9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Luke Luka

FABRIKA E ÇIMENTOS

(Shkodra te ban krenar per çdo gja te saj, te kalume dhe te tashme, me historine e ngjarjet e ndryshme)Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Ne hymje te Shkodres, sapo kalon uren e Bahçallekut, te bje ne sy prej larg, si nji pikture pejsazhi, Fabrika e Çimentos, vendosun ne rraze te Taraboshit, afer vendit ku fjokohen (si ne nji bishtalec) moter e vella, Buna e Drini!
Mbas shume peripecishe e ndryshimesh, fabrika e filloj aktivitetin tuej ble aksione prej shoqnise anonime te çimentos “Portland”, prej disa tregtareve shkodrane, te cilet u bane aksionere me inisiativen e industrialistit Fasli Ademi, qe investoj si fillim 100 mije franga ari.
***
Tregojne ne Shkoder, se kur projekti e dakortesija ne mes aksionereve ishte e plote, njeni prej tyne shtroj pyetjen:
– Po kur mali i Taraboshit do te mbaroje, ku do ta çojme fabriken?!…
(Kjo pyetje u shoqnu me gaz e te gjitheve iu mbushen syte me lot prej te qeshunave e humorit qe shoqnoj diten e inaugurimit, 24 prillin e vitit 1930 !..
***
Me kete rast ,u ba nji ceremoni madheshtore me pjesemarrje te shume qytetareve e nji numer personalitetesh, nder te cilet i ftuem ishte edhe Pater Gjergj Fishta, (zemer gjane e shpirtmadh)!.
Simbas tradites te gjithe vizitojne ambjentet e mbrendshme te fabrikes e punen qe sapo kishte fillu.
Ketu ndodhi nji incident i vogel. Pater Gjergjit, nji rrote ne levizje ,i kape valadonin, qe per pak mund te perfundonte keq…! Por Zoti e pshtoj, me pak damtime, poetin e madh!.
***
Ne banket ishte edhe Hetoja i Molla Sylos, bejtaxhi e humorist shkodran. Ishte nji figure e dashtun per njerezit.I linte kudo respekt vedit me sjelljen e keshillat e tij!..
Fishta per te largu shijen e hidhun qe la aksidenti e per te kriju humor, i drejtohet Hetit, te cilin e kishte mik, me kete bejte:
– Ti me vjersha je i pare,
shpirtin tone na amelson!
Humori yt s’paguhet me ar,
as peshohet me kandar!..
Heti i pergjigjet aty per aty :
– Per ty soj te shkon urtija.
Babe e gjysh i ke pase me name.
Sido te sillet Shqypnija,
vendin tand s’ka kush me e xane!..
***
Sot Fabrika e Çimentos si dhe fabrika tjeter e cigareve “Taraboshi” ( Te dyja identitet i Shkodres se lashte), e cila bante nji reklame tipike shkodranishte me humor: “Te ka ba nana sarahosh, pi cigare Tarabosh”!!
nuk punojne ma dhe ka mbaru aktiviteti i tyne!
Por , profecia e Hetit te Molla Sylos, thane me bejte, u ba realitet: “Fishta e vepra e tij, rron e do te rrojne perjete”!

Pamje e fabrikes dhe ambjentit per rreth ne vitet 1930 !..

“””””””””””””””””””””

NJI BARI ME AKADEMI
(Kush premton kry dragoni, perfundon ne bisht hardhuce)
Te mirat qe ndigjon per vendin tand, sidomos kur je larg tij , te gezojne!
Jane te verteta , a jo, ne mes tjerash, ne nji bisede ne nji studjo televizioni u tha se ne çdo qytet do te kete nji aeroport, çdo plazh ne bregdet nji port e çdo katund nji akademi per blegtori, pulari, peshkatare e lundertare ku pergatiten kuadro !…….
Anderr e fantazi m’u duk?!
Megjithate edhe anderrat e fantazite shpesh i japin jetes interese e kuptim, ndaj une mora nji vendim:
***
Vendosa te la Italine, diplomen per letersine e gazetarine e te hi ne akademi per t’u ba bari me kullote lope, dele e dhi, ne Shqipni!
***
Leksionet qe mora ishin efektive, ekonomike e aerodinamike ( me celular me panela diellore), tuej me dhane mundesi te mos humbi aktualitetin politik e ekonomik te suksesshem!
Mesova si pastrohen kokordhijat e vatha me nji fshese (pa pertese), si mblidhet bari i thate (per dimnin e gjate), si qethen delet me gershane (llamarine), si pihet rakija e si zihet grosha e si pastrohen plancat etj.etj. ,Nuk mungonte edhe pergatitja ushtarake ( ujqit,po te afrohen 10 plumba ia numerojne).Keta te nevojshme per nji çoban akademist me eksperience e plote inteligjence (siç ishe un)!? …

***

..Ne foto ne pune si çoban argat ne Kry Bushat si dhe gati nji akademi tjeter me papagala per parlamentare hyqmeqare …. !

Mos e merrni seriozisht!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.