30.9 C
Tiranë
E hënë, 27 Korrik 2026

Lumturije Fortuzi

GJETHJA NE LUM

Si varke pa timon ngjante gjethja e ngrate,
e merrte me vete uji i lumit.
Here ngecte e rrotullohej si fuge
dhe prap vazhdonte me rrymen e ujit.
E shikoja me keqardhje dhe mendoja,
sa shume ngjan me njeriun kjo gjethe,
here ngelet ne vend e here ecen perpara.
Ashtu si uji i rrembyer gjethen e mbyt
dhe njeriu ,pa deshiren e tij,iken e mbyll syte.

“”””””””””””””””””””””””””””

I VETEM VJEN DHE SHKON

I vetem vjen ne bote,

I vetem je dhe kur shkon.

Kur lind qan pa kuptuar asgje,

kur vdes loton per cdo gje.

Pas do te lesh veprimet e tua,

te mira ,te liga,gjithe c’ke punuar.

Shuhesh pa te kujtuar asnje

ne ke vepruar keq e ke lenduar gjithnji.

Mbahesh mend per mire

dhe pas vdekjes kujtohesh

per bemat e mira e ndihma

me zemer dhe jo nga meshira.

“””””””””””””””””””””””””””

NE ENDERR

Arome e barit ,e luleve me dehu mbi lendina,

porfumi i pishave me ledhatoi ne malin e larte,

ne kodra me shoqeroi koncerti i zogjve

qe i thurnin lavde diellit te arte.

Degjova cicerimen e ujit brigjeve te perrenjve,

ne detin e lashte pashe blune e thelle dhe dallget e bardha,

ne breg zgalemet e pa trembur dhe kullat e larta.

Po fluturoja ne vise qe si kisha pare,

po me kendonte shpirti se trupin lehte era ma conte perpara.

Me rane lot gezimi,ne enderr Shqiperin time e pashe,

ashtu sic e perfytyroja gjithmon me bukurin e lashte.

“”””””””””””””””””””””””””

ALARM!

Alarm ,alarm erdhen vampiret,

pine gjakun e njerezve,

pine jeten e tokes,

pine limfen e pemeve.

Nga dolen?Si erdhen

keto krijesa mizore?

Perse dolen tani nga tana mortore?

Te krijuara,te ruajtura ishin me kujdes

per te shfarosur boten,

te varferit se i pasuri nuk vdes.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.