave me masa të forta sigurie”. Pra, nga mos zbatimi i rregulloreve, në të cilat janë të shkruar masat e sigurisë. Duhet ditur, se çdo mase sigurie që është e shkruar në rregullore, është e shkruar me gjak. Ka ndodhur e keqja apo ngjarja, ndoshta dhe me humbje të jetës, dhe është shkruar se si duhet përdorur pushka, paketa plasëse, vendosja e fitilit në kapsollë e të tjera e të tjera. Kështu ndodhi në ngjarjen e Krumës! Kështu ndodhi në Kroin e Bardhë! Kështu ndodhi në Vukel! Kështu ndodhi në Qendrën e përgatitjes së oficereve rezervist, në Shkodër! Pra, në të gjitha rastet u shkel rregulli dhe ndodhi ngjarja e jashtëzakonshme me humbje jete. Në këto raste, të shkeljes së rregullit, rastësia mund të të shpëtoj nga ngjarja e jashtëzakonshme.
Po, sot që ka kaq ngjarje të humbjeve të jetës së njerëzve, pse ndodhin? Ndodhin, se shkelen rregullat e qarkullimit rrugor. Pra, në mbyllje, e përsërisim dhe e përsërisim, se duhet të jemi shumë të rregulltë në zbatimin e rregullave të sigurisë.
Keni shkruar gjatë, në veçanti për organizimin e zhvillimin e dy stërvitjeve komando – shtabi e me pjesëmarrje të kufizuar të trupave, me dy Brigada Sulmuese në Divizionin e Shkodrës, në pranverën e vitit 1990. Pse ndaleni në veçanti dhe në ketë vit?
Përgjigja: Ishte viti 1990. Proceset demokratike kishin filluar të ndjehen. Fjalimet e njëpasnjëshme të Ramiz Alise, bashkimi i dy Gjermaneve, të asaj Perëndimore me atë Lindore, diçka ndjehesh. Por, gjithsesi kuadrot vijonin punën normale. Mbrojtja e Atdheut kërkonte të vijonte përgatitja luftarake. Situatat e njëpasnjëshme ishin të tensionuara dhe kërkonin përgatitje për ti përballuar në qoftë se prekesh kufiri, qoftë dhe me provokacione të pjesëshme. Pra, në këto situata mund të kishim dhe luftë. Qëndronim në gatishmëri numër “1” dhe “2”. Prandaj ndalem në veçanti në këto dy stërvitje. Populli ushtar, rezervistet e vullnetaret nuk e kishin humbur përgjegjshmërinë e tyre ndaj detyrës që kishin në mbrojtje të Atdheut. Ketë, dua të tregoj atyre që mund ta lexojnë, se populli ynë nuk e humbi përgjegjësinë ndaj detyrës që kishte në mbrojtje të atdheut. Përgjegjësine e humben ata, që morën pushtetin dhe e shkatërruan ushtrinë.
Gjatë gjithë librit, por, në veçanti në vitet e proçeseve demokratike, lexohet mendimi i juaj reformator në ushtri, jeni për reformën në ushtri pas kalimit në demokraci, madje dhe keni shkruar për te, keni dërguar letra udhëheqjes, keni dhënë mendime, keni propozuar për organizim të strukturave të ushtrisë. Cili ishte motivi, që ju shtynte të ishit kaq i dhënë për ecjen e reformës në ushtri? A keni ndonjë episod plus atyre që shkruani në libër me interes për lexuesin?
Përgjigja: Ushtria apo Forcat e Armatosura në çdo kohë kanë qenë dhe janë në reforme, në raport me zhvillimet Nacionale dhe Ndërnacionale. Në muajin maj 1955 u formua Traktati i Varshaves dhe Shqipëria u bë anëtar i saj. Ushtria Shqiptare u reformua dhe në Shkodër, në fillim mbeti një Regjiment Këmbësorie dhe në vitin 1956-1957, në Shkodër ishte një batalion këmbësorie. Me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik e në veçanti me daljen nga Traktati i Varshaves, në muajin shtator 1968, ushtria shqiptare u ri-reformua…
Edhe sot në Shkodër është një batalion i mekanizuar, me qendër në Vaudejës.
Pra, nuk ishte ndonjë gjë e re. E re ishte, se ajo u zvarrit shumë dhe nuk pati një transparencë nga udhëheqja e kohës. Pra, reforma në ushtri u zvarrit deri në vitin 2003. Në ato vite, jo pak kemi kërkuar, që reforma të bëhet dhe kush të mbesin në ushtri, të trajtohet siç e kërkon koha dhe të tjerët ti japin vetes, të gjejnë veten ndryshe, për të jetuar. Para votimit në vitin 1996, në muajin maj, na erdhi në Vaudejës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral me katër yje, Sheme Kosova dhe donte të na maste plusin për zgjedhjet e muajit qershor. Aty u ngritën probleme, dhe në mes të tjerave u ngrit, se ushtria nuk po departizohet, por ai e jashtëkaloi ketë çështje. Megjithëse kishte dal ligji i departizimit të ushtrisë, në ushtri na vinte gazeta e Partisë Demokratike “Rilindja”. Pse e shmangu problemin? E shmangu, se ai nuk guxonte ta ndalonte. Pse nuk guxonte? Nuk guxonte, se ai ishte vendosur në këtë detyrë politikisht. Në vitin 1991, kur u rivendosen gradat në ushtri, ai gradohet me gradën major, ndërsa në muajin janar të vitit 1995 gradohet Gjeneral me katër yje, duke shkelur hapur ligjin mbi vendosjen e gradave. Ketë gradë, në baze të ligjit mund ta merrte në vitin 2030.
Kështu ecnin këto punë, në atë kohë me kaq mungese përgjegjësie, me dashje apo pa dashje ketë nuk mund ta them plotësisht. Por dua të theksoj, se mungonte vizioni, ose mungonte guximi i transparencës së udhëheqjes së kohës! Mungonte dhe guximi i ballafaqimit me NATO-n, që mendohej të bëheshim si u bëmë anëtar të saj! Por, një gjë duhet të jetë e qartë dhe dëshiroj të jem i gabuar, udhëheqja e kohës nuk i shërbente shqiptareve, nuk i shërbente atdheut, ishin servilë e i shërbenin Serbit. Ata, me ketë shërbim që e bënin, e bënin me planifikim të caktuar deri sa e në vitin 1997 e shkatërruan plotësisht Ushtrinë.
Viti i mbrapshtë 1997 qe i tillë veçanërisht për ushtrinë. Ishte politika, apo edhe udhëheqja e lartë e ushtrisë shqiptare ka përgjegjësi për këtë?
Përgjigja: Ketë vit e kam veçuar në një pjese të veçantë se, vërtete në ketë vit ndodhen ngjarje të pa imagjinuar ndonjëherë. Në ketë vit u shkatërrua shteti, për rrjedhojë edhe ushtria, si pjesë përbërëse e strukturave të shtetit.
Dy herë është tradhtuar shteti, por në veçanti janë tradhtuar Forcat e Armatosura, Ushtria!
Herën e pare, u tradhtuan në muajin prill 1939, që komandanti i tyre mbathi “opingat” dhe u arratis në Greqi …
Herën dytë, në muajin mars 1997, që komandanti i tyre nuk u arratis, qëndroj në rezidencën e tij, dhe u mor me shkatërrimin e saj.
Në libër cilësoj, se ishte dhe është ende një gabim fatal, për të justifikuar shkatërrimin e ushtrisë shqiptare, gjoja “për të ndihmuar UÇK-në”. Kjo nuk qëndron për shumë arsye, por veçanërisht janë dy arsye kryesore:
Së pari, të dihet, se në Gjegjan të Pukës, kanë qenë tunelet me armatim, veshëmbathje, municion e ushqime për një Armatë, e cila zakonisht përbëhet nga 90 mijë veta, të gjitha për Kosovën, të planifikuar që në vitin 1980.
Së dyti, armatimi e municioni nuk ju kalua vullnetar UÇK-së, falas, por u kaloi atyre në atë mënyrë, që ju kushtoi shumë shtrenjtë, madje dhe me humbje të jetës së efektivit të saj gjate transportimit drejt Kosovës.
Pra, ushtria dhe në tërësi shteti shqiptar u shkatërrua me qellim të caktuar, me moton “Një Shqipëri e shkatërruar dhe një dorë e fortë e Serbit në Kosovë!”
A do të vije ndonjëherë dita, ata që e shkatërruan, të mbajnë përgjegjësinë e të japin llogari? Ata, që me qellim e shkatërruan ketë vend, a do të dalin ndonjëherë para përgjegjësisë? Ketë, deri tani koha po tregon se ka mundësi që asnjëherë. Për ketë, me vjen shumë keq se dhe ndoshta të gjitha palët kanë hëngër një lugë “çorbë” dhe nuk dalin kundër njëri-tjetrit. Edhe në vitin 1997 u ngrit komisioni parlamentar, me në krye avokatin Spartak Ngjela, i cili në fund të fundit doli bllof …
Mendoj, se pa u analizuar ata, që shkaterruan shtetin dhe të dalin para përgjegjësisë gjyqësore, do të jetë e vështirë të ecim përpara. Fakti, se ai, që shkatërroi shtetin në vitin 1997 dhe organizoi luftën civile Veri-Jug, me qellim të caktuar, pas 8 viteve u vu përsëri në krye të shtetit nga papërgjegjësia e Fatos Nanos, në vitin 2005.
Kur u emëruat në detyrën e Shefit të Shtabit të Divizionit të Këmbësorisë së Shkodrës, jeni ndalur posaçërisht me një pjesë të veçantë për Luftën në Kosovë, në vitin 1999, me titull “Gatishmëria për ngjarjet në Kosovë, me 22 shkurt 1999 …”. Mund të na thoni diçka më shumë?
Përgjigja: Në një pjesë të veçantë kam bërë përpjekje të paraqes, se çfarë u bë në Shkodër për ndihmuar Luftën në Kosovë. Fakti është, se me datën 22 shkurt 1999, kaluam në gatishmëri të veçante dhe u ndalem kryesisht në dy drejtime:
Së pari, me forcat e gatshme, që në atë kohë kishim organizuar, kompletuar e vënë në gatishmëri një batalion këmbësorie të mekanizuar (b1mek), me vendvendosje në rajonin e Vaudejës dhe me komandant batalioni major Tonin Dodani; një batalion tankesh (b1t) me vendvendosje në rajonin e Melgushës dhe me komandant batalioni kapiten Petrit Çuni, dhe një batalion artilerie (bA-122 mm), me vendvendosje në rajonin e Luginës së Rencit dhe me komandan batalioni major Pal Vuksani. Me këto forca dhe komandant e shtabet e tri brigadave, nën drejtimin e shtabit të Divizionit, me komandant të Divizionit, Kolonel Flamur Muça, në krahun e majtë të perroit të Thatë, në hapësirat e Koplikut (pishat) me datën 15 mars 1999 u tregua një stërvitje komplekse para Udhëheqjes së Shtetit të asaj kohe, me mjaft profesionalizëm.
Së dyti, u bë përgatitja e planifikuar për 12 mije rezervisteve të organizuar në tri Brigada Këmbësorie dhe në fakt u përgatiten me nga pese dite stërvitje, rreth 9500 vete. E veçanta e kësaj përgatitje ishte, se pjesëmarrja e rezervisteve të qytetit të Shkodrës ishte më e madhe, se atyre të rrethinave të tij.
Ky organizim e përgatitje u bë, me qellim, ne rast kërcënimi nga ana e Malit te Zi, të jemi në gatishmëri për të thyer çdo provokacion apo agresion ndaj vendit tone, në drejtimin e Shkodrës.
Zoti Kolonel, çfarë tё mbeti pa thёnё në kёtё libёr?
Përgjigja: Në përgjithësi është thënë më mbresëlenësja, por gjithsesi ka ende për të thënë e për të shkruar, por ajo më e rëndësishmja është thënë dhe nuk është e nevojshme të vijoj më tej.
Po ta kishe mundësinë, çfarë do tё shkruaje ndryshe në kёtё libër që keni botuar?
Përgjigja: U benë rreth 5 muaj, që ky libër pa dritën e botimit dhe tani jo vetëm që e ndjeje veten më mirë, por mendoj se kam paraqite mjaftueshëm ato më mbresëlënëset, që nga mosha 15 vjeçe, kur vesha për herë të parë uniformen jeshile të ushtarakut dhe deri në vitin 2003, që e hoqa nga trupi im. Prandaj, janë të mjaftueshëm këto paraqitje, për të vërtetuar atë idealizëm, që kam punuar me koleget e mi në shërbim të atdheut.
Zoti Kolonel, mё lejo që tё dalim nga jeta ushtarake në jetën civile. Që në themelimi i saj në vitin 2003 dhe në vazhdim, jeni kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”. Një detyrë me objektiva shumë tё qarta, shumë tё shtrira në kohë dhe hapësirë. Ne tё zgjodhëm kryetar dhe nuk u zhgënjyem asnjëherë në realizimin e objektivave tё saj. Ёshtё disi jashtë fushës për tё cilën e filluam ketë bashkëbisedim, por tash behët fjalë për periudhën pas daljes në pension. Shumë kolegë tonët tё thërrasin “Gjeneral”, tё tjerë “Kolonel”, e tё tjerët “Kryetar”. Mendoj se do tё ishte interesante që me pak fjalë tё na thuash diçka, në vija tё përgjithshme për punën, si dhe sa ndikoj te ju në lidhje me Dukagjinin, jetës civile dhe asaj ushtarake. A mund tё na thuash, shkurtimisht me shifra dhe fakte për rrugën e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” në vitet e jetës sё saj, por edhe ndonjë synim për tё ardhmen?
Përgjigja: Ju falënderoj për ketë pyetje, megjithëse kërkon një hapësire tjetër, për ti dhënë përgjigjen e plotë. Megjithatë, po bëj përpjekje të përgjigjem shkurtimisht. Shoqata u themelua nga disa intelektual, pjese e të cilëve ishit dhe ju, me një optimizëm të jashtëzakonshëm, me objektiva të qarta se, deri ku do të shkojmë. Kemi ecur aq, sa janë jo pak të pabesueshme. U kaluan 17 vite, jemi në vitin e 18-të dhe në këto vite nuk është punuar pak. E filluam punën me misionin: “Duke u mbështetur në historikun e së kaluarës dhe të sotmes, duke respektuar ndjenjat dhe sakrificat e të parëve për liri e pavarësi, Dukagjini të zërë më mire vendin që meriton në Botën e qytetëruar e moderne”.
Në zbatim të këtij misioni po paraqes disa realizime:
*Janë përgatitur dhe zhvilluar tetë simpoziume dhe një seminar shkencore “Dukagjini në rrjedhat e historisë”;
*Përgatitur dhe nxjerrë çdo muaj, duke filluar nga muaji dhjetori i 2003, gazetën e shoqatës, me emrin “Dukagjini”, gjithsej 204 numra, dhe këto muaj del numri 205;
*Janë promovuar 72 libra të autoreve dukagjinas, që kanë shkruar kryesisht dukagjinasit për Dukagjinin;
*Me grupin artistik të Dukagjinit, janë organizuar dhe mbështet nga Kryesia e Shoqatës realizimi i 10 mbrëmje argëtuese, në kuadrin e festave të fund vitit, të Krishtlindjes, të vitit të ri dhe të Pashkëve;
*Me këngëtarët dhe krijuesit më të mirë të Dukagjinit, u përgatit dhe u dha koncerti folklorik “Folk – 2007”, me rastin e Pashkëve në Teatrin “Migjeni”, me pjesëmarrjen e Artistes së Popullit – Tinka Kurti, artistit të Merituar Lazer Filipi, regjisorit dhe aktorit Bruno Shllaku, aktores Drane Xhaje, muzikantit Bardhyl Hysa dhe koreografit Aldo Nika. Ajo u zhvillua me 7 Prill 2007. Një koncert i tille, i titulluar “Folk – 2008”, me 27 dhjetor 2008, “Folk-2009”, me 23 dhjetor 2009, dhe “Folk-2010” u zhvilluan të mbështetur nga Kryesia e Shoqatës dhe janë dhënë në Teatrin “Migjeni”;
*Janë hapur: Ekspozita fotografie e titulluar “Kontrast” e fotografeve amator Luigj Shyti dhe Luigj Mila, që u hap me 10-14 maj 2007. U përgatitë dhe u ekspozua puna e 18 piktoreve dukagjinas, e pagëzuar “Peneli Dukagjinas”, me në krye Artistin Zef Shoshi dhe Mjeshtrin Ndoc Gurashi, që u hap me 13-17 maj 2008;
*Janë përgatitur dhe zhvilluar 24 ceremoni përkujtimore, kushtuar figurave dhe personaliteteve dukagjinas:
*Me shoqata e organizata të ndryshme, përfshirë kryesisht në Shkodër e në Kosovë janë zhvilluar shume veprimtari me tema të ndryshme, rreth 35 veprimtari;
*Me propozim të Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, janë dekoruar figurat kryesore të Dukagjinit, si profesor Kole Prela, albanologu Martin Camaj, atdhetari Mehmet Shpendi, piktori Lin Delija, me dekoratën e larte “Nderi i Kombit”; poeti Frederik Rreshpja, me urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe Monsinjor Angelo Massafro, me urdhrin “Nënë Tereza”. Mbi të gjitha dekorimi i zonës së Dukagjinit, me dekoratën “Nderi i Kombit”.
*Me mbështetjen e dukagjinasve, kryesisht të bashkësisë dukagjinase në Nju-Jork, në vitin 2015 u ngritën dy monumente, për atdhetarin Mehmet Shpendi dhe të albanologut Martin Camaj, në qytetin e Shkodrës.
Me vendim të Konferencës së VIII të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, është ndryshuar misioni i shoqatës, si: “Puna dhe përpjekjet që duhen bërë, krahas vijimit të njohjes së mëtejshme e promovimit të vlerave të zonës së Dukagjinit, për emancipimin shoqëror të dukagjinasve kudo janë, me objektivin që si qytetar të mirë e në bashkëpunim me njeri – tjetrin, të ecim përpara drejte standardeve evropiane”.
Me ketë rast, ftoj gjithë intelektualet, të shkolluarit, djem e vajza dukagjinase të afrohen shoqatës, që të kontribuojnë në realizimin e këtij misioni mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e bashkësisë dukagjinase kudo ndodhur.
Të gjithë këto arritje janë meritë e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” e anëtarësisë së saj dhe asnjë personazhi të veçantë, qofte dhe e kryetarit të saj, Ndue Sanaj. Mendoj, se ky bashkëpunim, kjo marrëdhënie në mes anëtareve të shoqatës, në veçanti në mes anëtareve të kryesisë, duhet të merret shembull nga të gjithë ata që e duan Dukagjinin dhe të vijoje edhe në të ardhmen.
Mua sigurisht më vjen mirë për këto thirrje, që jo pak kolegë më thërrasin “Gjeneral”, disa “Kolonel”, e disa tё tjerët “Kryetar”, por mundësia ime drejtuese së bashku me ju, është meritë vetëm jetës sime ushtarake, që jam mësuar të marrë vendime dhe ato të zbatohen me çdo kusht. Por, është dhe merite e juaja, që me keni mbështetur për realizmin e tyre. Asgjë nuk behet vetëm dhe ky koncept duhet pasur parasysh dhe në të ardhmen.
Sa dhe si ndikoj kjo detyrë në jetën tuaj dhe në lidhjet me Dukagjinin dhe dukagjinasit, edhe për faktin se jeni larguar në moshë fare tё vogël nga Dukagjini e kontaktet kanë qenë disi tё pakta, pastaj edhe detyra ushtarake bёri që të lëvizësh në shumë qytete e krahina tё ndryshme larg Dukagjinit?
Përgjigja: Përgjigja është tepër e thjeshte: Ketë ma kultivuan prindërit e mi, megjithëse Nena ishte bij Kelmendi dhe baba bir i Pultit. Gjithnjë, kujtdo i thashë se, jam dukagjinas dhe asnjëherë lezhjanë apo shkodrane. Siç e kam thënë dhe në një rast në libër: “Kur më pyeti Gjeneral Qazim Kapzysi, se nga jam, ju përgjigja se jam nga Dukagjini. Ai me tha, se ku ka shkolle të mesme në Dukagjin? Atëhere nuk e dija, nëse kishte shkollë të mesme në Dukagjin, por i thashë, në qoftë se nuk ka në Dukagjin, ka në Tiranë …”. Madje, kur dola në pension takova jo pak dukagjinas, që duhej ti pyesje shtatë herë, për të marrë përgjigjen se, është dukagjinas apo dukagjinase. Në një rast, më ka çuditur një mësuese, kur tha: “Mua nuk më vjen turp të them, se jam dukagjinase!” Kjo shprehje e kësaj mësuesje të paformuar më ka bërë shumë përshtypje, aq sa dhe tani që e shkruaj ndjehem i trishtua. Pra, për mua nuk ka pasur dhe nuk përbënte asnjë kompleks prejardhja e ime e qenia dukagjinas. Sigurisht jo pak tradita mesova, duke qenë pjesë e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”.
Në jetën e çdo njeriu familja ёshtё dhe mbetët baza e gjithçkaje. A mund tё na thoni diçka rreth formimit tё familjes tuaj, puna dhe jeta e saj, vёshtirёsitё dhe kёnaqёsitё tuaja familjare nё kryerjen e detyrёs nё ushtri dhe nё jetёn civile?
Përgjigja: I nderuar Luigj, nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje kësaj pyetje, sepse është shumë e gjerë. Por, gjithsesi po ndalem në dy episode të saj:
Së pari, kur u pezullova nga detyra me daten 10 qershor deri me datën 31 gusht 1982, bashkëshortja asnjë herë nuk me tha: “O bububu çka na gjeti” Çka do të behet me ne? Por, më tha, “Nosh shiko punën tende, se me të tjerat merrem unë”.
Së dyti, edhe kur themeluam Shoqatën Atdhetare “Dukagjini” nuk më tha, mjaft keni punuar dhe jo të vijoni përsëri të punoni. Madje të punoni edhe pa lekë!”
Pra, besoj se nuk ka nevoje të jap ndonjë të dhenë më shumë, se këto dy të dhena flasin jo pak. Një kuadër civil apo ushtarak, por në veçanti ushtarak, nuk mundet të bëj karrierë pa ndihmnen e pakursyer të bashkeshortes, pa ndihmën e fëmijëve.
Ju jeni mirëpritur nga lexuesi me botimet tuaja. A keni në dorë ndonjë libër që mund tё botohet sё afërmi?
Përgjigja: Po, kam në dorë një libër, me objekt publicistikë, me titull “Dukagjini, Shqipëria ime aty” pjesa e II, dhe besoj se në fundin e muajit janar 2021 do të dali nga botimi.
Zoti Kolonel! E mora këtë nisëm për të bërë këtë bashkëbisedim duke mos qenë i fushës ushtarake, dhe për këtë mu desh jo vetëm të lexoj librin tuaj, por edhe të konsultohem e përgatitem me kujdes për pyetjet për të cilat të mund të bisedonim.
Ju kёrkoj falje pёr lodhjen qё u shkaktova, por ndjehem mirё qё bёmё njё bashkёbisedim tё hapur, tё sinqertё dhe plot jetё.
Ju uroj jetё tё gjatё e botime tё tjera!
Miku im Luigj, ju faleminderit juve, që më dhatë mundësinë që nëpërmjet këtij bashkëbisedimi të komunikoj me lexuesit e gazetës “Dukagjini” mbi librin tim të ri, me titull “Kujtimet e një ushtaraku”- 45 vite jetё ushtarake!
Faleminderit!
Bashkëbiseduesi Luigj SHYTI,
kryeredaktor i gazetën “DUKAGJINI”,