9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Lulash Brigja

“LUM PËR DJEMT SI KA RRIT SHALA,,

Teksti Lulash Brigja. ** Kënduar nga Ndoc Fusha

Ndoc Fusha - Lum per djemt si ka rrit Shala - Besa SHOSH

Respekt për djemt e Shalës nga emigracioni që investuan për keto vepra të bukura për vendlinjen e tyre . Falënderimi im i pare është për artistin Zef Muri që me mjeshtri të pashoqe realizoj truporen e Shna Ndout ..Do të veçoj tre miq te mi që u perkushtuan pa kursyer asgje për këto tre vepra Arti , Besimi dhe TRADITE .. Respekt për Ju.

. z Vat Biga. z Gjin Markaj dhe z Prek Kodra që nderuat veten. familjet , Shalen dhe Dukagjinin .

LUM PËR. DJEMT QË KA RRIT SHALA.

Në Bjeshkë të Shales ushton kënga
Në Qafe Agrit piskat zana…
Kullat lshojne një za kushtrimit
Na kan ardhe djemt prej mergimit
Do punë të mira për me i mbarue.
Gjithmonë Shala me u krenue.
Tan bajraket për Ju po thonë
Kush ka kën do të jet gjithmonë.

E nisa ketë status me vargjet e një kënge që do të dal. SE SHPEJTI Do ta perjetsoj në art ketë spektakel të bekuar me bukuri dhe shpresë që shijuan sot banoret e Shalës dhe të Dukagjinit..

– Truporja e Shna Ndout u rivendos në balle të Urës të Shales .

– Rikonstruksin i Kishës te Shna Rrokut në Gimaj Kompanieli dhe kumbona e saj

– Një kryq madheshtor vepër arti Mbi nje kodër në Abat.. përbri Agrit e përball. Bigës.

– Riparime të 5- 6 urave dhe mbi 30 km rrugë që lidhse mes fshatrave

Jane financime të djemve të Shales që jetojne në Amerike. Zoti i bekoftë ata që kontrubojnë për vendlinjen e tyre. . Unë kam shume fjalë për të thëne por do të flas me disa foto pikante nga kjo dite e veçantë .

Lulash Brigja. 30 – 4 – 2022

“””””””””””””””””””””””

Sot në ketë ditë feste kishim menduar të pijme kafen e mengjeset me një koleg dhe mik të nderuar. Në emër të Shoqatës Atdhetare Dukagjini ja uruam. z LUIGJ TEMALI festën e Pashkve dhe ja dorzuam një vlersim për kontributin e tij ndër vite

“Mirënjohja Martin Camaj”,

shkrimtarit LUIGJ TEMALI. me motivacion:

Për kontribut të shquar në fushën e krijimtarisë, botuese e publicistike, me tematika të ndryshme. Arkivues dhe propagandues i vlerave më pozitive të Zones te Dukagjinit dhe qytetit të Shkodrës Mbështetës dhe anëtar aktiv i Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, që në themelimin e Saj”Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Një burrë i nderuar që dje sfidoj kohën për tu berë nje ekonomist i afte . sfidoj kushtet por ndoqi pasionin për të tu bashkuar me familjen e madhe të artisteve. Sot sfidon moshën duke mbajtur shpirtin me optimizem ..

Dukagjini dhe Shkodra kan nje vlersim dhe respekt të veçantë për punën , jetën dhe kontributin e tuaj Gëzuar Pashket ,Artist shëndet dhe jetë të gjatë

z Luigj TEMALI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.