Mendimi dhe vlerësimi im, rreth librit “Dielli më perëndon në lindje” i shkrimtares së talentuar Eralda Baze.
“Dielli më perëndon në lindje” i shkrimtares së talentuar, Eralda Baze, është një roman ku spikaten; stili unik, eleganca, spontaniteti, gjetjet artistike befasuese krejt të virgjëra të dialogut e monologut, tmerrësisht mahnitëse ku përshkruhen fakte të aktualitetit të kohës me andrallat, hallet e dramat feministe, tronditëse të trajtuara krejt në mënyrë të pazakontë, mjaft të ndjerë, e me mjeshtri, të ardhmen e të rejave, pa të ardhme në vendin tonë, të cilat kthehen në viktima të kësaj bote të egër, ku dëshira e madhe është të ikin sa më parë udhëkryqeve të botës për të shpëtuar rininë e tyre, është pa dyshim, një vëllim artistik bashkëkohorë e dimensional, që ka pritur lexuesi.
Ngjarjet, që zhvillohen më së shumti, në këtë roman, midis Tiranës dhe Kairos kryeqytetit të Egjiptit, janë të përmbytura; sa në analogji, paralelizma, hiperbola, krahasime, grotesku, epitetet e goditura, mandej, të mbajnë pezull nga vargu në varg, anaforia dhe antiteza dhe të presësh, si do të vazhdoj kjo përplasje tautologjike deri në fund, po aq edhe lundrojnë; në ironinë e hollë, karizmat, sarkazmat befasuese, informacionet e pafundme kulturologjike, me nteligjencë, maturi e bukuri estetike-letrare-artistike. Eralda, shquhet për gjetjen e detajeve sa spontane po aq edhe pontenciale, sa të natyrshëm dhe të vetvetishëm, sa të padukshëm aq edhe joshëse me një stilistikë e leksik sa të pasur aq edhe të përzgjedhur të fjalës shqipe.
Në prozën e autores zënë një vend të dukshëm proceset e koklavitura njerëzore të cilat ajo di si t’i tipizojë duke u mbështetur në një studim që i bën natyrës shoqërore të mendimit, të ndjenjave. Po kështu ky art i bukur qëndisur me gjakun e zemrës, të çon në një dimension narativ kaq të magjikshëm me mesazhet që percjell, saqë të emocionon në shkallë sipërore kaq të ndjerë, që të shkakton reaksion në çdo gërmë, varg, ku lundrojnë ndjesi ëmbëlcake, delikate siç është vet dashuria, ndjenja më sublime më e fuqishme më e çmuar e njerëzimit, midis dy protagonistëve, Erës dhe Miladit, marrëzisht të dashuruar, pavarëvsisht; peripecive, kulturave, largësive, në dy botë të ndryshme, feve të ndryshme, ngjyrës së lëkurave të tyre, etj.
Të gjithë këta faktorë të realizuar me aq kujdes, e mjeshtri kanë zenë vend në këtë roman, si elementët kimikë të tabelës së Mendelejevit.
Gjendja psikologjike e protagonistes, lakohet me ulje ngritjet e kurbave nga 0-100 dhe anasjelltas, me finesën e penelit dhe elegancën e një piktori profesionist, ku paraqiten dramat feministe në një tablo pa kornizë e realitetit të hidhur shqiptar.
Shkrimtarja gjithashtu shquhet për zotërimin e habitshëm të teknikës së tregimit, ku të impresionon me lakonizmin, dramaticitetin, plazmimi i mahnitshëm i figurave njerëzore, kompozicionin, vërtetësia e tonit, si dhe mjeshtria e dhënies së peisazhit, dhe i detajit mjaft të gjetur e domethënës, ku del në pah stilizimi i vlerave ideoartistike të cilat e rrëmbejnë lexuesin, me paraqitjen artistike të realitetit tragji-komik. Nën shoqërinë e këtij romani, ndihesh aq komod, sa do të shprehem se është më shumë se një befasi, është një libër fantastik, me figurat mahnitëse, që të ngjall aq parafytyrime konkrete sa të duket sikur autorja nëpërmmjet Erës, protagonistes së romanit, përjeton tragjizmin feminist, dhe do ta lexosh me një frymë dhe nuk do ta lëshosh nga dora dhe akoma kur e ke mbaruar dëshiron ta rilexosh, pasi të përçon një reaksion kimik me drithërimë deri në qelizë të shpirtit. Për të gjitha këto e të tjera, pa e tepruar këtë vepër artistike do ta quaj një bum i letrave shqipe, një aset që i ka munguar gjatë letërsisë kombëtare e më gjerë.
Vepra posmoderniste e saj, shkëlqen për herë e më tepër me një gjallëri e forcë rebele, protestante, si dhe guximin, në thyerjen e tabuve ku shkrimtarja trajton realizmin kritik të një krize të përgjithshme të kësaj shoqërie, të politikës së pamëshirshme sehirxhie, apatike, kundër përfaqesuesve të saj, zbrazëtisë së saj morale, degjenerimit të ndjenjave, kundër mikrobotës së kastës hipokrite e anti humane, kurtheve, kundër nepotizmit, antivlerave, që për interesa të ndryshme shpërbëjnë parime. Ajo klith me grushtin e shpirtit me anë të forcës së penës, në vokacionin më të qartë, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga përdhunimi, ngacmimi seksual, dhuna në familje, kontradiktat, paragjykimet e mentalitetin e sëmurë, për individualitetin e njeriut, për të nxitur autonominë dhe integritetin trupor, me figura e mesazhe të fuqishme. Autorja e paraqitet me një ndjenjë tragjizmi e dëshpërimi të madh për një jetë emancipuese të femrës, kaluar në skaner, për të qenë kozmopolite.
Këtë roman, që merr në dorë sot lexuesi, do të ketë rast të njohë botën e pasur të larmishme me ngjarje, personazhe dhe ambiente nga më të ndryshmet që përshkohet si një trajektore në gjithë spektrin e gjeografisë së tij nga ndjenjat me nota specifike lakonike, e vërtetë, për letërsinë feministe shqiptare që duhet të sfidohet me sakrifica të mëdha.
Nuk është e rastit të zgjatem pasi i lë vend për një koment më të gjerë vlerësues, kritikës letrare, e sidomos, vet lexuesit, duke e uruar shkrimtaren e talentuar Eralda Baze, edhe shumë suksese të tjera, shëndet, muzë e krijimtari të begatë!
Faleminderit!
——————————————————
Lulëzime MALAJ