11.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Luljeta Prizreni Lubovci

URIME DITËN E ÇLIRIMIT PRIZREN!May be an image of Luljeta Prizreni Lubovci, standing dhe ambiente të jashtme
“Dita e paqes” është më tepër se tjetërsim i luftës çlirimtare!
Për Prizrenasit e mi, 12 qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prizrenit shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, …të cilin e përshkroj në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.
Megjithatë është kjo liri na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan atdhetarët dhe atë ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit.
E sidomos njëri ndërë ta ai që punoi me tërë qenjen e tij për çlirimin e Prizrenit Komandant Drini EKREM REXHA i cili i shpëtoji sërbit e u vra pabesishtë nga shqiptarët e nuk e gëzoi lirin e plot për të cilën luftoi natë e ditë ….Ku dhe sot Prizrenit i mungon shumë një njeri si ai ,po ne atë edhe këtë ditë të çlirimit të Prizrenit nuk e harrojmë kurr.
Megjithatë, ne kemi shtet me flamur lara-lara dhe himn pa tekst… “mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!
Si do që të jetë, liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo parti. Secili nga shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm kaq, rezistoi dhe luftoi në mënyrën e vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë shekullore.
Andaj ju qytetarë të PRIZRENIT TIM TË BUKURË E LEGJENDARË – URIME KJO DITË FESTE E MADHE- DITA E ÇLIRIMIT TË PRIZRENIT!
Uroj ta gëzoni çdo ditë në liri me shumë të mira pa inate,fjalë koti po të punojmë gjithë së bashku ta dërgojm në vend amanetin e atyre qe u flijuan qe ne të jetojmm të lirë – të punojmë ta zhvillojm vendin e të krijojm kushte të mira për fëmijët që janë ardhmërija jonë…..Në ketë ditë të shejtë ju lutem unë bija juaj Prizrenase nga mërgata që të jemi ma të sinqertë me respekt ta duam Prizrenin tonë e të punojmë më së mirë ta zhvillojm këtë super vend hitorikë në mbarë shqiptarinë.
G Ë Z U A R – P R I Z R E N I I M
SINQERISHTË BIJA JUAJ E MËRGATËS LULJETA LUBOVCI
TOULOUSE FRANCË 12/06/2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.