Heshtja ka rënë sot midis nesh e dashur Hënë
Heshtja ka rënë sot mdis nesh e dashur Hënë ,
Edhe yjet sotë më duken të lodhur e kanë rënë në gjumë,
E unë sot dua në prehërin tënd kokën të mbështes ,
E ti me atë zëmër butësinë tënde shpirtin ma qetëso.
Eh, edhe kjo natë si shumë netë të tjera më mundonë,
Gjumë në sy nuk mund të vë,ëndrrat shumë po më mundojnë,
Më merr me vete Hënë të lutem e vetëm mos më le ,
Sot çdo gjë që më rrethonë më duket se fyrmën po ma merr.
Edhe ti qielli i heshtur të lutem mi hap dyert e heshtjes,
Hapi dyert e kaltër gjanë e gjatë shpirtit tim të lodhur ,
Mos të lutem mos e mbulo me rre të zeza ndriqimin e Hënës,
Se nën dritën e saj të ëmbël kënë zenë vend të mijat ëndrra.!
Rruga e mbarë të qoftë moj Hënë mes qiellit kaltërosh,
Ti dishmitare e shpirtit tim të lodhur natave të heshtur,
Atje nga lind dielli ëndrrat e mia të lutem mi dërgo,
Edhe kur këndej të bie nata e zezë ndriqoje shpirtin tim.!
“Lumturije.S. Drenica “