7.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Janar 2025

Luigj Shyti

KUSHTRIMI ËSHTË DHËNË, O SOT O KURRË.

Që në ditët e para kemi parë dhe dëgjuar disa mjek që klithnin se duhet punuar më të mirë në luftë kunder COVID-19 dhe madje jepnin edhe receta e kshilla. Mirë deri këtu. Po më tej çfarë bënë. Asnjë deri më sot dhe se nuk ka të ngjarë se as në të ardhmen do të vihet në sherbim të njerëzve, të njerëzimit që po thërret.
Sot është “luftë” dhe në luftë përfshihen trimat dhe trimëreshat, specialistët në fushat përkatëse, ata që i përgjigjen “Zërit të Atdheut”, “Zërit të njerëzimit”.
Po politikanët tonë që vinë nga shëndetësia ku janë, çfarë bëjnë, si është shembulli i tyre në këtë luftë. Pse nuk i veshin bluzat e bardha, pse nuk vënë stetoskopin, pse nuk marrin përsipër një punë, ku janë mjekët specialistët të fushave të ndryshme. O sot o kurr është koha, populli është në luftë me coronavirusin. Populli po i përgjigjet rregullave të vendosura mirë dhe duhet akoma edhe më mirë. Ju drejtohem në veçanti mjekëve politikan të lënë politikën e gojën e lëshuar dhe të veshin bluzat e bardha dhe të vihen në radhën e parë të frontit, të vënë në zbatim betimin e Hipokratit. Ta lënë politikën e “vënien e detyrave”, të lënë për më vonë politikën, por të marrin përsipër detyra konkrete. Do të mbeteni më shumë në histori për këtë mision se me postet që keni ose keni pasur në politië. Lerini llafet, përveshni mëngët, veshni bluzat e bardha dhe dilni në krye të rreshtit atje ku bëhet lufta. Është lehtë të drejtosh gishtin, është lehtë të shikosh luftën për larg, është lehtë të japësh direktiva, por trimat e trimneshat janë në front, atje ku kanë nevojë fëmijet, gratë shtatzëna, prindërit, mosha e tretë, atje ku ka nevojë komuniteti, vendi, njerëzimi.
Është dhënë kushtrimi.
Trimat dhe trimneshat i përgjigjen me trimëri.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.