13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Lulash Ara

MUHARREMI NGA GOLEMI
Muharremi – ky fshatari
Me shitë fruta sot ka dalë
Por po lodhet kot qyqari
Nuk blen kush, veç me ja u falë.
Gjysë për gjysë e ka ulë çmimin
Hajde bleni – thotë o popull
Tek njerzit e hedh shikimin
Që s’kan lek, veç i vinë rrotull.
Duke qeshë vazhdon i shkreti
Me lezet vargje tuj thurë
Por çe do, ka ra buxheti
Nuk kanë lek ma si dikur…!
— — — — — — — — — —
Lulash Ara
“”””””””””””””””””No photo description available.
FITON KUSH FITON –
POR JO POPULLI
Po i shkruaj disa rreshta
Ashtu siq e kam zakon
Iku vera, erdhi vjeshta
Edhe dimri po afron.
Nuk vonon e vjen pranvera
Na vjen prilli i bekuar
Me “gezim” si herat tjera
Do të shkojmë për të votuar.
Me tupana, me gernetë
Tuj hedhë valle dhe ket her
Do votojë populli i shkretë
Për hajdutët milioner.
Të zgjedhim..! Po kë të zgjedhim..?
Pothuajse njësoj janë
30 vjet që vetëm vjedhin
Në brekushe na kanë lanë.
Dërr – dërr – dërr në parlament
Shahën dhe me nënë kopilat
Kacafytën por si qentë
Në bregdet bashkë i kanë vilat.
Ne të mjerët pas u shkojmë
Sikur qorri në errësirë
Rrimë me shpresa, i votojmë
Presim kot të bëhet mirë.
Halle sot e halle dje
Gjithfarë mostre në pushtet
Se kulshedra P.P.SH
I ka lanë klyshët e vet.
E’h kjo Shqipëri e ngrata
Kurr me shoqe s’po rreshtohet
Ndoshta duhën shumë dekada
Politika të pastrohet.
M’ka pasë thanë një plak me thija
Kur unë isha sa një gogël
Kur përballë ke ty të këqija
Zgjidh të keqen më të vogël.
— — — — — — — — — — — —
Lulash Ara
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.