3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Lulash Ara

 

Si ju kam o miqtë e mi
Ju përshnes prej Italije
Tuj lag fytin me raki
Tuj nëj mrën në “arrest” shpije.L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta, tabella e spazio al chiuso

Kena pasë boll hallet tona
Kush ma shum e kush ma pak
Tash na erdh virus korona
E po sillet rrumullak.

Çdo ditë kshilla janë tuj dhanë
Ky virus u hapë gjithkun
Edhe Zoti thonë ka thanë
Ruju pak, se të ruej shum.

Prandaj unë të dashur miq
Po ju tham dy fjalë miqësisht
Kjo ashtë luftë pa krisma hiq
Merrni kshillat seriozisht.

Kush duron, kan pasë thanë t’vjetrit
I fituem del gjithmonë
I bajmë nerë na njani – tjetrit
Vlerë i japim jetës tonë.

Kush kshillat nuk i merr vesh
Por çdo gja i duket prrallë
Rrezikon me shkue për lesh
Nuk ashtë trim, por ashtë budallë.

Prandaj miq, të gjithë sa jemi
Rregullat duhet ti zbatojmë
Rezultate shpejt do kemi
Betejën do ta fitojmë.
— — — — — — — — — — — —
Me rrespekt: Lulash Ara

30 VITE – “LUFTË” PËR KARRIGE..L'immagine può contenere: persone sedute

Ikën një nga një
30 vite plot
shqiptarët prapë
me halle e lot..!

Përsëri vazhdon
largimi në masë
askush nuk ja qan
hallin fukarasë..!

“Lufta” për pushtet
i ka çoroditë
ca politikanë
hora, të pashpirtë.

Popullin e vlerësojnë
si një turmë kot
“luftojnë” për karrige
dhe se lëshojnë dot..!

Që të gjithë njësoj
nuk kanë dinjitet
asnjëherë për popull
vetëm për pushtet..!

Dhe kurrë nuk ngopën
vjedhin vazhdimisht
vampirë që nuk njohin
Muhamet, as Krisht..!

Në xhami shkojnë
dhe në kisha hynë
por janë djajë me brirë
që rjepin Shqipërinë.

Demagog të tmerrshëm
që mashtrojnë përherë
ne u shkojmë nga mbrapa
ata milionerë..!

U bëjmë tifozllëk
e idhuj i kemi
ata me saraje
ne jemi, si jemi..!

Dhe ne asnjëherë
nuk po zëmë mënd
prandaj ata bëjnë
çfarë donë në k’të vënd.

Në “luftë” presidenca
me kryeministri
njëri bën si ujk
tjetri si ari..!

Sfidojnë njëri – tjetrin
e vihen në garë
zihen por si gjelat
kush të dalë i parë..!

Hiqën patriotë
përkulen në tokë
edhe pse Shqipërinë
e kanë bërë copë.

Thonë që për vatan
e kapim dyfekun
por pazare bëjnë
me serbin, dhe grekun..!

Derë kur kështu
u bëmë gazi i botës
mbetëm si lypsarë
dyerve të Europës..!

Ta luftojmë të keqen
të gjithë sa jemi
të zezës e bardhë
jo – kurrë mos ti themi.

Mbi këta hajdutë
të veprojë drejtësia
që njëherë e mirë
të shpëtojë Shqipëria.

SPAK të mos hesht
ti ndjekë këmba – këmbes
ata që kanë vjedhur
të shkojnë në.. të sëmes.
— — — — — — — — — — — —
Lulash Ara

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.