18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Lulëzime Malaj

Personalitet i Shquar, At Gjergj Fishta.
(Në 150-vjetor të lindjes)Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Ai ish Profit dhe shkuar Profit-it, lar’ në ar!
Vepra e Tij madhore, mbulon dhen’ si polen,
Jo më kot koha e kurorëzoi si “Homerin shqiptar”,
E mbeti përherë në flamur, me Skënderbenë!…
Një ditë dhjetori, nën qiej të ngrysur me shi,
Mbylli syt’ përgjithmonë, mbuluar lavdi e kurorë.
Dheu ish i zi dhe u bë më zi, me ikjen e Tij,
Zemrat e gjithë shqiptarëve, si toka me borë.
Por nuk e lanë poetin… të prehej në paqe,
A thua se bota ishte përmbysur me tërbim,
Regjimi komunist i kohës, shkuli kryq dëllinje
Në natën makabre të varrit, në zhvarrim!
Marrëzia përçudnoi veprën e eruditit…
Mbeti një rrasë e ftohtë mermeri pa emër,
Eshtrat ia derdhën në ujërat e ftohtë të Drinit,
Por “Lahuta e Malcisë” këndon në çdo zemër!
Dhe erdhi si gjëmë mallkimi: harresa – tirane,
U shtyp me dhunë, penda e tij përmendore,
Në mohim t’gjurmëve të legjendës – Fishtiane,
Por populli nën zë e këndoi prore!…
Rrodhi gjys’ shekulli pa gjeniun, si ujët e burimit,
Por nuk u shua jo, ylli i mëngjesit nuk shteron!
Ai digjet, na ngroh e ndriçon me dritën e agimit
“Dielli nuk fshihet me shoshë”, përsëri ndriçon!
Dhe ja, fitoi demokracia! Pritja e gjatë u shua!
Ai s’mund të rrinte, kurrsesi në koshin e harrimit!
Gjerdanit të artë të letërsisë shqipe iu bashkua,
Oh… sa shumë i kishte munguar, erdhi dit’ e bekimit!
Ai rierdhi, si një vigan që tejkalon shijen e kohës,
Deri n’palcë të shpirtit, fuqishëm zërin shpërndan!
Koha ikën…ikën dhe emri i kolosit lartësohet,
Si verë e vjetër, që çmimin lart e mban!
Ai ishte një univers, dhe u shndërrua në mit!
Digjet e ndriçon si meteor, që kurrë s’përsëritet!
—————————————————
Lulëzime Malaj
“””””””””””””””””””

Vizitë surreale në Muzeun Picasso
( Në përvjetor të 140-të të lindjes)
E shoh të dal’ me një penel nga korniza,
Natyrisht, Picasso s’mund t’rrinte aq gjatë,
Hodhi syt’ rrotull kryeveprave, dhe pa se;
Qeshnin e qanin, “Dora Maar” e tër’ gratë!
E druajtur e pyes – ç’janë këto lunatik’,
Psh; “Zonjushat e Avinjonit” me cepa ylli,
Këto shkaravina e kuba të çuditshëm?
E drejtë – më tha – s’bëj art për lisa pylli!
Iku, s’di ç’po ngatërron me të dashurat,
A, ndoshta po i ndërton artit, tjetër shtrat!
Ai s’ishte, si të gjithë lumenjtë e rrëmbyer
Që dalin nga shtrati e kthehen atje prap’!
Për të gjthçka ish relative, përveç relatives,
Jeta e dikurshme boheme, i ndrinte syve.
Ai s’ishe as matematikan, as filozof,
Por ishe një gjeni, përzierje e të dyve!
E pash tek ecte i lirë, me pëllumb në sup,
Tek kaloi rrugën, po jo në vijat e bardha.
Hapat e tij marroke kapërcyen kohët,
Dhe mbetën penelata risish të arta!
Ai, ia rrëmbeu kohës, trofeun e lavdisë
Rebeluar kaloi kufirin, pa vul’ të doganës
Dhe iu ngjit majës së malit Everest
Në gjunjë nguli flamurin e Spanjës!
—————————————–
Mund të jetë një imazh i Lulëzime Malaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.