10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Luke Luka

SHKODRA JONE E LASHTE
(Simbas mesuesit e studjuesit Gjush Sheldija ne shkrimin “Udheheqesi neper qytet”, me disa ndryshime e plotesime)!.. ..
.
Kuriozitete .
Tema Shkoder asht e pafund me histori mijevjeçare, qe rezatojne e plotesojne cdo fushe te jetes, ngado qe ta sjellesh!…
. – 1 – .
Deri ne vitin 1913, qyteti i Shkodres ndriçohej me kanila me vojgurit, te vendosun ne disa hekura, shti ne kafaza xhamash.
Keto ndriçonin vendet kryesore te qytetit si; Sarajin(Prefekturen), kazermat e ushtrise, dyert e konsullatave (italiane, austriake, gjermane e ruse ) si dhe ne mjediset e sejciles rruge kryesore.
Naten sillesh neper qytet patrulla (devrija) si dhe komisaret e inspektimit (akllamet)!..
. – 2 – .
Mbi 160 vjet ma pare, njeni prej vellazenve Kakarriqi , pruni prej jashte dhe mbjelli ne oborrin e shpise se tij (ne Sarreq), 82 varjante (fare- lule), karajfilash.
Ky fakt sherbej, per te marre vesht vleren e kanges se vjeter (simbol e identitet i Shkodres), “Karajfilat qe ka Shkodra”
Ne kete shpi ( ma vone shpija e pionjerit), gjendesh e ruejtun edhe piktura me fame e shume e kerkueme “Çifuti shetites” e Rembrandit!..Ashtu si ne familjen Curani ruhesh piktura e piktorit me fame Gentile Belini “Portreti i Skenderbeut”..
(Shkalla e qytetarise, moralit e kultures, tregohet prej vleresimit e ruejtjes se objekteve te kushtueshme)!
Per fat te keq, kete vlere qytetarije, mbas vitit 1944, Shkodra e humbi!?…..
. – 3 – .Mund të jetë një imazh i 4 persona
I pari dentist ne qytetin tone ka kene Hasan Efendi Kaduku, lind ne Shkoder ne vitin 1869. Mbasi u praktiku ne Stambolle prane nji dentisti turk, ushtroj profesionin prej vitit 1896 deri me 1907..
Ma vone, mbaroj shkollen e dentistave ne Stambolle dhe u kthy i diplomuem ne vendlindje, ku vazhdoj profesionin deri ne vdekje me 1936, ne moshen 80- vjeçare!..
. – 4 – .
Automobili i pare (veture) ne Shkoder ka ardhe ne vitin 1913, ble prej Gasper Manit. Shetitja e tij neper qytet ishte gja e re per banoret!..
Tregojne se vite ma vone ,kur ka shku automobili ne Theth ( mbasi ishte perfundu rruga), vendasit e rrethuen ate te habitun dhe i vune sane, tuej e mendu gja te gjalle!..
. – 5 – .Mund të jetë një imazh i 1 person dhe makinë
Ndersa biçikleten e pare e ka pru ne Shkoder, Zef Çeka -Suma , rreth vitit 1902.
E, karrocen e pare ( tip pajtoni), e ka pru Shan Nika, i cili ia besoj drejtimin Gjoke Dragushes!
Keto karroca pajton u shtuen shume e kryenin sherbimin per qytetaret si taksite e sotem. Perdoreshin per dasma, ku dasmoret me nusen shetiteshin neper qytet, per synete te femijeve etj.etj.
Edhe sot perdoren per efekte antikuarjaliteti!..
***
Foto nji familje ne nisje per shetitje me veture (viti 1938),
ne diten e marteses z.Ndoc Luka me Tonine Bushati ( ne pajton) si dhe Kol Kraja ne autoveture!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.