HISTORIAN – APO SHËRBËTORË..!
Në televizione
Gazeta e portale
Janë ca “historianë”
Janë ca gojë hale..!
Servila të shpifur
Që fytyrë nuk kanë
Kalojnë sa në njërën
Sa në tjetrën anë..!
Sikur filozofë
Mbahen me demek
K’ta që edhe by….
E japin për lek.
Janë të konsumuar
Duke dërdëdhitë
E askush nuk don
Që t’ja u shohë sytë.
Këta që na hiqën
Sikur “historian”
Çuditërisht i shohim
Çdo natë në ekran..!
Turkut, serbit, grekut
Shumë besnikë ju mbesin
Për një grusht me pare
Historinë e shesin..!
Kanë marrë një mision
Me zell ja kanë nisë
Duan Kastriotin
T’ja dhurojnë Serbisë..!
Jo – o të pa fytyrë
Gjergji qe shqiptar
Me rracë e me gjak
Me fis e me farë.
Nuk luftoj për serbin
Shqiptarët bashkoj
Luftoj për Arbërinë
Gjersa vdiq e shkoj.
Kundër Kastriotit
Ju që nxirrni vrerë
S’jeni asgjë tjetër
Veç plehra të mjerë.
Jeni shumë të vegjël
Mos u lodhni kot
Njerëzimi ka njoftë
Veç një Kastriot.
Që në jetë të jetëve
Lavdia si ulet
Para emrit të Tijë
Europa përkulet.
Le ti shkoj në vesh
Kjo fjalë çdo tradhtari
Kush s’don Kastriotin
Nuk ka gjak shqipëtari.
— — — — — — — — —
Lulash Ara