Lumturije Sulejman Drenica SOT KA DITLINDJEN.GAZETA “NJI DRITARE E RE”I URON POETES GEZUAR DITLINDJE,

Si nuk folëm kurr moj nënë…
Po numërojë ditët edhe netët pa durim,
Të vijë pranë teje e dashura dhe e shtrenjta nënë,
Dua të të shtrëngojë fortë në kraharorin tim,
Deri sa të heq mallin që më djeg e përvëlon
Të ulemi rafsh për tokë si nanë e bijë,
E hadhin t’ja qajmë njëra – tjetrës si dikur,
Sa shumë gjëra na kanë mbetur pa thënë.
Ti mallë për evlat, e unë mallë për ty nanë e vatan.
Nuk folëm kurr për netët e ftohta e me shi,
As për netët me hënë kur me yjet kuvendonim,
Nuk folën më kurr për dimërat dhe verat që kaluan,
Por as edhe për mallet që dhëmbin e shpirtin kanë helmuar.
Ah moj nënë si nuk folëm kur për letrat e panisura,
Për ato letrat e pa shkruara që mbetën thellë në zemër,
Në atë shpirt të djegur e përcëlluar nga malli,
As edhe për lotët që rrodhën si krua mbi fytyrë papushuar.
Oh moj nënë;-nuk folëm kurr as për rrugën nga mbetën sytë ,
Andej nga horizonti ku mbarim nuk kishte asnjëherë,
As edhe për zogjtë që kthehen në pranverë nuk folën kurr,
As edhe për avionët dhe tragetët që po udhëtojnë bosh këtë verë.
Ah moj nënë ;- Si nuk folëm kur për plagët që jeta na dhuroi,
Si nuk folëm kur se si u ndanë në këtë jetë për së gjalli,
Nuk folën kur për dashurinë tonë të përvëluar,
Në diell e në shi duke pritur at çast për tu takuar..!
Ju pergezoj per punen tuaj te çmueshme ! Respekt! Po do kisha nje sugjerim te vogel: Ne disa nga botimet e poezive te ndryshme keni plot gabime drejtshkrimore ! Do ishte e arsyeshme te beni ndreqjen e tyre. Mua me vrasin syrin dhe ndergjegjen pasi jam mesues igjuhës shqipe me nje pervojë pune 30 vjeçare!
Ju falnderoje per vrejtjen ashte shume e vertet,ju kame thane disa here qe redaktoni pasi une nuk merrem me redaktimin,eshte problem i autoreve.Ju flm sinqeishte