7.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Luigj Shyti

Sot, 23 tetor, do mbahet Takimi i Shkodres, Organizuar nga Gazeta e Alpeve, i cili ka nё objektiv zhvillimin e e Alpeve Shqiptare qё faktor themelor ёshtё rruga automobilistike Adriatik Alpe, nëpër Luginën e Drinit, i mbi quajtur “Lugina e Zhvillimit”. Kam marrё ftesёn prej disa ditesh, pёr tё cilen falnderoj organizatoret. Deri nё minutat tё fundit e kisha vendosur qё tё marrё pjesё me shumё dёshirё, por ajo ndryshoj pasi mё doli njё punё personale qё mё pengon. Unё kisha bёrё gati rreth 20 copё libra pёr bibliotekёn e Tuzit, sigurisht edhe për të vizituar fotoekspozitën e përgatitur nga zoti Halil Ahmeti. Ju uroj me gjithё zemёr punё tё mbarё dhe suksese.
Unё kam marrё pjesё nё Takimin e Gjakovёs, mё 29.10.2006, bashkë me shumë miq të tjerë, dhe e kujtoj me shumё kёnaqёsi. Atje kam diskutuar, dhe pёr kuriozitetin e tё interesuarve po e publikoj kёtu me shkurtime, nё kuadrin e kёtij takimi, pasi mё duket aktual edhe sot.
KORIDORI “ADRIATIK-ALPE”-
FAKTOR KRYESOR PËR ZHVILLIMIN E VERIUT SHQIPTAR
Është nderë për mua që më jepet mundësia të përshëndes dhe të shpreh mendimin tim dhe të Shoqatës “Atdhetare Dukagjni”, për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka korridori Adriatik-Alpe e mbiquajtura “Lugina e zhvillimit”.
Zona e Alpeve Shqiptare ka rezerva të pallogaritshme të ardhurash që flenë ose shfrytëzimi i tyre është mjaftë i vogël, për faktin e pamundësisë së komunikacionit. Këto të ardhura shikohen mjaftë qartë, për ata që duan t’i shikojnë, në turizmin malor, alpinizmin, burimet ujore, sportet dimërore, kanotazhin, botën bimore dhe shtazore, historia e kultura, burimet minerale etj. Të gjitha këto mund të bëhen burim të ardhurash, gjë të cilën e mundëson kjo rrugë, ky korridor me shumë perspektivë.
Në pellgun ujëmbledhës të Drinit ku shtrihet ky projekt jeton rreth 12 % e popullsisë së Shqipërisë e cila gjithë jetën e saj ka qenë nën trysnitë e kohës, gjithëfarëshe. Kjo popullsi me rrënjë të thella në histori, me kulturë e gjak të pastër, me dëshirën e përpjekjet drejt përparimit, në kohën që jetojmë kërkon dhe duhet t’i çelen horizonte të reja, por e para dhe më e rëndësishmja është rruga si një arterje jetëdhënëse për çdo vend.
Alpet Shqiptare, që vazhdojnë në tokat e Kosovës dhe të Malit të Zi, janë të pa përsëritshme në të gjitha drejtimet. Që nga Vermoshi, Lëpusha, Bjeshkët e Namuna, Lugina e Vuthajve, Thethi dhe gjithë Lugina e Shalës, Lugina e Nikaj-Merturit me Currajt e Sipërm me bukuri të rrallë, Lugina e pa përsëritshme e Valbonës, Rugova e të tjera me bukuritë e tyre mbresëlënëse kulmojnë në malin e Jezercës që qëndron rrokë me re. Përreth këtyre ka shumë fshatra të tjerë me bukuri, histori e rezerva të shumta. Në pellgun e kësaj rruge rritet e zhvillohet rreth 17 % e bimësisë së Europës, pa folur për botën e kafshëve që është shumë e pasur. Në territorin e Alpeve Shqiptare ndodhen shumë themele dhe mure të kështjellave shumë të hërshme, në të cilat gjëmon historia e popullit tonë në shekuj.
Zonja dhe zotërinj !
Qindra hektarë tokë po mbeten pa mbjellë, edhe në zonën e Alpeve, sepse rinia, popullsia, po e braktisë për një jetë më të mirë.
A duhet t’i ndihmojmë këto zona për një jetë më të mirë ?
A duhet të mendojmë që në këto anë të kemi më shumë kulturë, më shumë përparim ?
A duhet të mendojmë që t’ua lehtësojmë jetesën këtyre banorëve ?
A duhet që të përpiqemi që vendi të mos shpopullohet ?
Të gjithë besoj se do themi njëzëri “poooo” të madhe.
Atëherë projekti i kësaj rruge është faktor kryesor, prandaj kjo rrugë nuk është më e nevojshme, por e domosdoshme dhe këtu e ngre zërin dhe duhet ta ngremë të gjithë në mbështetje të këtij projekti, realizimi i të cilit do të mundësojë zgjidhjen edhe të shumë problemeve të tjera në këto zona.
Të nderuar pjesëmarrës !
Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë të afrohemi më njëri tjetrin sa më shumë. Korridori Adriatik – Alpe do të mundësojë këtë dhe zhvillimin dhe afrim më shumë të e shteteve tona, lehtësimin e realizimit të këtij zhvillimi e afrimi me njëri-tjetrin. Ne duhet të gjejmë rrugën më të drejtë dhe më të shkurtër për arritjen e këtij qëllimi. Të mos harrojmë aksiomën se rruga më e shkurtër është vija e drejtë.
Ky projekt i bërë me zemër në dorë nga projektuesit, të cilët duhet përshëndetur nga të gjithë, nuk është do si do por me përllogaritje shumë të thella e argumentime të plota, prandaj shtetet dhe qeveritë tona është e domosdoshme që ta realizojnë pa hezitim, pasi besoj se nuk ka një tjetër më të mirë për lidhjen e dy shteteve tona, e, veçanërisht zonën e ujëmbledhësit verior të Drinit, për të krijuar më shumë hapësirë zhvillimi për sot dhe për të ardhmen.
Malësorit, fshatarit nuk mund t’i thuhet “rri aty se je mirë”, por shteti duhet t’i krijojë kushte më të përshtatshme popullit të vet për një jetë më normale dhe kështu nuk do të shpopullohen zonat rurale, nuk shkretohen ato. Korridori Adriatik-Alpe krijon mundësi të tilla për banorët e Shqipërisë Veriore, por ndikimi i tij ka të njëjtën vlerë edhe për vëllezërit tonë Kosovarë.
Në këtë projekt si edhe për shumë të tjera mendoj se duhet mënjanuar politizimet partiake dhe të dalin në ballë politikat shtetërore të zhvillimit e përparimit të vendeve tona. Kështu do të mundësohej më mirë, më shpejt dhe në mënyrë më të qëndrueshme përparimi i vendit.
Ne duhet të përdorim të gjithë potencialet për mbështetjen të këtij projekti të bindur se do ti shërbejë rritjes së mirëqënjes e zhvillimit të këtyre zonave. Propozoi që një kopje e librit ku përfshihet ky projekt t’u dërgohet Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës së bashku më një letër publike, e cila ti jepet edhe shtypit, ku të kërkohet përshpejtimi i realizimit të këtij projekti. Grupi për formulimin e letrës mund të përcaktohet qysh sot dhe letra të marrë emrin “Nga tubimi i Gjakovës 29.10.2006”.
Koridori “adriatik-alpe”, është faktor kryesor për zhvillimin e veriut shqiptar.
Duke përfunduar, përshëndes nismëtarët dhe realizuesit e projektit, organizatorët e këtij tubimi dhe gjithë të pranishmit, dhe uroj me gjithë zemër realizimin e këtijë projekt madhor
Faleminderit !
Gjakovë, më 29 tetor 2006
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.