Një lumë këngësh
(Kushtuar Artistit të Kombit – Sali Mani )
Një lumë këngësh i rrodhi në zemër
Si gurra në kroje dhe i kthjelltë si loti
Ai burrë Arbërie ka vetëm një emër…
Mungon zëri i tij, s’dëgjohet qëmoti.
Për të ka mall, e mira e bregut t’Cemit
I lëshon një zë ajo, t’mirës nga Gjakova:
A thua ku është vallë, ai bylbyli i gemit?
Askund nuk e gjej, mal me mal kërkova…
Kur pati dalë njëherë e bardha verë
Kosovës martire kush nder i bani
Një bylbyl nga Shkodra me shokë të tjerë
Vet Artisti i Kombit, vëlla Sali Mani.
Këngën më të bukur kush i pari e nisi?
Me dashuri e dhembje për tokën e ndarë
Ai me shpirtin e tij, më të bardhë se plisi
Kur erdhi n’Kosovë për herën e parë…
Nëpër Shkodër thoshte kemi bredhë
Një tufë këngësh për ty me i mbledhë
Si një buqetë lulesh përplot me erë
Që kurrë nuk do të vyshken, asnjëherë.
Sa festë e madhe në Dardaninë time
Na erdhën vëllezërit artistë nga Shkodra
Hej o mirë se t’gjejmë Kosova trime,
Ja thot Sali Mani jehon mali e kodra.
Sa bukur ia shpaloste faqet historisë
Për heronjtë e Kombit emër për emër
Me atë zë të ëmbël në tela t’çiftelisë.
Kënga e tij do mbetet, kurdoherë në zemër.
Kush t’këndoi kaq bukur, me aq dashuri?
Kush ta rriti nderin; kush ta ngriti namin?
– Vëllai jonë Kosovë, nga nëna Shqipëri,
përjetë me dashuri, kujtojmë Sali Manin.
Lumni Nimani
22. 05. 2020.
Gjermani
“””””””””””””””””
Kështu bëheshin “çipsat” në kohën e fëmijërisë time, kur të ftohtit që ngrinte gjithçka nga dimri i acartë përbirohej nëpër çdo plasë dhe vrimë e skutë të shtëpive të vjetra, atëbotë, s’mbetej gjë tjetër; përveçse fëmijët t’i ofroheshin, qoftë oxhakut, stufës apo shporetit që të ngroheshin sadopak…
Ndërsa dikush nga fëmijët grinte patatet në pjesë të holla për t’i pjekur mbi shporet – të tjerët ndërkohë ngroheshin përderisa piqeshin dhe skuqeshin për mrekulli ato.
Shpeshherë nënat tona gatuanin edhe bukë pogaçe – nore dhe e piqnin pakëz mbi shporet, në të dy anët ngapak sa të skuqeshin një çik, e më pastaj i fusnin në furrë.
Ende, edhe sot e kësaj dite e ruaj të freskët kujtimin, kur bukës pogaçe të grunjtë, i mbeteshin të vizatuar rrathët e nxehtë të shporetit, si dhe aromën e këndshme të asaj buke.
Kishim më pak – por ishim më të pasur.
Nostalgji!
Një mesjavë të këndshme miqtë e mi!