18.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Lulezime Malaj

  • Me hidhërim të thellë, lamtumirë, “Mjeshtër i Madh”, Petrit Ruka!
  • Një humbje e madhe për familjen, miqtë, shoqërinë, gjithë kombin
  • e kulturën kombëtare! Sot e për shumë kohë në zemrat e çdo shqiptari, flamuri është ulur në gjysmë shtizë.
  • I paharruar në shekuj do të mbetet emri dhe vepra e poetit, shkrimtarit, skenaristit, rregjisorit.. të shquar!
  • U prehtë në paqe!

Mund të jetë një imazh i 1 person

NË MUNGESËN TËNDE
Sikur ta dije ti
sa dhemb mungesa jote,
se si bëhesh azmë e ther mushkrive,
ta dije si myket ajri në studion ku shkruaj,
si e mbush dyshemene me kërpudha mërzie…
Ta dije si dhembin duart krejt bosh
që të zhveshin me mendje,
dhe sytë bëhen gjysëm të vdekur,
Të shohin dhe plasin dhe bien përdhe
Si ullinj të papjekur.
Sikur lëkura jote të kishte kujtesë
të kishte gojë për këngë
prej gazit e prej dhimbjeve,
a të ish hartë
që i ruan shigjetat e sulmeve
dhe kryqet pafund të pushtimeve…
Sikur ta dije që pas dashurisë,…
dashurisë së thellë
sa ty të dhembin dhe flokët,
këtu mungesa jote gjëmon si një mort
njësoj si të të vdiste
malli për shokët.
Kur mendja e një burri si kalë shkretëtire,
për ujin tënd hingëllin,
oh, vetëm ta dije!
Me siguri do vrapoje këmbëzbathur mbi borë
dhe gjurmë s’do lije…
Dhe unë s’do e kuptoj kurrë, ndonjëherë,
se si do të gjendet
për këtë gjëmë shërim?!
Kur asnjë kod civil i botës, akoma,
Mungesën e gruas që do
S’e quan…një krim…
————————————-
– Petrit Ruka –
“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Lulezime Malaj

Casa di Giulietta
Mëngjesi më çoi në shtëpinë e Zhuljetës;
Muret, rëndojnë nga letrat: – të dashuroj!..
Me to, unë poeti, mund të ndërtoj mijra libra
Dhe mijra librari mund të ndërtoj!
Në oborr kumbonin vringëllima shpatash.
Romeo, dashurin e marrë e kish bër’ litar,
Dhe kacavirrej në ballkon si Robinsoni..
U çmendën yjet, kush të ik më parë!
Po se po dhe hëna, krejt jeshil’, u fsheh
Në një çast tragjik u mbytën serenadat
Befas, Zhuljeta e përqafoi me ato krahë
Të rën’ nga qielli, si prelude të kristalta!
Derën, ma hapi Zoti Uilliam Shekspir
Natyrisht, n’bibliotekë do e gjeja gjithsesi;
Tok me Hamletin dhe kafkën e të atit …
A mund t’mendohet Shekspir pa tragjedi?!
Hyra në dhomën-marroke të Zhuljetës,
Atje, në fund të shtratit me harqe-gotike,
Këmish’ e natës dukej e ngrohtë, përzier
Me teh shpate e arom’ lulesh ekzotike!
Ika në panik, se Shekspiri nuk të kursen,
Po sikur t’i ngjasoja me personazh të vet
Dhe vendoste të më vrisnin Montague-t
A ndoshta të fisit Capulet!?
“”””””””””””””””””””””Unë kurrë s’të kam kuptuar..E diela me poeten:Lulëzime Malaj

_____________________________________

Unë kurrë s’të kam kuptuar, që ti preferon

Më shumë, simbolin e vjeshtës, të verdhën.

Çudi, se ajo, s’e pëlqen as vetë atë ngjyrë,

Më mirë pranon të rrijë lakuriq, se e verdhë!

E dashur, mos u tundo nga bukuria e saj,

Kronikat, veç për të flasin vazhdimisht..

Njëherë të qajë ajo, përmbyt krejt qytetin..

Dhe krijon alarme, natyrisht!

Pamja e saj është vërtetë emocionuese..

Po ti, mos merr huqet e saj të çmendura!

Ajo është përherë në fokus të medieve,

Pale, kur të nis tornado e t’i prish ëndrrat!

Më dukesh krejt çuditëshm, që imiton atë,

Befas, krijon re të murrme në ditë me diell

Dhe më nis mua, ca vetëtima..e shira,

Që, o Zot, s’dihet nga ç’planet m’i sjell!

Ndaj, mos mbaj në sy asnjë huq vjeshte

S’ke arsye, dhe shmangu avash-avash,

Mund t’jesh spektatore n’melodramat e saj

Po kurrë, mos prano të jesh personazh!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.