10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Luigj Shyti

FOTOREPORTAZH

“Udhёtim nё Shalё”

“SHALJANЁT NЁ EMIGRIM PЁR VENDLINDJENE TYRE”Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të jashtme

Njё veprimtari shumё e bukur, madje mund tё thuhet madhёshtore, nё respekt dhe mbёshtetje tё kёtij grupimi i cili po vepron fuqishёm nё zonёn Shalё tё Dukagjinit, pёr tё ndihmuar nё pёrmirёsimin e jetёs sё banorёve, kёnaqёsinё e vizitorёve, zhvillimin e turizmit, ruajtjen dhe forcimin e traditave mё tё mira tё kёsaj zone e mё gjerё.Mund të jetë një imazh i pemë, mal dhe natyra

Bekimi i kumonёs sё Kishёs sё Shёn Rrokut nё Gimaj pati njё interesim tё paparё tё banorёve dhe ish banorёve, por edhe tё shumё e shumё tjerёve nga Shala e zonat pёrreth. Kurr kjo kodёr e bukur, nё krah qё qytetit historik tё Dakajve nuk kishte parё kaq shumё njerёz dhe mjete transporti nё kёtё vend.

Bekimi i trupores tё Shёn Ndout (Shёn Antoni i Padovёs) nё sheshin “Shtatё Shaljanёt”, nё ballё tё Urёs sё Shalёs, kishte nxitur pjesёmarrje madheshtore tё qindra banorёve dhe ish banorёve shaljanё, por edhe nga Shoshi, Nikaj-Merturi, Pulti, Mirdita, etj. Vargu i mjeteve tё transportit kolektiv dhe atyre private ishte kaq i gjatё sa qё nuk i pёrfshinte aparati fotografik, apo kamerat.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Shejtёrimi i kёsaj shtatoreje e cila u punua me pёrkushtim nga artisti duarartё Zef Muri, u vendos aty ku ishte vendosur shumё vite mё parё, mbase, siç thuhet, qe vendosur pas kthimit tё delegatёve tё Dukagjinit tё cilёt morёn pjesё nё ceremoninё pёrkujtimore,nё Padova, me rastin e 700 vjetorit tё shugurimit shejt tё Shёn Ndout (Shёn Antoni i Padovёs), por qё u hoq nё fillimvitet 60 tё shekullit tё kaluar.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të jashtme

Vendosja dhe bekimi i trupores sё kёti shejti pёrkon me kohёn kur pёr pak ditё (mё 13 qershor) bёhen 790 vite i shejtërimit të tijë.

-Unё pёrulem me gjithё respektin dhe mirёnjohjen e mundshme timen, pёr veprёn e bijёve tё Shalёs tё cilёt mundёsuan kёto realizime dhe perurime, natyrisht si edhe shumё tё tjerave tё mёparshme.

-Respekt tё thellё per vёllezёrit tonё, per pёrkushtimin qё kanё ndaj vendlindjes se tyre, dhe kjo jo per herё tё parё, por prej vitesh.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

-Respekt e mirёnjohje pёr kishёn dhe klerikёt, e veçanёrisht Ipeshkёvin tonё, Monsinjor Angela Masafra, qё morёn pjesё me devocion dhe celebruan meshёn e bёnё bekimin e kёtyre objektev tashmё tё shejta.

-Respekt e mirёnjohje pёr tё gjithё pjesёmarrёsit pa pёrjashtim pёr pjesёmarrjen masive dhe qendrimin plot devocion gjatё ceremonive.

-Respekt pёr vёllezёrit shoshjanё pёr pjesёmarrjen dhe pёrshёndetjen nё kёtё ceremoni.

-Respekt pёr nipat, miqёt dhe dashamirёt nga Nikaj Mёrturi dhe përshëndetjen e tyre.

-Respekt pёr miqёt dhe dashamirёt nga Pulti.

– Respekt dhe mirёnjohje pёr Dom Anton Kodrari, Dedё Prendaj, Ndoc Ashta, etj pёr pёrshёndetjet e tyre tё pёrzemёrta e tё thella.

-Respekt pёr Shoqatёn “Atdhetare” Dukagjini pёr pjesёmarrjen dhe pёrshёndeten e saj.

-Respekt pёr tё kundondodhurёn Roza Pjetri, dhe veprimtarin aktiv nё kёtё organizim Mark Rupa, si dhe ndaj arkitektit Zef Ҫuni per projektin e bazamentit tё shtatores dhe zbatimin e tij.

– Respekt pёr zotin Nush Gjelaj pёr kontributin e tij edhe nё kёtё rast.

– Dhe vjen ёmblёsira nё mbydhje tё kёtij opinjoni tё shkurtёr, falёnderim, respekt dhe mirёnjohje pёr zotin Gjin Markaj dhe familjen e tij, pёr organizimin dhe kontributin nё kёtё rast, por edhe tё tjera tё maparshme.

Me faqe tё bardhё e nё gёzime u mbledhёshim gjithmonё

30 prill 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.