12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Luiza Trebicka Vujoshi

DHURATE NGA DUART E NENES
Vendi kalonte nje situate te veshtire .Cdo artikull tregtohej ne baze te Sistemit te Trisketimit. Dimri ,ne ate qytet jugor ishte i ashper…Kisha vetem nje pale pantallona dhe ato te perdorura me pare nga dy motrat e mija. Nena , mendoi ,te thurrte me shtiza , me duart e saj nje pale pantallona leshi..Eh ! Nena…!. Punonte diten (jo pak ) dhe naten ,kur flinim ne te pese femijet punonte .Kisha dite qe i “lutesha !?”per nje pale pantallona ,jo se ishin te vjetra dhe me arrna por kisha ftohte..
Nena mblodhi ,duke lidhur fijet nga trikot e vjetra qe prishi duke formuar nje lemsh pa pyetur per ngjuren apo “kotkat”e shumta..Nje nate i kerkova,me ze te ulet,se motrat flinin se kisha deshire ta shikoja kur do te thurrte pantallonat.
Ajo ma plotesoi deshiren duke ,me ulur prane saj,Me mbeshteti koken , ne prehrin e Saj te ngrohte.Disa here ndieja doren e Saj te bute qe me ledhatonte me fjale qe dilnin nga Zemra e Saj. Kur gjumi me kishte marre ,pa me pyetur , Ajo ngadale me vuri te flinja ,ne nje minder prej derrase ,prane dy motrave qe flinin. Gjithe nate punoi .nena e mire ,pa pyetur per lodhjen sa perfundoi pantallonat .Ato ,para se shkonte hert ne mengjas per ne pune….m’i kishte vendosur prane jastekut. Kur i pashe.ferkova syte nga habija dhe gati sa (fluturova ) nga gezimi…
Cfare pantallonash !? Per mua mbeten Dhurate qe shume te tjera nuk e zune dot vendin e tyre…Mund të jetë një imazh bardhezi i person dhe fëmijë
I vesha shpejt e shpejt..duke u perpjekur nga deshira se si me rinin per t’i pare??)ne xhamin e dritares…Motrat u zgjuan nga levizjet e mija. Ato me veshtruan .me habi duke qeshur…Me erdhi inat dhe u largova ,para kohe ,per ne shkolle.
Bente ftohte era e Moraves frynte dhe ngrinte me lehtesi flokezat e debores duke m’i perplasur pa dhimbje ne fytyre.Disa here reshkita ,per faj te kepuceve qe jo vetem nuk ishin te zonjat te me mbronin por me pengonin te ecnja.Disa here perplasa kembet duke ferkur duart e vogla..qe ishin fryre dhe skuqur nga te ftohtit.
Ne klase hyra me sy te perlotur…palltoja e kuqe dhe e dale boje.dhe floket ishin zbardhur nga debora.Iu afrova shoqeve per t’u treguar pantallonat por nuk mi hodhen syte…Dhe mesueses iu afrova por dhe ajo me uli ne bange ! Gjithe diten nuk i hoqa nga trupi Kisha deshire t’ia tregoja vellait…por dhe ai buzeqeshi Vete i punove ?
Nena ‘kur erdhi nga puna , m’i uroi…duke me perqafuar me fjalet :”I gezofsh ! Do te te..punoj te tjera me te bukura !
Ashtu ndodhi ! Sa e sa te tjera pasuan !?
Ato mbeten,gjate gjithe jetes ,DHURAT ME E BUKUR E PUNUAR NGA DUART E NENES.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.