30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Luiza Kiriai

UN I’SHA DHE UN JAM
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Unë isha, unë jam , dhe unë do jem,
Moj e mira a’smë thua kurizin pse ma kthen,
Pse m ‘shikon me bisht të syrit, ç’ndryshim pe,
Un jam ti e ti je un, mëndjemadhe mos më ri, è di që aty je më e re ,,
Fisnike isha Fisnike jam,një zemër na udhëheq,
Syri pish e kam dhe më e mprehta nga unë s’je,
Aty ku je isha më e dobishme,e vërtet s’të them,
Por tani jam më e forta , jam un vetvetja à s’më she.!!
E’ di p’se m’ban inat, shum ëndra su bën realitet,
Por jeta ka dhe tatëpjeta,herë të hedh,her të pret
Nuk lakmova udhës,eca drejtë me mirësin e vet,
Përzjeja durimin me rënkimin dhe e përtypja me lezet.!
Torbë varur nuk mbetëm,as më qaf, kujt si ramë
Refleks jetës i dham, aty të qeshur aty të qarë,,
Zogjtë tanë s’i dielli shkëlqejnë mrekulli e dritë,
A’ mban mënd si më thoshje ,ka dhe më keq në
këtë botë..!
Andaj eja oj e mjera,mos e mbaj kokën mënjanë
Un të di t’kam krehur vite,mëri dotë s’më mbanë
Eja shpirtit tim,ti mandelin,me tinguj që shëron plagë,,
Mos më vështro, e heshtur eja të kam ca fjalë e shumë mallë !!
Këtu nën qiellin e kaltër, bashkë do frymojmë me urtësi e butësi,
Un jam unë, ti ëngjëlli i’m, mbi supe lartmadhëri,
Mos ju trëmb të vërtetës,se po plaken unë tani,
Ja m’shiko,e re jam akoma, mos ù mërzit kemi akoma vite përpara,të kem shëndet ka rëndësi.!!
“””””””””””””””
TË JEM E LUMTUR
~~~~~~~~~~~~~~
Gjithmon mundohem të jem e lumtur.
E di se si ? duke mos pritur nga as’kush kurr.
Pritja të lëndon, përfolura gjithmon është një dhunë
Mundohu mos dëgjo ç’thonë bëj shurdhin ngre urë,
Mundohu dhimbjen dhe lodhjen ta lehtësosh,
se jeta është è shkurtër dhe kohë źdo humbur!
Duaje jetën jetoje,dhe mes halleve mos ù përulë
zbukuro ditët pa i dalluar, se jeta është e bukur..
Buzëqesh jeto për veten tënde ,dhe para se të
flasësh shiko, dëgjo,
Para se të shkruash mendo !para se të shpenzosh fito !
Para se të lutesh fal dhuro !para se të lëndosh
ndje kujto mos harro !
Para se të uresh duaj prano, para se të dorëzohesh provo vepro,
Para se të vdesësh jetën mos e shpërdoro jeto.!
L .. K .. …… 24.10.2020.. ATHINA..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.