22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Lulash Brigja

Mbas një pune disa vjeçare, më në fund doli nga botimi libri, me titull “KIRI”, me autore Prele e Mri Kroj.

Prel Kroj një aktivist e kontribuues i shoqatës Atdhetare “Dukagjini” dhe i nderuar me titullin “Mirënjohja e Shoqatës Atdhetare Dukagjini”;

Mri Kroj , anëtare themeluese e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” dhe e nderuar me titullin “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”.

Ata te dy kan punuar për shumë vite në Kir dhe me banorët e Kirit

Në parathënien e librit autorët shkruajnë :

*Le të mbetet ky libër simbol i dashurisë, respektit, vlerësimit dhe kujtimit për bashkëfshatarët tanë, të cilët tërë jetën e tyre iu përkushtuan punës së ndershme për të mbijetuar në çdo kohë pavarësisht vështirësive gjeografike, të vendit të jetesës, të klimës, të regjimeve të çdo lloji dhe mbeten të nderuar.

*Le të mbetet ky libër simbol i dashurisë dhe respektit për gjithë banorët e fshatit Kir (kiçorët) kudo ndodhen, që kurdoherë ditën me mençuri, me përkushtim e dashuri për vendin e tyre; të ruajnë familjen, nderin dhe emrin e të parëve. të tyre.

*Le të mbetet ky libër simbol i dashurisë, respektit, vlerësimit dhe kujtimit për gjithë pjesëtarët e familjes tonë, të familjes Kroj, kudo ndodhur, që nëpërmjet këtij libri të kujtojnë me respekt e të mos harrojnë gjakun e tyre.

Libri ka këto kapituj: Kemi bërë përpjekje të ndalemi e të shkruajmë sipas këtyre kapitujve apo çështjeve: – Prejardhja e fjalës “Kiri”, – Shtrirja gjeografike, – Formimi i fshatit, – Fiset dhe vëllezërit, që përbëjnë fshatin e Kirit, – Toponimet (Vendbanimet e Objektet e terrenit), – Disa vlera tradicionale, – Organizimi dhe drejtimi i fshatit, – Lëvizja e banorëve të fshatit, – Ngjarje të veçanta, – Figura e persona të përmendur, – Kiri vendi im (Publicistika e Prele Kroj ), – Prelë Kroj (Jeta e Prele Krojt), – Mbyllja (Disa porosi për brezat e tashëm dhe të ardhshëm)
Falënderojmë për kontributin e dhënë në daljen e librit “KIRI”:
*Falënderojmë, Gentian Fran Qarri, Mhill Kole Shkëmbi, Dede Nike Sokoli, Zef Pëllumb Teli, Ndok Gjelosh Leka, Sokol Preke Cubi, Pëllumb Zef Odri, Lulash Gjon Prroj, Pëllumb Gjon Ndou, Gjon Mhill Ndou, Pëllumb Luc Dardha, Ndue Marash Maraçaj, Prele Dede Shkambaj, Gjin Kole Dermani, Mhill Mark Lari, Gjon Preke Kiri, Zef Tome Lulashi, Ndue Mark Kasneci dhe Pëllumb Prendash Hili e të tjerë, që na dhanë të dhënat e nevojshme për ketë libër!

*Falënderojmë konsulentët z Ndue Sanaj e Lulash Brigja për ndihmën, që na dhanë për përgatitjen e këtij libri dhe botimin e tij!

*Falënderojmë ata, që na mundësuan për botimin e librit: Vajzën, Mirela Vushaj, me familje; djalin, Gjonin, me familje dhe djemtë, Ndue e Nikolin Kroj!

*Falënderojmë shtëpinë botuese “FIORENTIA” Shkodër, për punën e bere në botimin me cilësi të librit!

Tani libri është në dorën e lexuesve

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.