Per me hi ne Shkoderen e rrethume prej lumejve Drin, Bune e Kir, si nji qytet ishull lundrues, duhet te kalohet ne njenen prej 5 urave qe jane:- Ura e Bahçallekut, Ura e Bunes, Ura e Kirit, Ura e Vrakes dhe Ura e Mesit…
Per Uren e Mesit ( e cila lidh qytetin me Drishtin e ma tej ne vazhdim), asht fole, ndigju, shkru e komentu prej historianeve, shkrimtareve, poeteve, piktoreve, skulptoreve, fotografeve e deri prej muzikanteve e mjeshterve te punimit ne baker, sepse ka preke vazhdimisht ndjesine artistike (dellin krijues) te tyne!..
***
Qe ne kopshtet e ma te vegjelve, ne rruge e lagje, emni i saj asht ba i njoftun me nji loje karakteristike, qe bahesh ne imitim te ures , ne dy grupe, me kangen;
Ura e Mesit tuej u rrezu….
. tuej u rrezu
Ketej asht rruga me kalu…
. me kalu !
***
Ndertu ne shek.18-te (ne vitin 1768), prej Mehmet Pashe Bushatit (shpalle monument kulture e klasit te pare), ruen vlera artitektonike e teknike. E gjate 108 m. dhe e gjane 3.40 m.Ka 13 harqe, jo simetrike.Bie ne sy harku i madh, ai i mesit te ures.(Ne vitin 2010 asht ba rikonstruksion i saj per eleminimin e demtimeve te bame prej natyres.)
***
Me fillimin e cdo pranvere, e ma tej edhe gjate veres, te Ura e Mesit (8 km.larg qytetit), kjo pike turistike, frekuentohesh prej qindra nxanesve te shkollave te Shkodres (ekskursione ditore) si dhe prej qytetareve qe vinin me biçikleta e turisteve, tuej kriju vend defrimi per ta. Keto vizitore, freskoheshin edhe me ujin e kthjellet e te kristalet te lumit te Kirit, qe tuej e keqyre te dukej se shihesh ne nji pasqyre!…Kenaqeshin edhe me pejsazhin natyror te maleve qe shtrihen ne horizont pertej ures. Shume familjare organizonin edhe pikniqe, tuej kalu gjithe diten aty ,ne mes guvave te shkembijve !..Nuk mungonin as te rij guximtare qe hidheshin prej bordurave te ures ne uje, tuej kriju per shikuesit emocione e spektakel!..
***
Sot ky vend i privilegjuem prej natyres, sikur e ka humbun shkelqimin e tij!….
. ***
Me Izet Kalacin, u ndaluem e bame kete foto, gjate rruges per nji shetitje ne Cukal ,ne Zonen e Shllakut, ne muejin tetor te vitit 1996!..