14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Lumturi Gezuar Ditlindjen

Potja

Poetja-Lumturi Lume Plaku sot feston pervjetorin e ditlindjes.Gazeta “Nji Dritare e Re” i uron poetes shendet dhe lumturi ne jete,krijimtari te bodhsheme.Gezuar.GjinMusaMazzo di fiori colorato per augurare un buon compleanno

FLAMURI IM….Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke buzëqeshur
Sot shetita ne çdo shtet
botën mbarë
e shikova një për një, flamujt e tyre …
S’më pëlqyen!
Ca me viza, ca zikzake, ca shirita ngjyra, ngjyra,
ca dhe shqipen tonë kopiuar,
por shëmtuar, deformuar…
Asnjë s’ngjan e s’i afrohet bukurisë,
madhështisë, krenarisë së shqipes tonë dykrenare,
mbi tesutin gjak të kuq të heronjve, luftëtarëve.
Valvitja flamurit tonë,
lulëkuq, nëpër fusha, male, kodra
e ndër gjithë trevat shqipëtare…
dridhja e tij si purpurimë prej flladit lehtë,
hyn, dridhëron në zemrën time, më gjallëron e më jep jetë.(L.PLAKU)
GEZUAR FESTEN E FLAMURIT MIQ TE DASHUR!

“””””””””””””””””””””””””

Iku, shkoj edhe një vit
i sëmurë e i topallepsur
i mbushur me pa njohuri
me pyetje ç’do sjell e nesërmja.
Vit me rrugë si barku bosh,
ku kaloja e veten s’njihja,
ndër to, duke ecur kot’
as fund, as fillim, s’ja shihja.
Vit me ca rrugë rrepirë,
që mbaronin në humnerë,
e unë mbahesha me thonjë
e fortë me dhëmbë të mos bjerja.
Ketij viti i pash rrugë boshet,
me sirenat vërrdallë, llahtar,
me rënkime e me ankthe
me diellin e ditës, vrar.
Plotë rrugë qëlluan të shkreta,
si ngjitja e malit perpjetë
me ngrica e erëra të egra,
që kërkonin e merrnin jetë.
Iku, iku dhe një vit,
më lodhi si deshi vet,
bëri vetëm një të mirë,
se mĕ la në këtë jetë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.