22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Lumturije Sulejman Drenica

Eja bir ….

Shpesh dal e tretem largë o bir,
Në pyll të malleve atje rij e pres,
Atje do më gjejsh tek çdo pemë…
Atje ku era tërbimin e saj ndalon .
Shpesh herë dal, e rruga më çon në det,
Në ato brigje ku rreh dallga pa pushim,
Atje do më gjesh si shkëmb ndër shekuj o bir,
Mallet tek më gryejnë shpirtinë e shërim s’po gjejnë.
Ti eja bir në mundësh,se u lodha duke prit,
Shtëpia s’më mbanë mbrenda,më duket se po më zen,
Më ngelën sytë nga rruga,e askund s’po të shohë
Më duket se kometa gjithë rrugët i ka prish.
Shpesh dal e tretem,tretem atje larg,
Në pyllin e malleve, atje ndër korije…
Në atë ëndërr të pafund,në atë mister…
E flasë mesnatave me yjet e qiellit.
Eja bir ,eja e mos u vono se koha s’pret,
Aty ku u ndamë për t’fundit herë ,mbolla një lis,
E atje dal e të pres çdo ditë.o bir,o dritë e syve të mij,
O mallë që shpirtin ma ngroh me rrezet e tua!

[ Lumturije S Drenica ]

“””””””””””””””””””””

Më 17 Shkurt dielli ndryshe ndriçoi,

Lavdin Dëshmorëve në piedestal lartësoi,

Në çdo anë kënga e vallja tundi dhenë,

Përmbi Kosovë valoi flamuri kuq e zi i lirë dhe krenar,

Sytë armikut ia verboi dhe shqiptarizmin e gëzoi,

Vëllezër e motra me gjak shqiptari,

Nga mërgimi ju nis urimin të tanëve,

Urime Pavasinë Kosovë heroike,

E së shpejti u bëfshim Shqipëri Etnike.

“”””””””””””””””””””May be an image of tekst

Ahh medet Arbëri për ty…!
Ahh ; – Arbëri fuçi baroti,
At ,bukurinë tënde ta fali Zoti,
Me gjak shkruar e ke historinë,
Kur armiqtë s’të lanë të qetë,
U ke mbetë si halë në fytë,
Kur ndëgjojnë emrinë tënd,
U hik toka për nën këmbë.
Ahh ; – Arbëri tokë e lashtë,
Me shumë burra trima ,e djem azgan,
Që mbarë botës i tregove,
Se Arbëria është e Arbërit,
Se gëzonë kurr armiku e tradhtari,
Ahh; – Arbëri përse lëndonë sot,
Shpirt e zemër gjak t’pikojnë ,
Ku i ke trimat të të dalin zot,
E sot djem ke shumë e burra pak,
E veç për vaj,nuk je për ndryshe.
Po vajton Shqipja si qyqe…!
Plisin dhe besën po e turpëroni,
Thellë nga varri thrasin dëshmorët,
Arbërin na e ka mbulu terri,
Zë po lëshon Skëndërbeu e Ademi,
Ku na mbetët trimat e kombit,
Ahh – medet ku ra Arbëria…!
Turku zemrën krejt ua mori,
Shkau e Greku gjakun va prishi
Shumë po shiten për pasuri,
Turp me u than se jan shqiptar,
Në pushtet hajna e hora..
Ahh; – Arbëri ,të ka vdek ora.
Trimat vdiqën,kalben në dhe.
Amanetet ku ju a le,
Kush asht gjallë po don me ik..
Nëpër Evropë e Anerikë,
Ahh; – medet Arbëri për ty,
Ta morën frymë e tokën ta shkynë.

Ahh moj shqipe mos qaj më..

Prap lind toka djem azgana,

Ulu tokës e shiko përpara,

E thuj mos qaje më me lotë nëna Arbëri

Se kur stuhitë s’të gjunjëzuanë,

Por të dhanë forcë e të forcuan ..!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.