Të lutem hënë e dashura hënë..
Lëshoi perden e zezë muzgu sërisht,
Unë pranë xhamit prap ri e mendojë,
Mëndjen tretur – tretur diku largë
N’horizont magjeps të natës me hënë .
Dielli i mërzitur perëndojë ngadalë,
Ngatruar me retë hëna doli sotë,
Herë gjysëm hënë e herë hënë e plotë,
E për mua s’po do me pytë as pak sot.
E mua sërish malli e dhimbja ,
Shpirtinë tim seç ma ligështojnë ,
Për gjithë ata zojgjë që shkojnë e vijnë,
Si yjet që shkëlqimin humbasin nëpër re
Të lutem hënë e dashura hënë,
Përse mëkatare ti je gjithmonë ,
Ti shpirtit të vrarë lotin ja shtero,
Në gji fort shtrëngoje e dhimbjen ja letëso
Heshtjen e natës ndaje mes për mes,
Dhe ndize dritën e bukur të shpirtit tënd,
Atje në qiellin tënd në të pafund yjësi ,
Më merr ëndrrave në gjumë e m’falë të bukurën shpresë.
“””””””””””””””””””””””””
Kukës legjendar këtij i thonë
(Vendlindjes time)
Pa reshtur mund të shkruaj ,
Për ty i dashuri Kukësi im,
Për ty o vënd i bukur e nga Zoti bekuar,
Me at nur të ndritshëm vitesh lartësuar.
Vënd mikpritës e me histori,
Kukës legjendar i thonë atij,
Aty ku fjala rënd – rënd peshon,
Ku gjyshërit histori të lavdishme tregojnë.
Qëndrestar në luftra e termete
Guri i rëndë që su tund kur,
Ka jetuar krenar në këto male,
Me bukurinë e tij të papërshkruar
Koha shkon e vitet po rendin,
Bijtë e tu kur s’të lanë vetëm,
Shqipe mali e me besa – besë,,
Ta ndriçojnë ballin cep më cep .
Këtyre anëve zot gjithmonë u dolën,
E si vëllezër kurrë s’u ndanë nga sofra bujare,
Ishin burra të besës, konakut e të rakisë,
Të këngës të dijes e të trimërisë.
Historia e Lumës kuqe vetëm lavdi fletë,
Asnjëherë s’ka për tu harruar për sa t’ket jetë,,
E gjallë nëpër vite ka për të mbetur,
Nëpër breza ka jetuar e do të jetojë përgjithmonë.
《 L / S / D 》
Zemra e shpirti nuk gjejnë melhem
Udhton shpirti bashkë me retë,
Natës zezë të lënë pa hanë,
Për ty vendlindje zemra më digjet,
Malli për ty çdo ditë më tret.
U largova në moshë t’rinisë,
Rrugve t’kurbetit seç po mplakem,
Malli më djeg e zemrën ma than,
Rrugve t’botës në dhe të huaj e pa vatan.
Vitet ikin- ikin pa pikë mëshirë,
E në atdhe nuk po më kthejnë dot,
Jetën e mërgimit s’e shkruaj dot me vargje,
Veten gënjej e i shtyj ditët në gazep .
Por këto ënderra qetë s’po më lënë,
Për çdo natë nga gjumi më ngrejnë,
Shumë vite mbrapa seç më kthejnë,
Zemra e shpirti nuk gjejnë melhem.
Ah;- ai mall për vendlindjen time,
Si nuk iu gjet ndonjë ilaç,
Këtë plagë të rëndë për ta shëruar
Që zemrën tonë pamëshirshëm e ka helmuar.!